Ish-pushtetarët e dërguan në Kushtetuese ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Ish-pushtetarët e dërguan në Kushtetuese ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Hajrullah Tërnava

  • 26 February 2023 - 08:40

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Opozita me qëndrimet e saja që në tërësi po e kundërshtojnë pozitën, qeverinë në pushtet, këtë po e bënë për birë të së kaluarës së tyre kriminale, që shumë nga ata, nga  skamnorët janë bërë multi-milionerë, pas marrjes së pushtetit dhe duke abuzuar me pushtetin, duke e ditur se kjo qeveri, së paku nuk është e kriminalizuar, nga marrja e mandatit deri më tani që kaluan  dy vite, e kur i kanë mbetur edhe dy vite të plota të qeverisjes në vazhdim, e kur tani kjo qeveri e po e mbanë premtimi për miratimin e ligjit të Vettingut si dhe Ligjin për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme të korruptuarit po organizohen për ta bllokuar dhe pamundësuar secilin veprim kundër krimit të organizuar.

 

 

Nga procesi i forcimit të sundimit të ligjit opozita  është e shqetësuar se e dinë ata se çfarë i pret, prandaj është e kuptueshme se ata tani po përgatiten si opozitarë, ish pushtetarët e korruptuar, që për 15 vitet në pushtetin e kaluar, e mbajtën drejtësinë dhe shtetin të uzurpuar, funksionimin e ligjit të penguar, që ta sabotojnë çdo veprim të Qeverisë Kurti në përpjekje për ta reformuar sistemin e drejtësisë dhe ndërprerë e mbyllur të gjitha kanalet e funksionimit të krimit të organizuar e të mafies që me dekada e kishin kapur pushtetin dhe zhvatur shtetin. Edhe pse në Kuvendin ë Kosovës, ka kaluar me shumicë votash Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Partia Demokratike e Kosovës, për ta zvarritur zbatimin e tij dhe shpalljen nga ana e presidentes, e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është gjithsesi një përpjekje që duke pasur akoma nën kontroll një numër të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga ish qeveria e kaluar, të bllokohet dhe pamundësohet fillimi I zbatimit të këtij ligji i cili godet të parët zyrtarët e lartë të shteti të pasuruar, pasuri të cilën nuk do të munden ligjërisht për ta mbrojtur dhe arsyetuar, prandaj e njëjta rrezikohet seriozisht edhe për tu konfiskuar dhe kthyer buxhetit të shtetit. Më 9 shkurt 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar. Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek Presidentja e Republikës së Kosovës, kurse procedurat e trajtimit të tijë nga Gjykata Kushtetuese mundë të marrin kohë tepër të gjatë, për shkak të zvarritjeve burokratike, por nuk përjashtohen as interferimet politike. Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është një paralajmërim i opozitës se në të njëjtën mënyrë do ta provojnë ta kundërshtojnë dhe bllokojnë edhe Vettingun, ligj në proces që është duke u punuar dhe do të ishte goditja më serioze ndaj sistemit të drejtësisë, me njerëz të korruptuar e të inkriminuar të cilët do të goditeshin ashpër, për të pasur një sistem të pastruar, besuar e të reformuar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj PDK-së pasi këta të fundit e kanë çuar Projektligjin për Byronë në Gjykatë Kushtetuese, duke theksuar se kjo është vetëm një përpjekje e ulët për të zvarritur reformat. Ajo tutje ka thënë se reformat që kanë nisur kanë marrë drejtim dhe “askush s’mund t’i ndalojë”. “Mund të luftohen e sabotohen, por reformat që kemi nisur në shumë drejtime përbrenda sistemit të drejtësisë tashmë kanë marrë drejtimin e duhur dhe nuk mund t’i ndalojë askush, aq më shumë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve. Byroja do të bëhet. Drejtësia do të triumfojë”, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Ajo ka shtuar se në përputhje me zotimin tonë para qytetarëve, qysh në Qeverinë Kurti 1 kishte filluar puna për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Për të qenë edhe më korrekt, pas kërkesës së opozitës dhe para miratimit në parim, projekt-ligjin e dërguam edhe në Komisionin e Venecias si institucionin më kredibil për demokraci nëpërmjet ligjit. Pasi ka kaluar të gjitha hallkat e verifikimit më në fund u soll në Kuvend për t’u votuar në leximin përfundimtar dhe ka marr shumicën e votave të deputetëve, pasi që nuk ka institucion më të lartë në kontinentin tonë për të shuar dilemat e opozitës sesa Komisioni i Venecias. Jetësimi sa ma pare i këtyre ligjeve që i ceka, do ti ndihmoj shumë vendit tonë, që të spastrohet nga krimi që e ka kapluar këtë shoqëri, dhe njëherit të rinjve që do të ballafaqohen me këto përvojat e luftimit të krimit në përgjithësi, do t’iu krijohet një kulturë e re që të jenë të pastër para ligjit, sepse mësimet që do ti marrin nga shumë ata që janë pasurua në mënyra kriminale, e të cilëve do t’iu konfiskohet ajo pasuri nga ato përfitime kriminale. Për të gjitha ato vepra kriminale të gjithë do të përgjigjen para gjykatave dhe do të komprometohen edhe para popullit, pavarësisht që dikur kanë gëzuar respekt dhe popullaritet të konsiderueshme nga ata. Me këtë do të dëshmohet e thëna se të gjithë para ligjit duhet të janë të barabartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".