Serbia  e pas luftës ka mbetur  akoma  e pa pastruar nga politika neo - raciste e tipit fashist

Serbia  e pas luftës ka mbetur  akoma  e pa pastruar nga politika neo - raciste e tipit fashist
Serbia  e pas luftës ka mbetur  akoma  e pa pastruar nga politika neo - raciste e tipit fashist

Muhamet Kelmendi

  • 19 March 2023 - 16:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Nuk ka forca brenda vendit që e ndalojnë këtë ideologji. Ëndrra fashiste po i margjinalizon politikanët serb. Në Serbi bëhet politikani mbi bazën e urrejtjes nacionale dhe raciale ndaj shqiptarëve, kroatëve, bosanëve musliman dhe malazezëve. Kush e dinë këtë art të urrejtjes më mirë edhe fiton. Nëpër vizitat e kriminelit të luftës, Aleksandër  Vuçiq, nëpër Serbi, temë është vetëm Kosova. Këtu po e ndërton ky kriminel politikën e vetë neo-raciste.

 

Në territorin e ish-Jugosllavisë u bënë katër luftëra të përgjakshme në fund të shekullit XX. Luftërat i shkaktoi regjimi cionist dhe tipik racisto-serbomadh serb. Këtu nuk është çështja e një njeriu apo e disa grupeve politike. Përkundrazi!

Serbia si shtet u ngrit dhe u ndërtua, u zgjerua mbi bazën e urrejtjes dhe të zhdukjes së popujve jo sllav në Ballkan, sidomos të shqiptarëve. Qëllimi vendimtar ishte zhdukja e kombit shqiptar. Krahas kësaj u ngrit edhe urrejtja raciale ndaj kroatëve dhe u veprua në zhdukjen e bosanëve musliman, si dhe të malazezëve si komb. Qëllimi ishte që në Ballkan të krijohet një superfuqi sllave, si Rusia, që të mbanë popujt e Ballkanit nën sundim. Kjo ishte Serbia. Këtë pikësynim e përkrahi gjatë Franca dhe Rusia. Kishte edhe përkrahje nga shtetet tjera perëndimore. Por,bazë e kësaj ishte Rusia dhe Franca.

Këto shtete e krijuan Serbinë raciste dhe e përkrahen me armë e me ushtar në luftën kundër shqiptarëve, si në kohën e Kongresit të Berlinit, në pushtimet e bëra në Luftërat Ballkanike të vitit 1910-1912, në Luftën e Parë Botërore , në Luftën e Dytë Botërore, si dhe në luftërat në ish Jugosllavi etj.

Fransua Miterran, Presidenti i Francës, mbi 16 vite, në luftërat në ish -Jugosllavi, nuk lejoi me vite të merren masa ushtarake ndaj serbëve e shtetit serb. U krijuan trojka e trojka,. U vu në ballë Lorrdi Karrington me Fransua  Miterran. Por asgjë nuk doli. U bë edhe shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1992 në Londër dhe luftërat e shtetit serb ndaj republikave e popujve jo serb vazhduan. Ideja: "Atja ku jeton një serb është tokë serbe dhe i takon Serbisë",  ishte pikë mbështetja e luftës neo-fashiste serbe. Kjo ideologji u krijua gradualisht në Serbi. Zgjati me decenie e shekuj, por arritën që në Serbi, si ASHS, shkollat e universitetet serbe, politika e institucionet e ndryshme, të krijojnë një popull neo-racist dhe tipik fashist. Edhe sot sundon ky racizëm. Këtë e kapi klika e Millosheviçit. Me atë ideologji mobilizuan forca çetnike serbe dhe bënë luftë gjenocidiale në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe e vazhduan kundër popullit shqiptar në Kosovë. Kjo politikë gjenocidiale u ndalua nga NATO. Por, NATO, BE dhe SHBA-të nuk arritën ta çlirojnë Serbinë nga malltusët e rijnë neo-millosheviqian. Ata u forcuan dhe u toleruan nga faktori ndërkombëtar. Zaten, këtu ishte ndikimi i madh i Francës, i Spanjës, i Greqisë, kuptohet se Rusia e Kina veç ishin në anën e malltueseve serb. Këtej nuk arritën ta çlirojnë Serbinë nga neo-millosheviqët. U krijuan Millosheviq të rijnë si Tadiq, Koshtunica, Daçiq, Vuçiq etj. Këta vazhduan rrugën e filluar para një shekulli, në Luftërat Ballkanike, në Luftën e Parë Botërore , në Luftën e Dytë Botërore , për t' u zgjeruar edhe në këtë kohë dhe për të sunduar në Ballkan.

