Në përkujtim të 42 vjetorit të demonstratave të vitit 1981

Në përkujtim të  42 vjetorit  të demonstratave të vitit 1981
Në përkujtim të  42 vjetorit  të demonstratave të vitit 1981

Muhamet Kelmendi

  • 11 March 2023 - 20:53

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Sot, para katër decenieve, në Prishtinë shpërthyen demonstratat e studentëve të Universitetit të Kosovës.Demonstratat ishin rezultat i gjendjes së rëndë politike e ekonomike; ishte rezultat i padrejtësive të mëdha që qeveria serbo-jugosllave dhe kuislinge shqiptare në Prishtinë, bënte ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.Padrejtësitë ishin të mëdha dhe të gjithanshme.Kombi shqiptar ishte dhe persekutohej vazhdimisht nga pushteti serbomadh. Kishte shfrytëzim të ashpër të nën e mbi tokës së Kosovës. Populli i ynë maltretohej e keqpërdorej vazhdimisht nga pushteti serbo-jugosllav dhe kuislingët në Kosovë. Prestarët e kombit tonë vriteshin, rriheshin e maltretoheshin vetëm pse ishin shqiptar. Veprimtarët e shquar të kombit u dënuan. Shumë ikën jashtë vendit. Edhe simboli i ynë i rezistencës kombëtarë Adem Demaqi dënohet për të dytën herë me 15 vjet burg. Më vone iki nga vendi Kadri Zeka e Jusuf Gërvalla.Dënohen edhe shumë të tjerë deri me 15 vjet burg. Po në këtë kohë dënohet rëndë edhe Ukshin Hoti. Gjendja ishte e rëndë:

1. Kosova nuk ishte Republike si 6 republikat tjera;

2. Papunësia në Kosovë në vitin 1981 ishte mbi 50%;

3. Kishim me qindra e mijëra njerëz të burgosur e të dënuar;

4. Shfrytëzohej ashpër Trepça, xeheroret e Kishnicës dhe të Novobërdës, si dhe thëngjilli i Kosovës;

5. Nuk kishte në Kosovë sigurim shëndetësor dhe social;

6. Ishte e ndaluar kultura dhe historia shqiptare;

7. Studentët jetonin shumë keqe dhe kishte edhe mungesë të ushqimit dhe

8. Lëvizja demokratike e kombit shqiptar shtypej me dhunë e terror. Kjo gjendje solli deri te demonstratat e përgjithshme dhe popullore të vitit 1981. Demonstruesit kërkuan:

1. Kosova të konstituohet në Republikë;

2. Të ndalej eksploatimi i të mirave nën e mbitokësore,;

3. Të punësohen të rinjtë e të rejat e kombit;

4. Të përmirësohet jeta e studentëve;

5. Të lejohej mësimi i historisë dhe i kulturës shqiptare dhe

6. Të ndaleshin burgosjet, maltretimet dhe dhuna ndaj shqiptarëve.

Këto ishin kërkesat e demonstruesve, të cilët kërkuan çlirimin e Kosovës nga Serbo-Jugosllavia. Por, këto demonstrata, nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë u kualifikuan në kundërrevolucionare, terroriste dhe nacional-irredentiste. Mbi bazën e tillë u kapen dhe u burgosen me mijëra shqiptar. Kishim të vrarë dhe të masakruar. Dhunimet u thelluan dhe Kosova u shndërrua në koloni të shtetit serb. Deri në vitin 1989 u dëbuan mbi 600 mijë veta. Mbi 1 milion shqiptar u burgosen dhe u dhunuan barbarisht nga pushtuesit serbomadh. Ndërsa, nga viti 1981, deri me 1999, ranë mbi 20 mijë veta nga pushtuesit serb. Dhuna dhe vrasjet u intensifikuan. Nga viti 1985 filluan edhe vrasjet në ushtri dhe në rrugë, në fshatra dhe në lagjet e Kosovës. Ndërsa, në vitin 1989 u okupua Kosova edhe juridikisht, veç se faktikisht. Kjo krijoj një gjendje që kombi i ynë të organizohet. Krijohet organizata ilegale LPRK-LPK. Pas vitit 1990 u krijuan edhe shumë parti legale politike. Më vonë u krijua edhe UÇK. Dhe në vitin 1998, në marsin legjendar, atëherë kur ra legjendari i kombit shqiptar, Adem Jashari, filloi lufta çlirimtare e cila u kurorëzua me fitoren e vitit 1999, kur të përkrahur nga NATO, U çlirua Kosova. Me këtë rast përkujtojmë të gjithë të rënët për liri! Përkujtojmë ata që ranë në altarin e lirisë gjatë shekujve të luftës së madhe për bashkim kombëtar! Nderi dhe respekti shkon për heronjtë e dëshmorët e kombit shqiptar! Lufta e shenjtë vazhdon për shtetin - komb! Rroftë populli shqiptar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".