
Lexoni edhe:
A po e kontrollon Europën mafia shqiptare?
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Bota demokratike duhet të jetë më e përgatitur për një kritikë jo vetëm verbale ndaj ideve të tilla. Kemi ardhur në prag të një lufte më përmasa botërore, pas invazionit rus në Ukrainë. Kur bëhet fjalë për ne shqiptarët, sot është dita të marrim guximin qytetarë të mbrojmë Kosovën. Se gjendja mund të eskalon edhe shumë më rëndë nga hegjemonia ruso –serbe në rajon. Mjaftë gjatë e kemi ofenduar vendin duke mos e mbrojtur atë. Kjo është paradoksi ynë.
A po e kontrollon Europën mafia shqiptare?Lexoni edhe:
.
Derisa ultra nacionalizmi mbetet ideologji e Serbisë, nuk do të këtë qetësi në Ballkan. Idetë serbomëdha edhe janë përgjegjësitë kryesor për gjenocid , për istikame të luftës dhe për vargun shumë të gjatë të zullumeve mbi popujt jo sllavë më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Në vend që kjo politikë shoviniste të shuplakohet rëndë nga Evropa, ajo ende po përkëdhelët! Nëse nuk dënohet një politikë e tillë pushtuese, çdo gjë tjetër mbetet farsë. Kësaj politike të idesë megallomane të gjithë serbet në një shtet, është duke i ndihmuar Kisha Ortodokse Serbe. Edhe ideja për Ballkan të Hapur , e cila po përkrahet nga Evropa dhe Amerika , nuk asgjë tjetër veç përkrahje të vullnetit të ideve për botën ruse dhe për botën serbe në rajon. Kjo është hipokrizi, që botës nuk i sjellë paqe dhe stabilitet. Bota demokratike duhet të jetë më e përgatitur për një kritikë jo vetëm verbale ndaj ideve të tilla. Kemi ardhur në prag të një lufte më përmasa botërore, pas invazionit rus në Ukrainë. Kur bëhet fjalë për ne shqiptarët, sot është dita të marrim guximin qytetarë të mbrojmë Kosovën. Se gjendja mund të eskalon edhe shumë më rëndë nga hegjemonia ruso –serbe në rajon. Mjaftë gjatë e kemi ofendu vendin duke mos e mbrojtur atë. Kjo është paradoksi ynë. Duhet të besojmë më shumë në Zot, së duket shumë e kemi harruar atë. Gjatë janë mashtruar njerëzit më politika miope, e jo sa duhet kombëtare. Kosova nuk mbrohet nga Serbia duke punuar për poenë partiak, në kohën kur na duhet shumë uniteti. Kosovës dhe shqiptarëve nuk ju duhen kuazi elitat të cilat e përçanë dhe e ndanë popullin mbi baza partiake dhe ideologjike. Atdheu është mbi të gjitha. Kjo është e vërteta…!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"