'NON GRATA' nga SHBA-ja kundër Sali Berishës e dizajnuar dhe sponsorizuar nga lidhja kriminale McGonigal me Edi Ramën

'NON GRATA' nga SHBA-ja kundër Sali Berishës e dizajnuar dhe sponsorizuar nga lidhja kriminale McGonigal me Edi Ramën
'NON GRATA' nga SHBA-ja kundër Sali Berishës e dizajnuar dhe sponsorizuar nga lidhja kriminale McGonigal me Edi Ramën

Nexhat Haziri

  • 05 March 2023 - 08:39

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri 

 

Pse qenka vetëm Sali Berisha i korruptuar, e jo Edi Rama e Ilir Meta apo të tjerët që kanë hyrë e dalë në skenën politike në Shqipëri për më shumë se tri dekada. Ndërsa “NON GRATA”nga SHBA-ja, që po i rri Sali Berishës si nishan në lule të ballit, marrë parasysh skandalin i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGoingal i njohur si afera “McGoingal” në të cilin është përfshirë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, del se “NON GRATA” për Doktorin të jetë sponsorizuar nga kryeministri aktual dhe krye socialisti Rama.  Nëse koncepti politik i të djathtës (PD-së) tashmë përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj e Gaz Bardhi, është i pashpresë dhe vetëm sa do t’i zgjas vuajtjet e fundit jo vetëm të PD-së por edhe të djathtës në përgjithësi në rrugën e saj drejtë kalimit në histori që do të thotë vdekjen klinike të pluralizmit në Shqipëri edhe për një kohë të gjatë.

 

 

 

Nga data 3 mars 2023 vendimi I Gjykatës së Apelit lidhur me vulën e Partisë Demokratike,  e djathta në Shqipëri si koncept dhe forcë politike nuk ekziston më. Betejën për shkatërrimin e saj e fituan Soros dhe krye-socialisti Edi Rama, dhe ky i fundit si fitimtar i kësaj tragjedie politike, po marshon tashmë si një lider autokrat i tipit të Putinit në Rusi dhe Llukashenkos në Bjellorusi. Ky cilësim për Ramën është vetëm në raport me Shqipërinë dhe qeverisjen e tij, sepse në raport me jashtë Shqipërisë ai është vetëm një pulë e lagur, asgjë më shumë. Nga kjo “vdekje” e të djathtës në Shqipëri, nuk është edhe pa mëkate, lideri i saj historik Sali Berisha, dhe mëkati i tij fillon qysh se kur e projektoi Lulzim Bashën si pasues të tij në krye të PD-së. Doktorin nuk kam pse ta “mbrojë” nga korrupsioni e që është karakteristikë e liderëve shqiptarë në të gjithë rajonin, sidomos në Shqipëri. Pse qenka vetëm Sali Berisha i korruptuar, e jo Edi Rama e Ilir Meta apo të tjerët që kanë hyrë e dalë në skenën politike në Shqipëri për më shumë se tri dekada.

Ndërsa “NON GRATA”nga SHBA-ja, që po i rri Sali Berishës si nishan në lule të ballit, marrë parasysh skandalin i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGoingal i njohur si afera “McGoingal” në të cilin është përfshirë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, del se “NON GRATA” për Doktorin të jetë sponsorizuar nga kryeministri aktual dhe krye socialisti Rama. Nëse koncepti politik i të djathtës (PD-së) tashmë përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj e Gaz Bardhi, është i pashpresë dhe vetëm sa do t’i zgjas vuajtjet e fundit jo vetëm të PD-së por edhe të djathtës në përgjithësi në rrugën e saj drejtë kalimit në histori që do të thotë vdekjen klinike të pluralizmit në Shqipëri edhe për një kohë të gjatë. Vendimi i ndikuar politikisht i i Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, kanë votuar unanimisht që çështja të rishqyrtohet në Shkallën e Parë, duke anuluar kështu vendimin e Agron Zhukrit i cili njohu si legjitim Kuvendin e Sali Berishës, atë të 11 dhjetorit 2021, u shndërruan në varrmihës të demokracisë, edhe ashtu të brishtë në Shqipëri. Dhe krejt për fund, beteja për ta kthyer serish të djathtën si forcë dhe alternative politike në skenën politike në Shqipëri, ka me qenë një betejë e gjatë dhe e mundimshme që kërkon reformë rrënjësore jo vetëm si formë por në përmbajtje për funksionim demokratik dhe lidership të ri e kreativ, të përgatitur profesionalisht, intelektualisst dhe kulturalisht, të gatshëm dhe të aftë jo vetëm për t’u ballafaquar, por për t’i fituar sfidat politike në të ardhmen, të cilat nuk do të jenë të pakta e as të vogla në Shqipëri.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".