Kuvendi i Kosovës i jep goditje të fuqishme vdekjeprurëse Ballkanit të hapur të tandemit Rama Vuçiq

Kuvendi i Kosovës i jep goditje të fuqishme vdekjeprurëse Ballkanit të hapur të tandemit Rama Vuçiq

Hajrullah Tërnava

  • 01 March 2023 - 17:12

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Me ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit në Kuvendin e Kosovës, tani shteti i jonë është radhitur drejt politikave evropiane dhe me këtë e ka konfirmua drejtimin e saje drejt shteteve të BE, dhe me këtë i dha një grusht të rëndë iniciativës së Ballkanit të Hapur, duke u bërë kështu shteti i parë në rajon që pasi ka nënshkruar, pa vonesë, i ka bërë ligjërisht obligative marrëveshjet duke i ratifikuar në Kuvendin e republikës së Kosovës.

- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar dhe komplimentuar ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës, të cilat ishin nënshkruar në Procesin e Berlinit. Ai ka thënë se marrëveshjet do të sjellin përfitime për qytetarët e Kosovës. “Do të nxisin pasivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate.” – ka shkruar ai në Tvitter. Ndryshe, me 83 vota, deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, konkretisht me Bosnjën dhe Hercegovinën. Gjithashtu, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, më 84 vota, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Kujtojmë se vitin e kaluar në Procesin e Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit, kurse Republika e Kosovës, një nga kundërshtarët me të fuqishëm të Ballkanit të Hapur, Projekt serbo Rus i shtyrë përpara nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, është shteti i parë që ka prirë në ratifikimin e tyre në parlament, me unitet politik pozitë dhe opozitë. Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania me mandat për ta lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së. “Agjenda e lidhshmërisë” është komponenti më i rëndësishëm që synon lidhjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e transportit dhe energjisë, që më vonë u zgjerua në shkëmbime rinore dhe marrëdhënie ekonomike. Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali krijuan komunikimin mes udhëheqësve të Ballkanit, hartuan disa projekte infrastrukturore dhe iniciativa të reja rajonale. Kosova ka përfituar shumë nga të qenët pjesë e Agjendës së Berlinit. Megjithatë, marrëdhëniet e dobëta me vendet fqinjë dhe mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BE-së është duke e penguar përparimin. Brengat e brendshme, përfshirë institucionet e dobëta dhe krizat e vazhdueshme, e kanë bërë Kosovën të ketë performancë të ulët në planifikim, koordinim dhe zbatim, por sidoqoftë në veprimin praktik Kosova ka dalë vendi i parë ballkanik që marrëveshjet e nënshkruara i ka ratifikuar, pret të veprojnë njësoj edhe shtetet tjera dhe për të filluar e zbatuar, duke u shkëputur kështu përfundimisht nga Projekti I Ballkanit të Hapur, të cilin e ka kundërshtuar edhe bashkimi Evropian dhe shumica e shteteve të Ballkanit. Sa më parë që të tejkalohen ato pengesa qe Kosovën e kanë lanë si shtetin ma të izoluar në Ballkan, dhe nëse Kosova arrin që ti tejkaloj ato pengesat e saja të deritanishme, sikur që ato pesë shtete të BE ta njohin pavarësi e Kosovës, tani Kosovës do i hapen rrugët drejtë shteteve të BE dhe anëtarësimi në ato institucione ndërkombëtare që po pretendon të anëtarësohet, dhe tani Kosova shpejtë do të inkorporohet në sistemin e shteteve të zhvilluara të BE, dhe Kosova shpejtë do të përparoj dhe do të zhvillohet me investime të ndryshme të ndërkombëtarëve që do të ndodhin në Kosovë, dhe edhe ata të rinj që kanë shkuar për të gjetur punë në shtetet e BE-së, shpejtë dot insistojnë të kthehen në vendlindjen e tyre për të cilin vende ata ëndërrojnë pa ndërprerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".