Zëri i deputetit shqiptar Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë po kumbon si atentat ndaj politikës neofashiste të klikës neofashiste të Beogradit

Zëri i deputetit shqiptar Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë po kumbon si atentat ndaj politikës neofashiste të klikës neofashiste të Beogradit
Zëri i deputetit shqiptar Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë po kumbon si atentat ndaj politikës neofashiste të klikës neofashiste të Beogradit

Muhamet Kelmendi

  • 27 February 2023 - 14:07

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia ka qenë dhe mbetet një shtet me të kaluar të pa pastruar kriminale, dhe që ka pretendime neo-shoveniste ndaj popujve të tjerë. Gjuhën tjetër, jashtë asaj shoviniste, nuk e pranojnë. Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, z.Shaip Kamberi, ka dy mandate që është në kundërshtim me politikën serbe ndaj shqiptarëve si komb. Dhe, janë çështjet kryesore që i ka kapur dhe mbrojtur me fakte z.Kambeti: 1. Republikën e Kosovës dhe 2. Luginën e Preshevës. Në të dy këto çështje ka qenë faktik, argumentues dhe mbrojtës i çështjes së shqiptarëve. Për Republikën e Kosovës ka kërkuar njohjen, përgjegjësi penale dhe kompensimin të dëmit të shkaktuar. Ndërsa, për Luginë ka kërkuar Asociacion të Luginës, hiq më pak, se minoriteti serb dhe që shteti serb po e kërkon për 20 a 30 mijë serb në Kosovë, ndërsa për 100 mijë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e pranon Asociacionin.

Për këto çështje është kundërshtuar në Kuvend dhe është akuzuar si nacionalist, shqiptaro-madh dhe kuptohet kundër shtetit të Serbisë. Pas kërcënimeve në Kuvend nga kriminelët e luftës, Daçiq dhe Vuçiq, është pritur kërcënimi me jetën i z Kamberi. Shovinistët serb kanë vrarë fëmijë, foshnje disa ditësh, javëve a muajve, nëna shtatzëne, pleq dhe plaka, këndej nuk është i papërgatitur edhe kërcënimi me jetë i z.Kamberi. Z.Kamberi mundë ta vrasinë apo familjen t'ia dëmtojnë të likuidohet dhe maltretohet, por z.Kamberi nuk hiqet nga rruga e drejtë. Zëri i z.Kamberi po kuvendon kthjelltë dhe drejtë në Kuvendin e shtetit kriminal serb. Ky zë do të dëgjohet tërë kohën sa të frymon z Kamberi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".