Pas arrestimit të Charles McGonigal nga FBI në SHBA radhën e ka Edi Rama në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë në mes të FBI-së dhe inteligjencës shqiptare

Pas arrestimit të Charles McGonigal nga FBI në SHBA radhën e ka Edi Rama në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë në mes të FBI-së dhe inteligjencës shqiptare
Pas arrestimit të Charles McGonigal nga FBI në SHBA radhën e ka Edi Rama në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë në mes të FBI-së dhe inteligjencës shqiptare

Dardan Grapci

  • 03 March 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Është e sigurt që ftesa e dërguar në adresë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, që së shpejti pritet ti dërgohet nga komisioni hetimor i kongresit amerikan lidhur me Aferën Mc Gonigal, do të jetë fundi i turpshëm i përpjekjes për ikje nga ballafaqimi me të vërtetën dhe zbulimin e përgjegjësive të tij grupore individuale apo grupore, në një skandal kaq të madh të përmasave botërore. ‘Fuqia e fletëthirrjeve. Nga këta dy kongresmenë amerikanë duhet të ketë më shumë frikë Rama.

-Një lajm i mirë është që FBI, e ka arrestuar ish-kolegun e tyre, Charles McGonigal. Ka qenë i ditur fati i McGonigal, por shtrohet pyetja kur do të arrestohet Edi Rama, deri kur Policia Shqiptare dhe Inteligjenca Shqiptare do të bashkëpunojnë me politikanët e korruptuar dhe me prapavijë kriminale. Deri kur këto dy institucione do të kuptojnë që duhet të jenë të pavarur nga ndikimi politik. Është mirë që dy kongresmenët amerikan i kanë bërë thirrje ish-ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç që të dëshmoj kundër në procesin Rama dhe McGonigal. Gjithashtu po bëhet një punë intensive dhe shumë e mirë nga hetuesit amerikan, kërkoj që nga Amerika që këtij rasti ti shkojnë deri në fund, dhe të arrestohet gjithashtu edhe Dorian Duçka dhe sekserët e tij. Deri kur do të reziston Kryeministri Edi Rama që të mbrohet, të maskohet e të fshihet, të mos përballet dhe mos përgjigjet para opinionit publik dhe qytetarëve, për përfshirjen e tij në mega aferën korruptive e kriminale më krye agjentin e FBI-s amerikane McGonigal.

Është e sigurt që ftesa e dërguar në adresë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, që së shpejti pritet ti dërgohet nga komisioni hetimor i kongresit amerikan lidhur me Aferën Mc Gonigal, do të jetë fundi i turpshëm i përpjekjes për ikje nga ballafaqimi me të vërtetën dhe zbulimin e përgjegjësive të tij grupore individuale apo grupore, në një skandal kaq të madh të përmasave botërore. ‘Fuqia e fletëthirrjeve. Nga këta dy kongresmenë amerikanë duhet të ketë më shumë frikë z. Rama. Siç po raportohet në media, për vite të tëra, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve u injoruan ose zëri i tyre u mbyt në një Kongres të dominuar nga demokratët, por tani balancat kanë ndryshuar dhe dy nga kritikët më të ashpër të presidentit Joe Biden, kanë hedhur në betejë ‘municionin’ e rëndë. Raportohet se janë dy kongresmenë të fuqishëm republikanë, të cilët po hetojnë për disa çështje, ku ndër të tjera shfaqet edhe emri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. I pari që po e vendos agjendën politike në SHBA është kongresmeni Jim Jordan, i cili drejton Komisionin e përhershëm të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai po ashtu drejton një komision të posaçëm hetimor, i ngritur për të investiguar përdorimin e agjencive federale si armë politike, e ku përfshihet edhe rasti i Charles McGonigal në bashkëveprim me Kryeministrin Rama për shantazh dhe eliminim politik të oponentit të tij kryesor Sali Berisha. Pikërisht në këtë drejtim, Jordan po heton edhe mega-aferën e Charles McGonigal, drejtuesit të kundërzbulimit të FBI-së, i cili është vendosur nën dy aktakuza të ndryshme. Njëra prej tyre lidhet direkt me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Bëhet fjalë për korruptimin e tij për llogari të Edi Ramës dhe grupit të tij.

Qëllimi i Ramës përputhet qartësisht me objektivin e komisionit hetimor: përdorimi i agjencisë më të madhe të hetimit në botë si armë politike kundër opozitës shqiptare. Jordan i ka dërguar një letër kreut të FBI-së, Christopher Ëray, duke i kërkuar që t’i vihet në dispozicion çdo material dhe dokument në lidhje me skandalin McGonigal. Seancat e para dëgjimore të drejtuara nga Jordan kanë qenë ‘flakë’, shkruan gazeta e madhe amerikane, USA TODAY. Kongresmeni tjetër është James Comer, që drejton Komisionin e përhershëm për Mbikëqyrje dhe Përgjegjësi.

Comer ka nisur hetimet për aferat e familjes Biden. Sërish në qendër të investigimit të këtij komisioni është afera e Hunter Biden me kinezët, ku shfaqet emri i Dorian Duçkës, sekserit të Edi Ramës. Comer kërkon dëshminë e Vuk Jeremiç, ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, që cilësohet si një element kyç në hetimet për Hunter Biden dhe lidhjet e tij me kompaninë kineze të Dorian Duçkës. Tani shtrohet pyetja se cila është fuqia e këtyre kongresmenëve. Sipas USA TODAY, kjo fuqi qëndron te fakti se ata mund të lëshojnë fletë-thirrje, duke detyruar këdo që të paraqitet në seancat hetimore, e ku duhet të paraqitet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Teksa viti zgjedhor në SHBA afrohet, hetimet do të intensifikohen për skandalin McGonigal, prandaj edhe kryeministri Edi Rama ka një arsye shumë të fortë për të pasur frikë jo vetëm hetimin e federalëve, por më së shumti edhe hetimet e këtyre dy kongresmenëve të cilët janë pjesë e komisionit hetimor në këtë skandal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".