Aferat korruptive të kryeministrit Edi Rama të ndiqen urgjentisht nga FBI-ja amerikane dhe shërbimi sekret i Shqipërisë, të parandalohet fshehja e pasurisë së vjedhur jashtë shtetit në bashkëpunim me rrjetet e mafies

Dardan Grapci

  • 11 March 2023 - 16:57

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Denoncimi i kreut të PD-s Sali Berisha, për kryeministri Edi Rama, se Edi Rama ka ngritur një sipërmarrje në Singapor duke shpërdoruar detyrën dhe pasurinë e shtetit, është një lajm i ri për aferë të radhës e cila detyrimisht do të duhej ndjekur dhe hetuar. Ky rast duhet të ndiqet nga vetë shërbimi sekret i Shqipërisë në bashkëpunim me policinë e ishujve Kajman dhe FBI-në, sepse organizatat e pavarura mundë të jenë në rrezik nëse e ngrisin zërin kundër Edi Rames në Shqipëri, nga grupet mafioze të cilat i kontrollon ai dhe i urdhëron për të vepruar.

Denoncimet e njëpasnjëshme të cilat po adresohen kundër kryeministrit Edi Rama, për afera korruptive nga më të ndryshmet, nuk duhet ta lënë të qetë drejtësinë shqiptare por aq më pak kreun e shtetit, pra kabinetin e presidentit të shtetit. E kam thënë njëherë dhe po e përsëris që Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj duhet ta luaj një rol pozitiv dhe neutral duke kërkuar nga bankat shqiptare dhe brenda Shqipërisë që ti bllokohen llogaritë personale bankare në emër të Edi Ramës dhe të kërkoj edhe arrestimin e tij.

Kur është shpallur Sali Berisha non-grata në SHBA ka qenë e ditur që ka pas gisht në këtë kurth Edi Rama duke e ditur që e ka edhe kundërshtar të fortë politik.

Prandaj afera e Durrësit është vetëm një nga skandalet e vendit ku mund ta dërgojë Shqipërinë në kolaps ekonomik.

Si ka mundësi që të gjitha këto skandale, shitje të tokave tek biznesmenët arab në veçanti nga DUBAI po kalojnë para syve të shërbimit sekret të Shqipërisë pa u vërejtur?, apo është dikush aty brenda agjencionit dikush që ka marrë një shumë të majme për ta mbajtur sekret gjithë këtë operacion skandaloz larg medieve?.
Porta e Durrësit duhet të mbyllet përkohësisht derisa të përfundojnë hetimet dhe arrestimet e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë mega aferë korruptive dhe mafioze, duke filluar nga Kryeministri Rama e deri tek Mohamed El Alabar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".