Turpi dhe tradhtia shteti ka vulën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes me vulosjen e Zajednices kur ishin ortak të bashkuar në ndarjen e pushtetit

Turpi dhe tradhtia shteti ka vulën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes me vulosjen e Zajednices kur ishin ortak  të bashkuar në  ndarjen e pushtetit
Turpi dhe tradhtia shteti ka vulën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes me vulosjen e Zajednices kur ishin ortak  të bashkuar në  ndarjen e pushtetit

Gani Qarri

  • 06 March 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Dëme të rimburësuara me marrëveshje të kundërligjshme të nënshkruara qorrazi, nga Thaçi e Mustafa me Serbinë, në mesin e të cilave, godet më së shumti, ajo e Asociacionit të nënshkruar dy herë dhe të ratifikuar madje edhe në Kuvendin e Kosovës, pikërisht me votat e deputetëve pa «uni» të PDK-së, dhe atyre të LDK-s, të nxitur nga insistimet e ish krerëve renegat të shtetit, Hashim Thaçi e Isa Mustafa!

-Krerët oportun të opozitës së inkriminuar, të vënë kryekëput në shërbim të Aleksandër Vuçiqit dhe interesave të Serbisë fashiste në Kosovë, me sjelljet e tyre të paturpshme, po dëshmojnë publikisht, se sa të inkriminuar dhe të pafytyrë janë. Madje derisa ishin në pushtet, ata me qëllim e lanë të deponuar në sirtar, «zajednicën» kundër kushtetuese një etnike serbe, dy herë të nënshkruar dhe njëherë edhe të miratuar me votat e PDK-së e të LDK-së, edhe në Kuvend, si trashëgimi të rrezikshme, dhe “patate të nxehtë”, në duart e atyre që e kanë kundërshtuar me të gjitha forcat, sajimin e saj, duke e luajtur kështu, lojën më perfide të djallit të mallkuar, për përfitime politike. Edhe vet seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u thirr me urgjencë nga opozita, në emër të diskutimit dhe debatimit mbi rezultatin e takimit të fundit në Bruksel në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, kishte për qëllim, "fajësimin" apriori dhe tërësisht artificial të kryeministrit Kurti, për pranimin në parim të planit franko-gjerman si dokument bazë për marrëveshjen finale, ndërmjet dy vendeve.

Debati i kërkuar, me procedurë të përshpejtuar dhe pa u paralajmëruar më parë, erdhi si një taktikë konfidenciale e opozitarëve të inkriminuar deri në fyt, që deri dje ishin në pushtet, për tu shfajësuar për të gjitha dëmet e pariparueshme që ata vet, i kanë kurdisur ndër vite, popullit dhe shtetit të Kosovës. Dëme të rimburësuara me marrëveshje të kundërligjshme të nënshkruara qorrazi, nga Thaçi e Mustafa me Serbinë, në mesin e të cilave, godet më së shumti, ajo e Asociacionit të nënshkruar dy herë dhe të ratifikuar madje edhe në Kuvendin e Kosovës, pikërisht me votat e deputetëve pa «uni» të PDK-së, dhe atyre të LDK-s, të nxitur nga insistimet e ish krerëve renegat të shtetit, Hashim Thaçi e Isa Mustafa! Madje hilja më e madhe e PDK-s, LDK-s, e në një mandat qeverisës edhe e AAK-s, është fakti se ato qëllimisht asociacionin kundër kushtetues një etnik serb,e kanë nënshkruar dy herë, miratuar me shumicën e votave në Kuvend dhe lënë kopil në derë të Kosovës, për të pushuar, për plot 8 vite me radhë, duke mos marrë mundin për ta adaptuar as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe ri përshtatur e harmonizuar pikë për pikë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kështu që sjelljet e tanishme të opozitës së inkriminuar po dëshmojnë publikisht, se ato sa ishin në pushtet me qëllim e paradeponuan «zajednicën», për ta lënë trashëgimi të rrezikshme, në duar të atyre që e kanë kontestuar, e që erdhën në krye të vendit dhe tani janë në pushtet. Akt skajshmërisht dekonstruktiv që flet hapur, se krerët e opozitës, të vënë në shërbim të Vuçiqit dhe interesave të Serbisë fashiste në Kosovë, janë duke e luajtur lojën e djallit për përfitim të imagjinuar politik, duke harruar interesin e shtetit, dhe mos ofruar opsion të përbashkët të finalizimit të marrëveshjes, me qëllimet e veta të errëta, për ta damkos, dhe hedhur përgjegjësinë me të cilën ata, përjetësisht i ngarkon e kaluara e dyshimtë, me shpresën se vetëm kështu do të rikthehen në kapje të serishme të pushtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".