Dosja e aferës kriminale Rama- McGonilal të shpërndahet gjithandej dhe shpjegohet, kryeministri bajraktar i lidhjes mafioze duhet të rrezohet

Dosja e aferës kriminale Rama- McGonilal të  shpërndahet gjithandej dhe shpjegohet, kryeministri bajraktar i lidhjes mafioze duhet të rrezohet

Hajrullah Tërnava

  • 28 February 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Politikat të cilat tani e sa kohë që janë duke u zhvillua në Shqipëri, duhen gjithsesi ta ndryshojnë fushatat dhe të jenë ato më intensive qoftë nga spektri politik opozitar që duhet të zhvillohet në Shqipëri, bota akademike e pa varur dhe shoqëria civile, në funksion të njoftimit dhe informimit të detajuar të qytetarëve për aferën kriminale e korruptive, materiale të kryeministrit Rama me krye agjentin amerikan Charles McGonigal, aferë kjo që u përdorë edhe për hakmarrje e shantazhe politike për blerjen e votave dhe sigurimin e pushtetit, uzurpim i pozitës që ka shkuar thellësisht në dëm të shtetit.

- Gjithsesi se duhet të mësojnë shqiptarët akoma më shumë pse emri i Edi Ramës përmendet 14 herë te dosja e Charles McGonigal për ish-zyrtarin e FBI ka dyshime të arsyeshme për një vepër konkrete, ku i përfshirë është edhe kryeministri shqiptar, si personi që mund të ketë korruptuar McGonigal. Një njoftimi i detajuar do të bindë akoma më shumë masën qytetare që ti bashkohet opozitës për të protestuar pa ndalshim deri në momentin e katit të votimit të mocionit në Kuvend për ta rrëzuar. Injorimi i këtyre fakteve është një turp i madh jo vetëm për kabinetin Rama, por edhe për subjektin politik që e përfaqëson ai si kryetar partie.

Tani është tash momenti i duhur që edhe socialistët të kthehen nga vetvetja dhe ti pastrojnë radhët e tyre, nëse ka intelektual të vërtetë, të pastër e të guximshëm, që të lirohen e pastrohen nga sindromi i kriminalitetit e mafiozitetit të instaluar nga Rama dhe grupi i tij i ngushtë i interesit që e rrethon, por që nuk përfaqëson gjithë elektoratin socialist, sa prej tyre të mashtruar, sa të pa informuar e shumë të tjerë edhe nën presion heshtin të kërcënuar e të shantazhuar. Në rastin McGonigal, aty ka një aktakuzë publike. Dyshimi i arsyeshëm është për një çështje konkrete. Ai e di shumë mirë sa i fajshëm apo i pafajshëm është, por paradhënia jepet për arsye etike, morale, mediatike. Nëse e marrim në të kaluarën rastin e hetimit të Clintonit. Në fillim tha se nuk ka pasur të bëj fare me atë histori, pastaj tha se është një marrëdhënie e papërshtatshme, dhe dihet pse tha! Normalisht që e tha sepse në evoluim të provave, reflekton edhe sjelljen e personit nën akuzë. Kur të vjen një provë, atëherë nuk mund të qëndrosh te qëndrimi i parë. 14 herë është emri i kryeministrit në dosje, këtë të duhet shpjeguar te njerëzit për ta fuqizuar akoma më shumë bindjen për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen apo detyrimin e parlamentit për mocionin e shkarkimit.

Qytetarëve duhet shpjeguar çdo ditë dhe në detaje, me hollësi se çfarë donë emri i tij, i Edi Rames tek dosja e McGonigal, sepse edhe opozita shumë po zhurmon por nuk po ndalet në detaje, secilën ditë dhe secilin detaj që ta zbërthen, analizon dhe pasqyron para qytetarëve, derisa drejtësia shqiptare akoma po vëzhgon e nuk po vepron. Nëse në një shtete si Shqipëria dominon krimi i organizuar, e tërë ekzistenca e atij shtetit vihet ne pikëpyetje, e sidomos kur në ato krime marrin pjesë udhëheqësit e shtetit, prandaj përfaqësuesit e institucioneve të shtetit duhet të bëjnë çmos për ta spastrue shtetin qoftë duke filluar nga Kryetari i shtetit apo Kryeministri dhe të tjerët që janë të involvuar në krime, dhe pa një spastrim nga krimi i organizuar si dhe çdo lloj krimi tjetër ndaj atyre vepër kryesve, shteti kurrë nuk do ti përngjaj një shteti kompakt i cili duhet ti bëjë të gjitha të mirat për qytetarët e tij, dhe ligjshmëria e jetësuar nëpër institucionet e shtetit e forcojnë vetë shtetin dhe krijojnë kultura pozitive tek qytetarët e saj, dhe sa të jetë një shtet i pastër nëpër institucionet shtetërore nga krimi në përgjithësi, qytetarët e atij shteti do ti gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre ashtu si ua garanton kushtetuta e atij vendi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".