Tirana duhet të përgatitet seriozisht për procesin historik të gjykimit të mega krimit internacional të  FBI-së amerikane Edi Rama-Charles McGonigal 

Tirana duhet të përgatitet seriozisht për procesin historik të gjykimit të mega krimit internacional të  FBI-së amerikane Edi Rama-Charles McGonigal 

Hajrullah Tërnava

  • 08 March 2023 - 15:53

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

Politikat shqiptare që janë në zhvillim e sipër në të gjitha trojet shqiptare, janë për tu habitë se si po zhvillohen. Në këto situata nuk kuptohet pse udhëheqësit shqiptar nuk ecin në hap me kohën, edhe nëse vetë nuk dinë dhe kanë ndonjë pengesë, edhe që pranë veti kanë mjaft zyrtarë që paguhen me rroga të majme, të cilët vetë i kanë zgjedhur ti kenë paranë tyre, si ekspert dhe këshilltar të fushave të ndryshme, dhe prapë  i ripërsëritin ato gabime që edhe qytetarët e shtetit me u ndie keq dhe  turpërua se kush ju prin këtyre shteteve ku qeverisin dhe merren me politik bërje shqiptarët e korruptuar në lidhje të fuqishme me krimin e organizuar.  

 

 

Me këto veprime tani jo rastësisht jemi shtetet më të izoluara në botë, prandaj tani për opinionin-popullin edhe këto të thëna dhe akuza që po publikohen në rastin Rama-McGonigal nuk janë ndonjë habi dhe befasi, por sikur të ekzistonte një përgjegjësi morale dhe e pastër te këta njerëz që i prijnë shtetit, mirë kishte me qenë që ata vetë ta ndiejnë përgjegjësinë dhe të japin dorëheqje para popullit, dhe me këtë populli do e kuptonte se nuk ka njeri për tërë jetën e tij që s’bënë gabime, por ato duhet të pranohen dhe nga drejtësia të gjykohen. Nga këto dorëheqje edhe strukturat udhëheqëse pas tyre do të vetëdijesohen dhe nuk do të veprojnë dhe nuk do ti ripërsëritin ato gabime si ata të mëparshmit. Tani është koha që edhe Edi Rama duhet ta paguaj çmimin e madh të turpit dhe dëmin që ja ka sjell shtetit shqiptar, për përfshirjen në aferën McGonigal, vetëm duke u gjykuara para institucioneve të drejtësisë shqiptare, kuptohet, me profesionist të gjyqësorit të përbashkët amerikano shqiptar. Njëra nga gazeta prestigjioze amerikanë citohet të ketë thënë se Gjyqi i McGonigal ku përfshihet kryeministri Shqiptar por edhe të tjerët, duhet dhe do të  zhvillohet në Tiranë. Ky paralajmërim i hershëm publikohet derisa po vijon jehona e skandalit “McGonigal” në SHBA. Gazeta amerikane “Boston Herald” shkruan se gjyqi ndaj ish-shefit të kundërzbulimit të SHBA-së, Charles McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë. Kjo nisur nga fakti se krimet e McGonigal janë bërë në Tiranë dhe se në Amerikë janë dëshmitarët dhe viktimat. Gazetari Peter Lucas shkruan se një gjyq i hapur në Tiranë do t’i lejonte SHBA-së t’i tregonte aleatit të saj të vogël në NATO, dhe pjesës tjetër të botës, se si nuk ka dy sisteme drejtësie në Amerikë apo në Shqipëri por në kuadër të bllokut të Aleancës drejtësia është e barabartë për të gjithë dhe ajo duhet të zbatohet ndaj secilit kudo e kurdo që abuzohet me ligjet dhe interesat e shtetit, e në veçanti kur janë në pyetje interesat e mëdha jo vetëm politike por edhe ato strategjike e të sigurisë, sikur që ka të bëjë dosja Mc. Gonigal Sipas gazetës “Boston Herald” : “SHBA duhet të zhvillojë gjyqin e ish-agjentit të turpëruar të super zbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, në Tiranë, Shqipëri, aty kë është edhe vendi i skemave të tij të supozuara të tronditjes. Pse Shqipëria? Sepse aty janë të gjithë dëshmitarët, shumë prej të cilëve janë të ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara – të shpallur persona non grata – bazuar në sanksione jo ekzistente ose të rreme. Pra, vetëm një gjyq i hapur në Tiranë do t’i lejonte SHBA-së t’i tregonte aleatit të saj të vogël në NATO – dhe pjesës tjetër të botës – se si nuk ka dy sisteme drejtësie në Amerikë apo në Shqipëri. Edhe pse kjo do të ishte e vështirë për t’u shitur, ende mund të ketë disa njerëz që e besojnë atë. Shqipëria është një vend ku McGonigal u pasurua pa ditur asgjë FBI-ja për sjelljen e tij mashtruese. Dhe kjo sjellje përfshinte çimentimin e një marrëdhënieje sekrete me kryeministrin socialist shqiptar Edi Rama. Aktakuzat kundër McGonigal, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm, përfshijnë pranimin e 225,000 dollarëve cash nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare me lidhje me Ramën. Shpërblimi për shërbimet e supozuara të paligjshme të