Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë obligative, demokracia e vërtetë e kërkon verifikimin e të gjitha ligjeve me bazë kushtetuese

Muhamet Kelmendi

  • 23 February 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Procedura e aprovimit te ligjeve, deri sa të nënshkruhen dhe të bëhen të plotfuqishme, në shtetet demokratike dhe parlamentare, është e domosdoshme, nëse ka padi, që të kaloj çështja në Gjykatën Kushtetuese.

-Partia a grupi parlamentar, presidenti dhe grupi i qytetarëve në Republikën e Kosovës kanë të drejtë të paraqesin padi për çdo ligj që aprovohet në Kuvendin e Kosovës. Padia ndalon futjen në fuqi të ligjit të paditur. Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkohet të zhvilloj procedurën gjyqësore dhe të vendosi përfundimisht. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative.

Kundër tyre nuk ka të drejtë ankese. Natyrisht, se jo vetëm Ligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pa justifikueshme, që tash gjendet në gjykatë, por çdo ligj, pavarësisht nga natyra, mundë të kalon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës me padi. Kjo është gjë kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".