Kujt po i pengojnë reformat shtetërore?!...

Kujt po i pengojnë reformat shtetërore?!...
Kujt po i pengojnë reformat shtetërore?!...

Ismail Muçiqi

  • 25 February 2023 - 14:13

Shkruan: Gazetari - Ismail Muçiqi

Reformat shtetërore në të gjitha vendet e Botës dhe në shoqëritë të avancuara në sistemet demokratike kanë qenë dhe janë procese të pandalshme të cilat zhvillohen në harmoni me nevojat që i kërkon koha dhe momenti historikë. Këto procese të cilat rrjedhin nga kërkesat e popullit artikulohen përmes partive politike dhe institucioneve të shtetit të dalura në mënyrë demokratike nga vota e lirë e qytetareve. Mjerisht në Republikën tonë të “dashur” që nga Shpallja e Pavarësisë qytetarët përmes tubimeve dhe debateve paralektroale dhe lektorale gjithmonë kërkuan që Republika e Kosovës prioritet mbi prioritete të kenë sundimin e ligjit dhe të drejtat e qdo qytetari pavarësisht se cilit etnitet i takon. Këto ditë kur institucionet e shtetit të cilat punuan për të vu rend dhe ligjë në hartimin e ligjit “Antimafia” i cili ka të bëjë me pasurimin e paligjshëm të gjithë atyre që ishin pjesë e politikës dhe të institucioneve shtetërore, grupet e ndryshme të partive politike të opozitës janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar themelimin e Byrosë për vlerësimin e prejardhjes së pasurisë të pajustifikueshme. Këto grupe të interesit të cilat me vite të tëra qëndruan në krye të piramidës të shtetit e të cilat i kanë realizuar të gjitha benifitet për interesat e tyre tani po vrapojnë drejtë Gjykatës Kushtetuese për ta kontestuar ligjin “antimafia” i cili kohë më parë u votua nga deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Është e dhimbshme për vendin kur partitë politike të opozitës dhe grupet e interesit të cilat bëjnë opstrukcione kundër reformave të shumë kërkuara në interes të qytetareve dhe vendit. Gjykata Kushtetuese është bërë arkivë e partive politike të cilat përmes këtij institucioni po mundohen ta kthejnë rrotën e historisë mbrapa. Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk është “Kuran” as “Bibël”!.. por një institucion i përbërë nga juristët të cilët e thithin ajrin, e pijnë ujin, dhe e hanë bukën e këtij vendi. Që nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese gjithmonë gjyqtarët e këtij institucioni janë zgjedhur të preferuarit e partive politike në pushtet. Kjo Gjykatë në vitin 2016 e solli Aktgjykimin për dhënien e 24 hektarëve tokë ne Manastir të Deçanit. Ky aktvendim i solli probleme jo vetëm Komunës së Deçanit por pasojat janë shumë dimensionale. Kështu nuk bëhet shteti, duke i bllokuar Reformat dhe proceset progresive të një shoqërie. Kundër këtyre rrjedhave në sundimin e ligjit për flakjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative, po reagojnë individ dhe grupe të caktuara të cilët duke derdhur lotë “krokodili” po vrapojnë tek Gjykata Kushtetues për të kërkuar drejtësi dhe kushtetutshmëri.

Njerëzit e këtij vendi e dijen fare mirë se kush është pasuruar pas lufte duke shfrytëzuar dhe keqpërdor asetet ekonomike të këtij populli. Andaj në fund po theksojmë se Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese nëse nuk mund të kontestohen ato mund të komentohen sa here që qytetarët shprehin dyshime në funksionim e shtetit ligjorë. Askush që punon në institucionet e këtij vendi nuk është “Engjëll”. Kosova është Republikë Parlamentare në të cilën liria e mendimit dhe e shprehjes është e garantuar edhe me konventat ndërkombëtare, universale të botës demokratike. Andaj vota e popullit është vlere mbi vlera e cila e determinon kahjen dhe progresin e shoqërisë ne përgjithësi, vot kjo e sovranit te cilës duhet ti nënshtrohen te gjitha institucionet e shteteve, edhe ato qe kërkojnë pavarësi, pa dhëne llogari për punën dhe obligimet ndaj votuesve dhe rendit Kushtetues ne fuqi. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".