bëra erdhi nga rusët ose shqiptarët, por ndoshta të dyja. McGonigal punoi edhe anën ruse të rrugës. Ndërsa Rama ka pranuar takimet me McGonigal, por ai ka mohuar çdo keq bërje, por ka penguar përpjekjet për një hetim të brendshëm parlamentar, e me siguri do të bënë përpjekje për ta penguar dhe pamundësuar hetimin edhe nga gjyqësori shqiptar. Kundërshtarët e tij politikë në Partinë Demokratike të qendrës së djathtë kanë akuzuar, megjithatë, se McGonigal ishte paguar për të stigmatizuar dhe shkatërruar kundërshtarin e Ramës, Sali Berisha, një ish-kryeministër, duke rekomanduar që ai të njolloset me sanksione për të penguar një rikthim politik. Ishte pikërisht sekretari i Shtetit Antony Blinken i cili në vitin 2021 e shpalli Berishën persona non grata për “akte korruptive” të pa specifikuara që dyshohet se kanë ndodhur kur Berisha ishte në pushtet tetë vjet më parë. Berisha planifikon të sfidojë Ramën në vitin 2025 dhe aktualisht është lideri kryesor politik në Shqipëri i cili në krye të PD-së po mobilizohet për zgjedhjet e radhës. Jo vetëm skandali McGonigal, pot tashmë është edhe prania e afërt e miliarderit George Soros, aktiv prej kohësh në Shqipëri, që po sulmohet prej kohësh nga Berisha, për të cilin dyshohet se në emër të reformës po përpiqet të bëjë me sistemin shqiptar të drejtësisë penale atë që i ka bërë sistemit të drejtësisë penale në SHBA. Berisha pohon se nëse dikush duhet shpallur persona non grata është George Soros. Jo vetëm kaq, por edhe amerikanë në Shqipëri Yuri Kim është hedhur në politikën shqiptare siç nuk e ka bërë asnjë ambasadore tjetër. Kim u përpoq të largonte Berishën nga Partia Demokratike, të cilën ai e themeloi fillimisht pas rënies së komunizmit në 1999. Duke e dështuar këtë, si favor për Ramën, ajo u përpoq të bënte që Partia Demokratike të rrëzonte Berishën si deputet, edhe pse ai ishte zgjedhur në rregull. Ajo tha gjithashtu se Uashingtoni do të ndalonte të gjithë dialogun me Partinë Demokratike nëse Berisha rikthehej në krye të saj, gjë që e bëri. Berisha ishte dhe është një antikomunist i vendosur, lideri i parë i Partisë Demokratike pas përmbysjes së regjimit komunist. Ai shërbeu si president nga 1992 deri në 1997, dhe përsëri si kryeministër nga 2005 në 2013. Ai ishte gjithmonë pro-amerikan. Në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar drejtorit të FBI-së sqarime lidhur me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në kuadër të një hetimi që ka filluar Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, që ligjvënësit republikanë thonë se janë përdorur si mjete politike nga demokratët kundër republikanëve. Në një letër për Drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, Kryetari Komisionit Juridik Jim Jordan, vë në dukje se zoti McGonigal luajti rol të rëndësishëm në fillimin e hetimeve për lidhjet me Rusinë të ish Presidentit Trump. Ata theksojnë se oligarku rus, Oleg Deripaska, për të cilin zoti McGonigal, punoi pas largimit nga FBI-ja, kishte punuar me ish agjentin e shërbimeve britanike të zbulimit, Christopher Steele, dosja e diskredituar e të cilit ndaj zotit Trump, sipas letrës, luajti rol qendror në fillimin e hetimeve. Edhe kryetari demokrat i Komisionit Juridik të Senatit Dick Durbin, i ka kërkuar me anë të një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, zotit Wray informacione të mëtejshëm lidhur me aktivitetet e zotit McGonigal, duke u nisur nga dy aktpaditë, ajo e Nju Jorkut, për lidhjet me oligarkun rus dhe ajo e Uashingtonit, për lidhjet me Shqipërinë. Zoti Durbin thotë se akuzat për shkeljet e zotit McGonigal janë shqetësuese dhe ai kërkon informacion mes të tjerash mbi rolin e zotit McGonigal në hetimet për lidhjet ruse të zotit Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Në këto procese të përndjekjeve kriminale të argumentuara, duhet të jenë të përfshirë të gjithë ata që janë apostrofuar dhe zbuluar me fakte në këto afera kriminale, dhe me këto zbulime të veprave kriminale duhet të ngarkohen të gjithë ata që ishin të përfshirë , dhe njëherë e përgjithmonë si udhëheqësit shtetërorë njashtu edhe qytetarët duhen ta kuptojnë, se të gjithë qytetarët e shtetit pavarësisht pozitave dhe posteve në të cilat gjinden, janë të barabartë para ligjeve, dhe duhet të japin llogari para gjykatave dhe të institucioneve të shteteve ku janë kryer ato vepra penale e kriminale.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".