Varfëria nuk vjen si rastësi, është instalim i sistemit të padrejtësive dhe  plaçkitjes së organizuar të  popullit!

Varfëria nuk vjen si rastësi, është instalim i sistemit të padrejtësive dhe  plaçkitjes së organizuar të  popullit!
Varfëria nuk vjen si rastësi, është instalim i sistemit të padrejtësive dhe  plaçkitjes së organizuar të  popullit!

Skender Mulliqi

  • 15 March 2023 - 15:39

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

 

Të rinjtë tanë po largohen masivisht nga vatrat e tyre shekullore, për të mos u kthyer kurrë, e që është ana më tragjike për një shtet dhe për një popull. Kjo gjendje nuk përballohet më heshtje, por përballohet më ngritje të lartë të zërit ndaj këtyre padrejtësive të mëdha. Varfëria nuk është fat, nuk është dënim i pa ambicieve. Varfëria për pasojë ka  ndarjen  jo të barabartë të te mirave materiale .Ajo është padrejtësi, është plaçkitje e paskrupullt

.

Identifikimi i masës  më udhëheqës it  politik është gjë histerike,  është  e pa kuptueshme. Patëm gjithfarë kombinimesh politike në pushtetet e pas luftës, të cilat  më shumë na sollën hidhërime se sa gëzime. I kishim në pushtet njerëzit të cilët nuk paten fare kasavet për dhembjet e të tjerëve. Ata vendosen paturpësisht të bëhen pasanik. Ishin elitë jo e budallenjve, por elitë e papërgjegjshme dhe e pa moralshme politikisht. Nuk ju interesojë gjendja sociale  duke e lënë atë si barrë të rëndë për gjeneratat. Problem e kishin si t ë grabisin elitizmin, e jo të kujdesën për gjeneratat që do rriten nën hijen e  robërisë ekonomike dhe sociale. Bënë kombinime të poshtra  e degraduese për rrjedhat shoqërore dhe politike. Nuk ishte më lajm pse dikush bëhej  milionerë , por lajm dhe skandal u bë që mbi  50 përqind të popullatës   jetuan dobët. Një shumicë  mbeti pa të drejtën e jetës normale , së jeta normale për ta  u bë luks. Është e tmerrshme kur shumica nuk e kanë mundësin më i lidhë dy skajet e muajit,  e lere më të shijojnë pushimin vjetor, që është  shumë normale. Aq më keq kur kjo gjendje e varfërisë krijojë gjendje të pashpresë për të jetuar në Kosovën e lirë! Të rinjtë tanë po largohen masivisht nga vatrat e tyre shekullore, për të mos u kthyer kurrë, e që është ana më tragjike për një shtet dhe për një popull. Kjo gjendje nuk përballohet më heshtje, por përballohet më ngritje të lartë të zërit ndaj këtyre padrejtësive të mëdha. Varfëria nuk është fat, nuk është dënim i pa ambicieve. Varfëria për pasojë ka  ndarjen  jo të barabartë të te mirave materiale .Ajo është padrejtësi, është plaçkitje e pa skurpullt . Njerëzit pa para nuk janë njerëz. Për ata nuk  po vlen asnjë rregull shoqëror e politikë që shumë vite. Për këtë kategori shumicë shteti ende nuk po ngritët në këmbë. Nga kjo klasë politike e re pritet shumë më shumë të bëjë në këtë drejtim. Është koha e fundit që të çmohen vlerat e secilit prej nesh. Shoqëria e cila rreshtohet në kahun e gabuar , rreshtohet pas një grupi të caktuar njerëzish,e shumica mbesin në anonimitet dhe varfëri, është shoqëri e dështuar. Pa një organizim të mirëfilltë shoqëror dhe politikë nuk ka ecje përpara, dhe larg është inkuadrimi në Evropën e Bashkuar, aty ku Kosova e ka vendin. Shoqëri  në degradim nuk i duhet sot askujt. Duhet të luftohen shkaqet e jo pasojat e gjendjes së krijuar .Duhet të kemi një rreshtim të ri për zgjidhjen e problemeve të mëdha shoqërore .Të merresh vetëm më pasojat pa i zgjidhur problemet, donë të thotë të sillesh në rrethin vicioz, e kjo pastaj  kthehet si bumerang.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".