Partitë po sillen si të paditur, duhet ta dinë çka nënkuptojmë me negociatat dhe pse zhvillohen ato

Partitë po sillen si të paditur, duhet ta dinë çka nënkuptojmë me negociatat dhe pse zhvillohen ato
Partitë po sillen si të paditur, duhet ta dinë çka nënkuptojmë me negociatat dhe pse zhvillohen ato

Agim Bajrami

  • 04 March 2023 - 09:50

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Edhe Kosova ,por edhe Serbia , zhvillojnë negociata për publikun e tyre të brendshëm, ngase asnjëra dhe as tjetra palë nuk mund të fitojnë më shumë apo më pak që prishin ekuilibrin e interesave të fuqive ndërkombëtare, dhe që të dyja , Kosova dhe Serbia , në planin e brendshëm mund të përçahen të acarohen , se kush është më patriot e kush më tradhtarë , por fuqia e tyre e përgjithshme si kombe dhe vende, nuk mund të ndikojnë asgjë në ndryshimin e interesave të aktorëve ndërkombëtare.

- Negociata, mund të zhvillojnë individët të ndryshëm dhe subjekt tjerë të së drejtës së brendshme kombëtare dhe ndërkombëtare apo status të përzier vendor e ndërkombëtar, për të ardhur deri te pajtimi i interesave të caktuar për çështjet e caktuara. Negociata,kur zhvillojnë subjekte e ndryshme juridike të natyrës së karakterit ndërkombëtar ,për çështje afariste, dhe nga çështjet e më të ndryshme, dhe kur secila palë pretendon të arrij maksimumin gjatë procesit të negocimit. Negocimin, ndërmjet shteteve, mund të zhvillohen për çështje biznesore, ekonomike, kulturore, të drejtësisë, diplomacisë, të paqes, sigurisë apo për çështje anëtarësimi, ndarje, pavarësimi, apo bashkimi me ndonjë subjekt tjetër shtetëror. Dhe vetë natyra e negociatave në kohën bashkëkohore bënë pjesë në grupin e disiplinave shkencore të bisedimeve ndërmjet palëve për çështje të interesave bilaterale apo multilaterale. Negociatat në kohën e botës bashkëkohore,paraqesin në vetë veti , teknikat, taktikat dhe metodika e bisedimeve arritjen e qëllimeve të interesave të palëve negocuese .

Në rastin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,janë negociata multilaterale, ku gërshetohen interesat e aleancës perëndimore dhe bllokut të lindjes,që përbëhen nga Rusia,Kina,Irani(aleanca aziatike) dhe shumë vende tjera në prapaskenë që mbështesin interesat blloqeve të aleancave ndërkombëtare. Aktorët e lojës që ne i shohim si gjatë luftës dhe gjatë negocimit të paqes,në Ballkanin perëndimor janë ,shqiptarët dhe serbët. Shqiptarët dhe Kosova, janë të rreshtuar në kuadër të interesave të aleancës perëndimore ,ndërsa Serbia ,në pozicionin jo shumë të qartësuar ,zhvillon negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian, mban lidhje emocionale e kulturore dhe historike, me Rusinë si origjinë e trashëgimisë historike të kulturës shpirtërore ortodokse,dhe qëndron në marrëdhënie të varësisë së gazit rus,të varësisë nga opinionin i brendshëm serb, të lidhjeve historike kulturore me Rusinë,dhe nga ndikimi, i jo besueshmërisë, ndaj aleancës perëndimore,dhe duke qëndruar në marrëdhënie tregtare me Kinën, dhe vendet islame. Serbia, përpiqet të përfitoj nga të gjitha anët ,edhe pse i takon gjeografisë ballkanike, dhe evropiane, e fqinjësisë dhe interesave të saja kombëtare me shqiptarët dhe Kosovën shtet në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare ,me të cilët, edhe zhvillon negociata për pajtim, dhe paqe, të ndërsjella. Dhe, a mund të fitojnë apo humbin palët në rastin e tanishëm, Kosova dhe Serbia, jashtë interesave të fuqive ndërkombëtare?

Edhe Kosova ,por edhe Serbia , zhvillojnë negociata për publikun e tyre të brendshëm, ngase asnjëra dhe as tjetra palë nuk mund të fitojnë më shumë apo më pak që prishin ekuilibrin e interesave të fuqive ndërkombëtare, dhe që të dyja , Kosova dhe Serbia , në planin e brendshëm mund të përçahen të acarohen , se kush është më patriot e kush më tradhtarë , por fuqia e tyre e përgjithshme si kombe dhe vende, nuk mund të ndikojnë asgjë në ndryshimin e interesave të aktorëve ndërkombëtare. Këtë duhet ta kuptojnë skena politike në Kosovë dhe Serbi. Ndarja paqësore dhe arritja e marrëveshjes për shkuarjen përpara është aftësi, mençuri dhe kulturë politike e te dy palëve,në të kundërtën, mund të grinden,luftojnë, dhe prapë nuk do të arrijnë asgjë përveç shkatërrimeve dhe pranimit të asaj çka u ofrohet nga fuqitë ndërkombëtare. Kjo duhet të jetë mësim nga procesi i ndaljes së luftës gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë,kur në fillim projekti më i mirë i paqes nga kokëfortësia e palëve në konflikt është refuzuar,më vonë është pranuar projekti më i pa favorshëm për palët,si rasti i Bosnja dhe Hercegovina, por edhe në Kosovë.

Dhe partitë politike në Kosovë si dhe i gjithë spektri politik duhet ti thonë planit të marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si i pranueshëm,edhe pse neni shtat ,është i pa qartë me vetëqeverisjes lokale të serbëve të Kosovës ,dhe në çfarë modeli ,ku përmendet si referencë ,baza e të drejtave të minoriteteve sipas kartës së të drejtave të pakicave të Këshillit të Evropës. Por kjo duhet të vlejë njësoj edhe për pakicat kombëtare në Serbi e veçmas për komunitetin shqiptarë të luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Të gjitha këto duhet të negociojnë palët gjatë specifikimit të marrëveshjes bazë e që do të duhej të përfshihet edhe opozita,e cila ajo vetë është autorja e asociacionit serb të në shkruar gjatë vitit 2013dhe 2015 dhe të ratifikuar në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës...Tani siç duket ka mundësi që çështja vetëqeverisjes lokale të pakicës kombëtare serbe të ri negociohet dhe të bëhet përpjekja që pakica serbe në Kosovë të akomodohet në kuadër të sistemit kushtetues të Kosovës përmes marrëveshjes së re negociuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".