Po gaboni z. Ambasador, serbët e kanë kolonizuar Kosovën sikurse evropianët Amerikën!

Po gaboni z. Ambasador, serbët e kanë kolonizuar Kosovën sikurse evropianët Amerikën!
Po gaboni z. Ambasador, serbët e kanë kolonizuar Kosovën sikurse evropianët Amerikën!

Fadil Maloku

  • 08 March 2023 - 12:10

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

Jo Z. Ambasador jo, gabim jeni sepse serbët e kanë kolonizuar Kosovën, sikurse evropianët Amerikën! (Po ua them këto fjalë, shkaku se asnjë nga politikanët e servilosur e as mediet mercenare nuk e ka guximin!) Po Z. Ambasador shikuar më këtë logjikë e "dioptri", serbët kanë jetuar edhe ca shekuj tjerë në Karpatet e Sibirit(!), prej nga edhe u "zbarkuan" si hordhi të dhunshme...në shek. e VII në Iliri e Dardani! Vërtetoni këto të dhëna, shlirë! Po nejse, tregoni qytetarëve shqiptar Ju dhe Ambasadori Eskobar cilën Kompani Transnacionale do e angazhoni për t'i eksploatuar minierat e Trepçës e Artanës (kur të ia realizoni Serbisë Zajednicën!) bashkë me Liqenin e Ujmanit?

Pse Z. Ambasador, nuk tregohesh i sinqertë dhe me u tregu qytetarëve të Kosovës, që krejt ky zhurmim e tollovi rreth Zajednicës, po bëhet jo shkaku i do të drejtave shtesë për 30.000 serbë etnik, por, thjesht; ekskluzivisht shkaku; i 500-1500 miliardave $ që i posedon Trepça Artana e Ujmani!? Pse! Ju jeni diplomat e jo historian! Ama historinë e Ballkanit e di që e dini... Në vitet 90-ta nga një Konferencë për demokracinë... ku për herë të parë u takuam, insistoje vazhdimisht në rolin e Kishës ortodokse në një Marrëveshje denigruese për shqiptarët...Por, Presidenti ynë Ibrahim Rugova, ta refuzoj kategorikisht...! Andaj mos na qit "hi syve", me këto "mjegullnaja" historike, s'e nuk jemi edhe aq injorantë, ne shqiptarët!? Ju të fortë, e ne të ligë grahni!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".