Strategjia e veprimit të presidentit serb Vuçiq në dialog është krijimi i asociacionit serb shantazhit dhe kushtëzimit

Strategjia e veprimit të presidentit serb Vuçiq në dialog është krijimi i asociacionit serb shantazhit dhe kushtëzimit
Strategjia e veprimit të presidentit serb Vuçiq në dialog është krijimi i asociacionit serb shantazhit dhe kushtëzimit

Gani Qarri

  • 26 February 2023 - 15:35

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Siç dihet publikisht, takimi i 27 shkurtit në Bruksel, do të jetë takimi i parë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur për gati dy muaj të plotë kishim situatë të tensionuar, për shkak të kërcënimeve të hapura nga Serbia dhe bandat e Milan Radojçiqit në veri të Kosovës. Ndonëse në takimin e 27 shkurtit të organizuar nga Josep Borell, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presaidentit serb Vuçiq, Kosova realisht shkon me një propozim shumë të arsyeshëm prej 6 pikësh për sa i takon Asociacionit, habit fakti se me gjithë këmbënguljen e Vuçiqit që asociacioni të jetë top temë, ai disa ditë, para se të ndodhë takimi në fjalë, paralajmëron apriori refuzimin e atij kompromisi, akt i para programuar nga Serbia, me të cilin ka për qëllim, dështimin komplet të planit franko-gjerman.

 

Vetë komentet dhe reagimet e presidentit të Serbisë, para takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, më 27 shkurt janë treguesi më perfid për sabotimin e parapërgatitur të këtij takimi nga Serbia, duke shpreh apriori mospajtime për temat që pritet të diskutohen, si dhe duke paragjykuar qëllimisht, temat të cilat kryeministri Kurti, sipas tij, planifikon ti propozojë për shqyrtim gjatë dialogimit. Për aq më tepër, habit shumë edhe loja meskine e presidenti serb, se gjoja ai trembet sa herë në takime të nivelit të lartë përballet me ndërkombëtarët, për të kaluarën e tij, si ish krahu i djathtë i regjimit të Millosheviqit, i njëjti Vuçiq, i cili, as sot nuk pranon të heqë dorë nga bëmat gjakatare dhe gjenocidiale të Millosheviqit, jo vetëm në Kroaci e Bosnje por veçanërisht krenohet me krimet dhe gjenocidin e organizuar shtetëror nga Serbia e Millosheviqit, kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë. E sikur mos të mjaftonin të gjitha këto inskenime dhe insistime të turpshme, Vuçiq ka fytyrë të "ankohet" se si shpalosja e këtyre fakteve edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e trazon atë shumë dhe bënë të ndjehet keq, gjë që sipas tij, nuk e lë, të përafrohen qëndrimet dhe arrihet marrëveshje pajtimi me kryeministrin Kurti?! Vuçiq duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, ka thënë se duhet të jetë shumë budalla që të mos përgatitet dhe të mos e dijë se çfarë e pret me Kurtin, sepse sipas arsyetimeve banale të Vuçiqit, “Ai njeri (kryeministri Kurti) menjëherë fillon të flasë për bëmat e Slobodan Milosheviqit, vuajtjet e tij…për Adem Demaçin etj,... "pra e kuptoni se ai ka mbetur prapa në atë kohë, dhe kaq…”, citohet të ketë shprehur nënçmimin e tij cinik, krimineli Vuçiq. Vuçiq thot, se pala serbe insiston që top temë, të jetë asociacioni, por ndonëse Qeveria e Kosovës ka një propozim shumë të arsyeshëm prej 6 pikësh për sa i takon Asociacionit, ai paraprakisht paralajmëron refuzimin e atij kompromisi. “E di, Kurti do të shkojë me tregimin – po unë pranoj gjithçka, por edhe Serbia duhet të pranojë gjithçka”…i kam ndjekur të gjitha ato biseda disa herë, i kam parë të gjitha ato marifete të panumërta, kështu që kjo (refuzimi i propozimeve të Kurtit) do të jetë taktika ime... Ajo që habit mbi të gjitha, është pretendimi i Vuçiqit se, kinse pala kosovare një ose dy ditë para takimit në Bruksel, “do të mundohen të emërojnë serbët më të këqij... dhe të thonë se këto janë autoritetet e përkohshme në veri të Kosovës, ata që punojnë vetëm për shqiptarët”.... Vuçiq duke mos u ngopur me hipotezat e tij konfliktuale, ka keqpërdorur këtë rast për ti sulmuar edhe njëherë serbët lokal të cilët shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, duke mos e quajtur MIlan Radojçiqin as Zvonko Veselinoviqin, të cilët janë udhëheqës të bandave dhe kriminelët më të mëdhenj në veri, por Nenad Rashiqin, ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, si "tregtar droge", kurse Rada Trajkoviqin, këshilltare në Qeverinë e Kosovës, femër që flet "marrëzira", pra sipas Vuçiqit, i vetmi njeri i mirë në këtë botë, “është ai”.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".