Kongresi amerikan për aferën McGonigal po ja ngushton lakun në qafë edhe kryeministrit Edi Rama

Kongresi amerikan për aferën McGonigal  po ja ngushton lakun në qafë edhe kryeministrit Edi Rama
Kongresi amerikan për aferën McGonigal  po ja ngushton lakun në qafë edhe kryeministrit Edi Rama

Gani Qarri

  • 02 March 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Kongresi amerikan, me intensifikimin e hetimeve kundër McGonigal, duket se ngadalë por sigurt dhe përditë e më tepër po e ngushton lakun edhe për Edi Ramën, derisa bashkë-ortaku i tij i korruptuar nga sekserët e Ramës, Charles McGonigal gjendet i arrestuar dhe me aktakuzë të ngritur nga drejtësia amerikane. Prandaj edhe nëse Edvin Kristaq Rama është mbrojtur deri më tani duke u arsyetuar se nuk ka aktakuzë kundër tij, përkundër pjesëmarrjes aktive në skandalin me Charles McGonigal, jo vetëm drejtësia në SHBA, por edhe politika amerikane nuk ka ndërmend të ndalet pa i shkuar deri në fund kësaj aferë ku është i përzier tepër rrastë edhe Edvin Kristaq Rama.

-Kongresi amerikan ka nisur hetimet në disa fronte dhe në të gjitha rastet, shfaqen çështje ku del i përzier emri i Edi Ramës dhe sekserëve të tij. Madje Kongresi amerikan, sapo ka kërkuar ta marrë në pyetje edhe ish-ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për skandalin e lidhjeve të djalit të Joe Biden, me kompaninë kineze të Dorian Duçkës, sekserit të Edi Ramës në skandalin me McGonigal. Pra është vetëm çështje kohe se deri kur, do të mund të kundërshtojë Edi Rama, duke ikur, maskuar dhe fshehur që të mos përballet me deputetët në Kuvend dhe mos përgjigjet para opinionit publik e qytetarëve shqiptar, për përfshirjen e tij në mega aferën korruptive e kriminale të krye agjentit të FBI-së, amerikane McGonigal. E pas marrjes në pyetje të Vuk Jeremiqit, së shpejti pritet të dërgohet ftesa edhe në adresë të Edi Ramës nga komisioni hetimor i kongresit amerikan lidhur me Aferën Mc Gonigal.

Në këtë mënyrë do tu vije fundi i turpshëm edhe përpjekjeve bizare të tij, për ikje, nga ballafaqimi me të vërtetën dhe zbulimin e përgjegjësive grupore e individuale, në këtë skandal kaq të madh të përmasave botërore, me të cilin po turpërohet keq dhe vihet në sprovë të madhe edhe vet shteti shqiptar. Duke qen se në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, tani balancat kanë ndryshuar, dy nga kritikët më të ashpër të presidentit Joe Biden, janë hedhur në betejë me ‘municionin’ më të rëndë akuzues dhe siç raportohet, kongresmenët Jim Jordan dhe James Comer po hetojnë disa çështje, ku shfaqet edhe emri i kryeministrit mafioz Edi Rama. I pari që po e vendos agjendën politike në SHBA është kongresmeni Jim Jordan, i cili drejton Komisionin e përhershëm të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Jim Jordan, po ashtu drejton edhe një komision të posaçëm hetimor, i ngritur enkas, për të investiguar përdorimin e agjencive federale si armë politike, ku përfshihet edhe rasti i bashkëveprimit të agjentit Charles McGonigal me Kryeministrin Rama dhe sekserët e tij, për shantazh në eliminim politik të oponentit të tij kryesor Dr. Sali Berisha. Jordan po heton edhe mega-aferën e Charles McGonigal, drejtuesit të kundërzbulimit të FBI-së, i cili është vendosur nën dy aktakuza të ndryshme, ku njëra prej tyre lidhet direkt me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe korruptimin e McGonigal për llogari të Edi Ramës dhe grupit të tij, për përdorimin e agjencisë më të madhe të hetimit në botë si armë politike kundër opozitës shqiptare. Prandaj Jim Jordan i ka dërguar një letër kreut të FBI-së, Christopher Ëray, duke i kërkuar që t’i vihet në dispozicion çdo material dhe dokument në lidhje me skandalin McGonigal. Kurse seancat e para dëgjimore të drejtuara nga Jordan kanë qenë ‘flakë’ të zjarrta, shkruan gazeta e madhe amerikane, USA TODAY.

Kongresmeni tjetër republikan është James Comer, i cili drejton Komisionin e përhershëm për Mbikëqyrje e Përgjegjësi dhe ka nisur serish hetimet për aferat e familjes Biden,kurse në qendër të investigimit të këtij komisioni është afera e Hunter Biden, djalit të presidentit me kinezët, ku shfaqet emri i Dorian Duçkës, sekserit të Edvin Kristaq Ramës. Comer kërkon dëshminë e ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç që cilësohet si element kyç në hetimet kundër Hunter Biden dhe lidhjet e tij me kompaninë kineze të Dorian Duçkës, spiunit të Edi Ramës. Sipas USA TODAY, fuqia e këtyre kongresmenëve qëndron në faktin, se ata mund të lëshojnë fletë-thirrje, duke detyruar këdo që të paraqitet në seancat hetimore, e ku së shpejti, pritet të paraqitet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Dhe për vet faktin se tanimë, viti zgjedhor në SHBA, po afrohet, hetimet do të intensifikohen edhe kundër Edvin Kristaq Ramës, ndaj Rama ka arsye tepër të forta për të pasur frikë jo vetëm hetimin e federalëve, por edhe më shumë hetimet e sapo nisura e kongresmenëve republikan, Jim Jordan dhe James Comer.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".