Për shkak të aferave korruptive të Ramës, Shqipëria është shtet nën hetim nga BE-ja, po rrezikohet edhe me izolim

Për shkak të aferave korruptive të Ramës, Shqipëria është shtet nën hetim nga BE-ja, po  rrezikohet edhe me izolim
Për shkak të aferave korruptive të Ramës, Shqipëria është shtet nën hetim nga BE-ja, po  rrezikohet edhe me izolim

Gani Qarri

  • 12 March 2023 - 08:45

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Frustrimi i thellë me veprimet mafioze të Edi Ramës ka arritur deri në Bruksel, prej nga u dhanë sinjale të qarta se Bashkimi Evropian nuk është dakord me projektet e dyshimta të Edi Ramës, dhe për pasojë, në nëntor të vitit 2022, Komisioni Evropian vendosi të anulojë një grant në vlerë prej 28 milionë eurove, të parashikuar për forcimin e kapaciteteve në Portin e Durrësit, i cili tashmë mendohet që mund të zhvendoset në Porto Romano. Kështu që të gjitha këto fakte bizare, janë më tepër se vetëm argumente të mjaftueshme që prokuroria dhe gjyqësori të zgjohen urgjentisht dhe sa nuk është bërë vonë, të veprojnë ashtu siç janë të obliguar, konform ligjit, kurse opozita dhe shoqëria civile shqiptare, ta denoncojnë sa më parë këtë akt skandaloz dhe të deponojnë menjëherë kallëzim penal kundër mafiozit Edvin Kristaq Rama.

 

