Takimi i krerëve të shtetit në Bruksel, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, datë kritike për një kthesë me pritje historike

 Takimi i krerëve të shtetit në Bruksel, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, datë kritike për një kthesë me pritje historike

Hajrullah Tërnava

  • 25 February 2023 - 16:18

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Krerët e të dyja shteteve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Është paraparë që përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët dhe më pas do të mbahet edhe një takim i përbashkët. Sipas njoftimit në fokus të takimit do të jetë Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Ndërmjetësimet e shpeshta pro aktive të ndërkombëtarëve në këto kohëra janë më të shpeshta se herëve të tjera, gjë që na lë të kuptojmë se pavarësisht rrethanave dhe momenteve të brendshme, e sidomos një pjese të opozitës serbe që është shumë nacionaliste, dhe i kanë sjelljet tepër nacionaliste, edhe pse të gjitha të këqijat që ju kanë bërë popullit shqiptar, janë nga ana e serbëve, tani është koha që përfundimisht të arrihet një njohje reciproke e drejtpërdrejtë, ose alternative. Nëse kjo mënyrë është e pamundur atëherë është si variant plani Franko-Gjerman që edhe me këtë mënyrë në një kohe më të gjatë gjithsesi se do të ndodhin njohjet mes dy shteteve, prandaj do të jetë takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel, takim vendimtar për tu testuar dhe dëshmuar serioziteti i të dyja palëve dhe përkushtimi i premtuar, për përafrim qëndrimesh për arritje të marrëveshjes në të cilën faktori ndërkombëtar është duke u angazhuar shumë dhe është duke investuar.

Takimi i 27 shkurtit, sikur që është paralajmëruar, do të mbahet në kuadër të vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe do të zhvillohet nën patronatin e Përfaqësuesit të Lartë/Zëvendës Presidentit Josep Borrell. Krerët e të dyja shteteve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Është paraparë që përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët dhe më pas do të mbahet edhe një takim i përbashkët. Sipas njoftimit në fokus të takimit do të jetë Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq herën e fundit që janë takuar, ishte në kryeqytetin belg, në vitin e kaluar. Takimi I 27 shkurtit zhvillohet pas raportimit në parlamentet e tyre të të dy krerëve të shteteve, Presidenti Vuçiq ka raportuar në parlamentin e Serbisë, dhe raporti i tij lidhur me projektin evropian, franko gjerman është miratuar, sikur që ka ndodhur edhe në Republikën e Kosovës, një debat në seancë të veçantë për dialogun dhe planin franko gjerman i cili është vlerësuar si bazë e mirë për të dialoguar për marrëveshje finale, që në njëfarë mënyre është marrë notë kaluese për kryeministrin që mbi bazën e tij dokumenti për të vazhduar dhe negociuar me Serbinë, nën ndërmjetësimin e faktorin ndërkombëtar, atyre amerikan dhe evropian.

Gjithsesi se do të jetë ky takim edhe një test për versionin e qeverisë së Kosovës e cila ka ofruar për modelin 6 pikësh të asociacionit, mbi baza të standardeve evropianë, pa ndarje në baza etnike, pa kompetenca ekzekutive shtetërore dhe të vendimmarrjes së rrezikshmërisë institucionale e politike. Sa me pare qe te ndodhin njohjet reciproke mes këtyre dy shteteve, edhe çështja e pajtimit do te jetësohet ma shpejt, por e mira e se mirës është që shtetet e BE-së dhe Amerika do të investojnë në këto dy shtete, dhe me këto investime do t hapen vende të reja pune për rininë e këtyre dy shteteve dhe këto investime do të ndikojnë edhe në rritjen e standardeve të jetesës për këto dy shtete.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".