Edhe Karaçeva e Kamenicës kërkon të bëhet temë dialogu në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen finale

Edhe Karaçeva e Kamenicës  kërkon të bëhet temë dialogu në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen finale
Edhe Karaçeva e Kamenicës  kërkon të bëhet temë dialogu në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen finale

Selver Lenjani

  • 25 February 2023 - 20:02

 

Shkruan: Selver Lenjani

Bashkësia Lokale Karaçevë e poshtme, Komuna e Kamenicës, drejtohet me kërkesë për tri instancat më të larta të Republikës së Kosovës, për Presidenten e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani, për Krye parlamentarin e Republikës së Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti. Të nderuar drejtues të instancave më të larta shtetërore të Republikës së Kosovës. Ne qytetarët e brezit kufitar nga Karaçeva, komuna e Kamenicës, kemi një kërkesë për procesin e bisedimeve Kosovë Serbi që po mbahen në Bruksel, ku kërkojmë që edhe Karaçeva të jetë në tryezën e Bisedimeve. Problemi i jonë qëndron në atë se ne banorët e brezit kufitar të kësaj zone, prej vitit 2001 e deri më sot kur po ju shkruajmë, jemi të provokuar dhe rrezikuar nga shtetin fqi Serbia, që pretendon ta shkëputë këtë pjesë të fsh. Karaçevë, pjesë të Kosovës, ku mbi 170 pronar i humbin tokat e tyre stërgjyshore, tokën shqiptare, Iliriane, e dardane. Karaçëva nuk ka tokë që ti falë askujt, e as Kosova nuk ka ti fal, sepse në fund të këti muaji mbahet dialogu Kosovë Serbi, pra më 27 shkurt 2023, dhe ne e lusim delegacionin shtetëror kosovar që ta paraqet në tryezën e bisedimeve edhe këtë problem prej du dekadash, sepse ne i kemi edhe dokumentet valide kadastrale, me harta topografike, gjeografike, e gjitha dokumentacionet që i kemi tregojnë se drejta ashtë në anën tonë, në anën e banorëve të brezit kufitar të Karaçevës. Por. Deri tash u dëshmua se ne Karaçeva nuk kemi pasur njerëz që e shtrojnë këtë problem në takimet e zhvilluara të procesit të dialogut me Serbinë. Ne sot po e mbrojmë tokën e Kosovës me komplet miqtë ndërkombëtar, prandaj mbetet që ta bindim edhe politikën e Brukselit zyrtar se jemi në të drejtën tonë. Pra kërkojmë nga BE, NATO, Shtetet Bashkuara të Amerikës që të na dalin në ndihmë sepse u jemi mirënjohës ne dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mbesim me shpresë se këto kërkesa të banorëve të brezit kufitar do të adresohen dhe realizohen pozitivisht, sepse pa ndihmën e faktorit ndërkombëtar edhe ne qytetaret e Republikës së Kosovës nuk do ishim këtu ku jemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".