Kryeministri mafioz në detyrë Edvin Kristaq Rama, i vetëdijshëm për aferat korruptive të cilat po i zbulohen njëra pas tjetrës, duke parë që besimi, te qytetarët është rrënuar tërësisht për shkak se në mandatet e tij, ai vetëm ka gënjyer e vjedhur djersën e popullit duke premtuar zhvillim dhe mashtruar qytetarët e varfëruar, të cilët të ngelur pa shpresë, kanë filluar të largohen dhe migrojnë jashtë vendit, ka vendosur të krijojë kompani biznesore jashtë shtetit. Madje mospajtimet me veprimet mafioze të Edi Ramës kanë arritur deri në Bruksel, ku edhe vet Bashkimi Evropian u shpreh qartë se nuk është dakord me projektet e dyshimta të Edi Ramës, e për pasojë, në nëntor të vitit 2022, Komisioni Evropian vendosi të anulojë një grant në vlerë prej 28 milionë eurove. Prandaj, jo vetëm nga opozita por edhe nga organizatat e pa varura të shoqërisë civile, duhet urgjentisht, të iniciohet denoncimi dhe hetimi i përpjekjes së kryeministrit Rama për ta fshehur pasurinë e tij të krijuar me plaçkitje të shtetit dhe nga bashkëpunimi me nëntokën e krimit të organizuar, duke investuar apo transferuar paratë e shumta, jashtë vendit, në emër të personave të tretë, dhe ndarë tallin së bashku, sikur që ka paralajmëruar një rast të tillë të zbuluar së fundi, kreu i PD-së Sali Berisha. Lideri demokrat, gjatë takimit me kandidatët e Partisë Demokratike për bashkitë, ka denoncuar publikisht kryeministrin Rama se, ai së fundi, ka ngritur sipërmarrje në Singapor dhe para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i Edi Ramës, ai që Rama e thërriste ‘parukja’, pra ‘parukja’ është Endri Fuga,i cili ka dhënë dorëheqjen për tu marrë me sipërmarrjen e Ramës në Singapor. Për udhëtimin në Singapor të Edi Ramës, ndokush ende mendon se u bë për interesa të qytetarëve, por megjithëse Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij, vizita e Ramës u bë për interesa personale, sepse parat duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, ku kanë hapur ndërmarrje atje. Pra, afera e Durrësit shumë miliardësh, e bëjnë Edi Ramën të ketë frikë çdo sekondë, çdo minutë, ai e përfytyron veten aty ku e ka vendin. Por nuk janë vetëm këto”, ka deklaruar Berisha, e se kryeministri Rama po e përdorë pozitën e tij në krye të shtetit, për të përfituar në mandatin e tij të fundit, duke abuzuar pafundësisht me pasurinë e shtetit dhe i pa penguar nga prokuroria dhe gjyqësori i kapur prej tij, e dëshmon edhe rasti I fundit, ku është raportuar se një sipërfaqe prej 818 hektarësh truall shtetëror, i ka kaluar me vendim qeverie kompanisë, e cila do të investojë te “Durrës Yacht Marina”. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama kaloi në administrim të kompanisë shtetërore “Albanian Seaport Development” sipërfaqen prej 818 hektarësh, e cila përbën pjesë të kontributit të qeverisë shqiptare në investimin strategjik “Durrës Yacht Marina”. Ndërsa brenda një viti, Rama rriti dhuratat për guaskën e Durrësit, kompani e cila ka fituar statusin e investitorit strategjik, por që ka origjinën në zonën offshore të ishujve Kajman!?. Sipas vendimit të miratuar më 1 mars 2022, shoqëria publike është e detyruar të përdorë pronën shtetërore, duke respektuar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe kompanisë “Eagle Hills Real Estate”, të regjistruar në Dubai! Kurse kompania që ka fituar statusin e investitorit strategjik ka origjinën në zonën offshore të ishujve Kajman,por që aktualisht ka të njohur vetëm pronarin i cili zotëron 40 përqind të saj, i quajtur Mohamed El Alabar. Më 29 dhjetor të vitit 2021, Këshilli i Ministrave vendosi që të vendoste në funksion të projektit privat truallin me sipërfaqe 80.9 hektarë, ndërsa dokumentet qeveritare tregojnë se në harkun kohor të një viti, qeveria ka rritur në mënyrë të ndjeshme sipërfaqen publike që do të vendosë në dispozicion të ndërtimit të komplekseve rezidenciale masive në qendër të Durrësit. Rreth 6 muaj më pas, pra më 21 korrik 2022, qeveria korrigjoi vendimin e mëparshëm dhe kompania me pronar të njohur vetëm Mohamed Al Alabarin, merr dhuratë edhe rreth 12 mijë metra katror truall ndërtimor. Por kjo nuk përfundon këtu,në tetor të vitit 2022, qeveria e Edi Ramës rishikon sërish vendimet e mëparshme, duke i shtuar edhe mbi 6 mijë metra katror truall publik në qendër të Durrësit kompanisë me fillesa offshore të ishujve Kajman. Dhe tani, në funksion të projektit ndërtimor janë në dispozicion 818 hektarë pronë publike, duke shënuar në këtë mënyrë dhuratën më të madhe që qeveria i bën një subjekti privat. Sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo, edhe Parlamenti i socialistëve, miratoi pak javë më parë marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Eagle Hills Real Estate”,pra vetëm me votat e socialistëve të Edi Ramës. Ndërsa opozita parlamentare e ka kundërshtuar në të gjitha format projektin në fjalë, duke e konsideruar si plan mafioz dhe një skemë gjigante për spastrim parash të grupeve kriminale. Frustrimi i thellë me veprimet mafioze të Edi Ramës ka arritur deri në Bruksel, prej nga u dhanë sinjale të qarta se Bashkimi Europian nuk është dakord me projektet e dyshimta të Edi Ramës, dhe për pasojë, në nëntor të vitit 2022, Komisioni Europian vendosi të anulojë një grant në vlerë prej 28 milionë eurove, të parashikuar për forcimin e kapaciteteve në Portin e Durrësit, i cili tashmë mendohet që mund të zhvendoset në Porto Romano. Kështu që të gjitha këto fakte bizare, janë më tepër se vetëm argumente të mjaftueshme që prokuroria dhe gjyqësori të zgjohen urgjentisht dhe sa nuk është bërë vonë, të veprojnë ashtu siç janë të obliguar, konform ligjit, kurse opozita dhe shoqëria civile shqiptare, ta denoncojnë sa më parë këtë akt skandaloz dhe të deponojnë menjëherë kallëzim penal kundër mafiozit Edvin Kristaq Rama. Me zgjedhjet vendore të 14 majit është momenti që vendi të çlirohet nga dora uzurpatore e narko-kryeministrit shqiptar, i cili po e përdorë edhe gjyqësorin për të abuzuar me pushtetin dhe nëse heshtet e nuk veprohet, ai duket se definitivisht ka vendosur, që për interesin e tij mafioz dhe klaneve të narko-mafisë që ai kontrollon, të bëjë pazare jo vetëm me pronat e shqiptarëve, por ta shkatërrojë edhe shtetin shqiptar!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".