Beteja për pushtet e opozitës së bashkuar në Shqipëri, shpresë e ndryshimit mbi qeverinë Rama,  e shndërruar në çerdhe të krimit

Beteja për pushtet e opozitës së bashkuar në Shqipëri, shpresë e ndryshimit mbi qeverinë Rama,  e shndërruar në çerdhe të krimit

Hajrullah Tërnava

  • 19 March 2023 - 08:51

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Shqipëria nga tani njëherë e përgjithmonë duhet të orientohet drejtë shteteve përparimtare demokratike dhe me veprime ligjore ti jetësoj ligjet pozitive në shtetin e saj,  i dëshmi se më në fund Shqipëria do ti luftoj të gjitha llojet e krimeve. Me këto veprime ligjore duhet ta bind botën se vetëm si shtet ligjor do ti bashkëngjitet shteteve të BE, dhe në të ardhmen me proceset e spastrimit nga krimet e përgjithshme të deri tashme, do e dëshmoj se në shtetin e Shqipërisë, në të ardhmen e afërt do të ketë ndryshime të rrënjësishme të qeverisjes së shtetit.

 

Në emër të shtetit të së drejtës dhe kundër krimit, duhet të jetë ofensiva e opozitës së bashkuar shqiptare në zgjedhjet vendore të 14 majit, me zbulimin e të gjitha skandaleve dhe abuzimeve kriminale të Kryeministrit Rama, si goditje vendimtare për ndryshim dhe vetëdijesim të qytetarëve, për ta ndëshkuar qeverisjen e kaluar të kriminalizuar, e cila edhe në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare është duke u denoncuar si periudhë me e keqe, që e ka lënë mbrapa Shqipërinë dhe e ka varfëruar, duke krijuar hapësirë të zhvillimit të rrjeteve mafioze e krimit të organizuar. Pas refuzimit për regjistrim të PD-s me në krye Sali Berishën, krahu i Berishës ka bërë koalicion me Partinë Lirisë të Ilir Metës. Nga ana tjetër, lideri opozitar Sali Berisha nuk është duke u tërhequr nga kërkesa për komisionin hetimor lidhur me mega aferën McGonigal dhe aferat tjera korruptive të kryeministrit Rama, të cilat sipas tij duhet të hetohen, të zbardhen një nga një dhe të gjykohen me transparencë nga institucionet e drejtësisë,. Ai ka thënë se komisionet hetimore janë jetike, dhe qytetarët presin transparencë për aferën Rama-McGonigal dhe aferat tjera. Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e Edi Ramës. Së pari për udhëtimet e tij me 22 milionë euro në 137 fluturime. Për shpenzimet e tjera, për vazon 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë. Për sponsorizimin e tij nga kompanitë që rezultojnë me probleme madhore në SHBA dhe Kinë, konglomerati energjetik kinez. Për hapjen e ekspozitës në Hong Kong. Ky njeri nuk bën gjë tjetër veçse merret me pasurimin e tij. Ky është kryeministri më parazit në kuptimin më absolut të fjalës. Shkon në mbledhjen e qeverisë vetëm kur vjedh. Nuk mundet ai të bllokojë opozitën dhe të drejtat kushtetuese të opozitës. Këto janë çështje konstante tonat në parlament. Qytetarët presin transparencë. Transparencë të plotë për McGonigalin. Çfarë shkëmbyen ata me njëri-tjetrin? Çfarë ndanë ata me njëri-tjetrin? Cili është roli i Edi Ramës në krijimin e mjedisit të gjobëvënës? Cili është roli i tij jo vetëm me McGonigal, por edhe me Lou Bladel dhe Marko Rossinit në betejën kundër opozitës? Hetimet këtu janë jetike!”ka deklaruar krye opozitari Sali Berisha. Se sa e fuqishme është bërë mafia shqiptare gjatë këtyre dy mandateve të qeverisë Rama fletë edhe zbulimi I fundit I ndikimit të saj, ku siç raportohet mafia shqiptare e ka “zhytur” në skandal edhe presidentin e Ekuadorit, ku është zbuluar afera me tregti për postet qeveritare me trafikantët. Mediet ekuadoriane publikuan dy ditë më parë dy audio ku shfaqeshin dy persona të identifikuar si gjeneralët Mauro Vargas dhe Giovanni Ponce, nga komanda e lartë e policisë, të cilët dyshohet se flisnin për nevojën e fshehjes së raportit të referuar të policisë për lidhjet e dyshuara të qeverisë me trafikun e drogës, për të mos prekur presidentin. Sipas medieve vendase, këtu hyn në rol implikimi i bandave të fuqishme shqiptare që zhvillojnë veprimtari në Ekuador, të cilat thuhet se kanë financuar fushatën e kandidatit Guillermo Lassso në vitin 2021, me 1 milion e gjysmë dollar. Prandaj në bazë të gjitha këtyre të thënave, qeveria në ardhje duhet të bëjë çmos për ta luftuar krimin në përgjithësi, që ta bind edhe faktorin ndërkombëtare me veprime ligjore se tani e tutje në Shqipëri do të luftohet krimi në përgjithësi në mënyrë të pamëshirshme, në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e vendit, sepse vetëm në këtë mënyrë faktori ndërkombëtar mundë të bindet se Shqipëria e tanishme nuk do të jetë më ai shteti si më parë, i njohur si shtet i inkriminuar në shumë pikëpamje të krimeve të organizuara si brenda shtetit njashtu edhe ndërkombëtarisht.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".