PDK-ja në vend që ta rris  presionin ndaj qeverisë për zbatim të ndryshimeve të kërkuara për reforma në drejtësi po kryen veprime për ti penguar këto ndryshime

Xhevat Meha

  • 24 February 2023 - 14:59

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Ligji për byronë e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është dërguar nga PDK-ja  për t'u vlerësuar ligjshmëria. Ky hap demonstron përpjekjen për shtyrje të zbatimit. Dhe ky hap është vetëm një nga veprimet e shumta, që të mos ndodhin ndryshimet në sistemin e drejtësisë të cilat do të siguronin nga institucionet ofrim të drejtësisë për qytetarët e Kosovës.

Kaluan pothuajse dy vite të qeverisjes nga qeveria e tanishme dhe ende nuk kemi as edhe ndryshimin më të vogël për të siguruar drejtësi nga institucionet për qytetarët e Kosovës. Vonimi në ofrimin e drejtësisë është mohim i drejtësisë. Përgjegjëse për këto vonesa janë sigurisht qeveria, por edhe opozita e ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Qeveria e tanishme ka ardhur në pushtet nga besimi i qytetarëve për të ofruar ndryshimet e nevojshme, dhe tani ka gjysmën e mandatit edhe asnjë ndryshim. Opozita, nuk ka artikuluar kërkesa e lëre me presion ndaj qeverisë për të kryer ndryshimet e nevojshme në sistemin e drejtësisë. Tek pjesa e opozitës, këto javët e fundit kemi LDK-në që bile i është bashkuar pozitës për të kaluar ligjet e nevojshme për ndryshimet e kërkuara. Mirëpo kemi PDK-në që në vend që të rrisë kërkesat dhe presionin ndaj qeverisë për zbatim të ndryshimeve të kërkuara po kryen veprime për të penguar këto ndryshime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".