Shtatori, koha optimale për Kosovën dhe Serbinë që ta arrijnë marrëveshjen finale!

Shtatori, koha optimale  për Kosovën dhe Serbinë që ta arrijnë marrëveshjen finale!
Shtatori, koha optimale  për Kosovën dhe Serbinë që ta arrijnë marrëveshjen finale!

Blerim Burjani

  • 24 February 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Ndërmjetësuesit do të bëjnë përpjekje që të përafrohen palët në etapat vijuese. Pra do të ketë edhe disa etapa negocimi deri te arritja e një model marrëveshje. Jam optimist se në fund do të ketë një marrëveshje sado e zbehtë që të jetë.

-Nuk kam përshtypja se do të zgjasin shumë këto negociata, më së shumti deri në shtator. Mendoj se stadi i parë kalon kur palët ofrojnë komentet e para për draftin. Drafti i dytë përfshin propozimet e palëve që pritet të diskutohet më 27 shkurt. Takimi do të ishte i suksesshëm sikur palët të ishin pajtuar së paku në disa pika. Pra pikat tjera do të diskutoheshin më pastaj në takimet radhës. Bazuar në këtë dinamikë besoj që procesi do të jetë i ngadalshëm dhe kujdesshëm.

Ndërmjetësuesit do të bëjnë përpjekje që të përafrohen palët në etapat vijuese. Pra do të ketë edhe disa etapa negocimi deri te arritja e një model marrëveshje. Jam optimist se në fund do të ketë një marrëveshje sado e zbehtë që të jetë. Pra me rëndësi është të ecet përpara e të shënohet një sukses. Mendoje se do të ketë një marrëveshje pozitive për palët. Kosova do ta ruaj integritetin shtetëror, pakica serbe do të përfitoj disa të drejta dhe garanci për të ardhmen e pakicës serbe. Pra marrëveshja do të jetë garancion për paqe dhe stabilitet rajonal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".