Edhe takimi i Ohrit Kurti Vuçiq i dizajnuar për të përfunduar pa marrëveshje të nënshkruar

Edhe takimi i Ohrit Kurti Vuçiq i dizajnuar për të  përfunduar pa marrëveshje të nënshkruar
Edhe takimi i Ohrit Kurti Vuçiq i dizajnuar për të  përfunduar pa marrëveshje të nënshkruar

Blerim Burjani

  • 13 March 2023 - 15:12

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani 

Pra as në takimin e Ohrit nuk mundë të pritet që të  ketë nënshkrim por do të ketë negociata për planin zbatues. Pra mundë ta ketë fatin e njëjtë sikurse takimi i kaluar i 27 shkurtit, edhe takimi i 18 marsit. Ideja evropiane është të merr nota pozitive për të diskutuar më tutje zbatimin.

 

Kosova dhe gjendja që mbretëron jashtë këtij procesi negocius është shumë i komplikuar. Problemet e mëdha që ka Kosova nga fusha ekonomike, ka ndikuar që të shtohet edhe ikja pa ndal e qytetarëve, të rritet varfëria ekstreme. Pra kjo gjendje vetëm po vjen duke u rritur, derisa këto probleme të gjitha po fshehën nga kjo qeveri me temën e dialogut për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.  Në këtë proces është shumë e pritshme  që përsëri nënshkrim të marrëveshjes s’do të ketë nga Serbia.  Pra as në takimin e Ohrit nuk mundë të pritet që të  ketë nënshkrim por do të ketë negociata për planin zbatues. Pra mundë ta ketë fatin e njëjtë sikurse takimi i kaluar i 27 shkurtit, edhe takimi i 18 marsit. Ideja evropiane është të merr nota pozitive për të diskutuar më tutje zbatimin. Pra do të ketë ndoshta një promovim të planit dhe përfundoj filmi, apo episodi i dytë e takimit për një marrëveshje,deri më tash nuk ka transparencë për publikun, pra prej asaj se sa ka të ngjarë nënshkrimi që mundë të shkon deri te një takim i zakonshëm dhe pa nënshkrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".