Kjo politikë sundon aktualisht në Serbi. Nuk ka forca brenda vendit që e ndalojnë këtë ideologji. Ëndrra fashiste po i margjinalizon politikanët serb. Në Serbi bëhet politikani mbi bazën e urrejtjes nacionale dhe raciale ndaj shqiptarëve, kroatëve, bosanëve musliman dhe malazezëve.

Kush e dinë këtë art të urrejtjes më mirë edhe fiton.

Nëpër vizitat e kriminelit të luftës, Aleksandër  Vuçiq, nëpër Serbi, temë është vetëm Kosova. Këtu po e ndërton ky kriminel politikën e vetë neo-raciste. Serbia ka probleme të brendshme. Ka papunësi të madhe. Inflacion të lartë. Gjendja sociale në Serbi është keqësuar dukshëm. Tëra këto janë terciare.

Sundon urrejtja nacional-fashiste ndaj shqiptarëve.

Këto fakte njihen në shtete dhe në mekanizmat ndërkombëtar.

Asnjë shtet në Evropë, as SHBA-të, nuk mundë të përjashtohen.

Njihet mirë Serbia. Por,këto shtete nuk kanë unitet kundruall shtetit serb. Shkaqe ka shumë. Por, mbi të gjitha, në njërën anë, është lufta në Ukrainë dhe,në anën tjetër, janë raportet e vjetra konfliktuoze midis shteteve të BE-së mbi shtetet në Ballkan.

Serbia po e mbështetë politikën e vetë në Rusi, në Kinë, në Indi dhe në raportet e vjetra me Francën. Prapa nuk është me mbështetje as Spanja, as Greqia, as Rumania, as Sllovakia, as Qipro, që në BE e përkrahin shumë Serbinë. Shembull është z. Borell dhe z. Lajçak. I pari vjen nga Spanja dhe i dyti nga Sllovakia. As Spanja dhe as Sllovakia nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Të dytë janë caktuar nga BE për ndërmjetësim të dialogut Kosovë -Serbi. Vetë ky fakt tregon raportet e brendshme të shteteve në BE. Po kaq domethënës është edhe kërcënimi me luftë në Ballkan nga veprimet neo-kriminale të Serbisë në Kosovë, në Bosnje e në Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Me këtë kërcënim e ka kapur Serbia dobësinë e disa shteteve në Evropë dhe vetë SHBA-të. Me kërcënim për një front të ri lufte në Ballkan po tolerohet shteti serb në veprime.

Natyrisht se ka edhe miq tradicional në Evropë e më gjerë.

E tërë kjo ka forcuar nacional-racizmin fashiste serb dhe klikat politike neo-fashiste në Serbi. Me këtë u ushqye edhe populli serb. U krijua një shtet tipik neo-fashist. E ky shtet nuk shërohet në masa individuale dhe në tolerancë nga perëndimi.

Serbia shërohet me vendosjen e një protektorati ndërkombëtar. Shih për këtë rastin me Gjermaninë dhe me Japoninë të dala nga Lufta e Dytë Botërore. Po kjo politikë protektoriale kërkohet të vendoset edhe mbi Serbi.

Ndryshe kurrë Serbia nuk shërohet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".