Kryeministri Kurti ka vepruar  me maturi duke e pranuar  planin franko gjerman, nëse Serbia e nënshkruan  de fakto e pranon pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Kurti ka vepruar  me maturi duke e pranuar  planin franko gjerman, nëse Serbia e nënshkruan  de fakto e pranon pavarësinë e Kosovës
Kryeministri Kurti ka vepruar  me maturi duke e pranuar  planin franko gjerman, nëse Serbia e nënshkruan  de fakto e pranon pavarësinë e Kosovës

Skender Mulliqi

  • 16 March 2023 - 15:13

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

Nëse shikohen më kujdes pikat më radhë të këtij plani, unë mendojë së është bazë e mirë për bisedime. Ky planë i ri për Kosovën,  që ka qarkulluar nga shtatori I vitit të kaluar,  mund të diskutohet në disa pika. Unë mendojë së kryeministri Kurti ka vepruar mirë duke e pranuar këtë plan. Tash topi ka mbetur në anën e Serbisë, e cila do të tenton më i zhagitë  proceset ashtu siç dinë serbët më vepruar. Veç kanë filluar të dëgjohen zërat edhe pse presioni ishte i fortë ndaj Kosovës nga BE-ja dhe Amerika, kësaj here kjo do të bëhet ndaj  Serbisë, dhe  Vuçiqit në takimin e Ohrit, kur edhe priten të vazhdohen bisedimet.

 

Plani franko-gjerman po ka interpretime të ndryshme nga analistet politike dhe nga njerëzit e politikës. Disa ndajnë mendimin se ky plan është në favor të Kosovës, e disa po e kontestojnë , madje po shprehin mendimin së është më shumë më favor të Serbisë. Por, e vërteta e gjithë kësaj ndodhet diku në mes. Po të ishte në favor të Serbisë, Vuçiq në takimin e fundit të Brukselit do ta kishte nënshkruar  planin. Shtrohet pyetja logjike, pse nuk e bëri këtë punë?Nuk e bëri së plani franko -gjerman nuk është ashtu siç po e paraqet blloku opozitarë në Kosovë, së nuk është  së  është pranuar ende pa filluar diskutimet Asociacioni nga Kurti , dhe së nuk ka njohje në qendër .Presidenti Vuçiq  nuk po mendon bash ashtu si opozita jonë. Vuçiqi nuk e bëri nënshkrimin, së nuk e pranojnë pikën  e planit ku thuhet së Serbia , nuk banë më penguar Kosovën që të bëhet pjesë e OKB-së. Vuçiq pas takimit Brukselit e deklarojë se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë  inkuadrimin e Kosovës në këtë strukturë botërore. Pastaj, nëse nuk kemi njohje në qendër siç po supozohet që është, kemi pikën katër të planit nëse nuk gabojë , ku de fakto nëse Serbia e nënshkruan  planin  e pranon pavarësinë e Kosovës. Madje , shumë prej njerëzve të politikës mendojnë së pranimi i këtij plani është pranim i pavarësisë të Kosovës nga Serbia. Nëse shikohen më kujdes pikat më radhë të këtij plani, unë mendojë së është bazë e mirë për bisedime. Ky planë i ri për Kosovën,  që ka qarkulluar nga shtatori I vitit të kaluar,  mund të diskutohet në disa pika. Unë mendojë së kryeministri Kurti ka vepruar mirë duke e pranuar këtë plan. Tash topi ka mbetur në anën e Serbisë, e cila do të tenton më i zhagitë  proceset ashtu siç dinë serbët më vepruar. Veç kanë filluar të dëgjohen zërat edhe pse presioni ishte i fortë ndaj Kosovës nga BE-ja dhe Amerika, kësaj here kjo do të bëhet ndaj  Serbisë, dhe  Vuçiqit në takimin e Ohrit, kur edhe priten të vazhdohen bisedimet. Opozita ka adresuar kritika të pabaza ndaj kryeministrit Kurti, së gjoja e ka pranuar “Zajednicën”, e që nuk përkon më realitetin. Opozita duhet të pranon së Asociacioni është pjellë e krerëve të tyre, dhe së Kurti tash është duke bërë luftë të madhe politike që kjo sfidë të tejkalohet , duke ofruar gjashtë pikat e tij. Kurti nuk do të pranon Asociacion mono-etnik, kështu janë edhe deklarimet e disa zyrtarëve të lartë të Amerikës  dhe ambasadorit amerikan në Kosovë. Edhe Britania e Madhe është kundër asociacionit një etnik, ashtu edhe Gjermania, që është shumë domethënëse mendojë unë në vazhdimin e bisedimeve. Serbia po e bënë lojën politike më kohën, dhe më zhvillimet e luftës në Ukrainë, e kur dihet, që rreziku i shpërndarjes së luftës  në Ballkan nuk ka kaluar. Kur i kemi parasysh të gjitha këto zhvillime  , dhe kur dihet për ndihmën e botës perëndimore për çlirim nga Serbia, atëherë nuk bën që ti kundërvihemi miqve tanë, të cilën gje deri vonë e ka kërkuar nga pushteti  edhe opozita .Këtu duhet bërë përjashtim së AAK , ka shprehë qëndrimin pro planit dhe Kurtit .Zyrtarisht opozita edhe morën kritika nga Amerika lidhur më këtë qëndrim të tyre.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".