Amerika po e merr përsipër dekriminalizimin e shtetit shqiptar nga narko mafia

Amerika po e merr përsipër dekriminalizimin e shtetit shqiptar nga narko mafia
Amerika po e merr përsipër dekriminalizimin e shtetit shqiptar nga narko mafia

Dardan Grapci

  • 20 March 2023 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Është momenti i duhur për gjithë inteligjencën shqiptare të vetëdijesuar që ta mbështesin këtë përkushtim të SHBA-ve për të bashkëpunuar si masë e tërë qytetarie me DEA-n kundër krimit të organizuar që për dy mandate kjo qeveri e korruptuar e ka instaluar.

-Më në fund DEA Amerikane përsëri po ndërmerr një aksion serioz në Shqipëri, por kësaj radhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është për tu duartrokitur edhe njoftimi i DEA-s që e ka bërë në faqen e tyre zyrtare për qytetarët e Shqipërisë. Është momenti i duhur për gjithë inteligjencën shqiptare të vetëdijesuar që ta mbështesin këtë përkushtim të SHBA-ve për të bashkëpunuar si masë e tërë qytetarie me DEA-n kundër krimit të organizuar që për dy mandate kjo qeveri e korruptuar e ka instaluar.

Edhe pse është koha e zgjedhjeve në Shqipëri ku do të mbahen shumë shpejtë, mendoj që gjithashtu DEA duhet ti instaloje edhe kamerat nëpër çdo qendër të votimit dhe në çdo qendër të numërimit të votave, gjithashtu qytetarët e Shqipërisë duhet ti besojnë DEA-s Amerikane dhe të raportojnë për çdo problem që mundë ta kenë gjatë fushatës zgjedhore duke filluar nga blerja e votës e deri tek shantazhi. Ish zyrtarët e SHISH duhen të arrestohen nga DEA dhe të japin llogari për veprimet e tyre. Prandaj DEA e cila ka marrë pjesë para disa viteve në shkatërrimin e bandës mafioze të drogës dhe kanabisit në Lazarat në vitin 2014. Kjo tani po rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për ta luftuar trafikun e drogës, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave të pista, pasuri kjo e krijuar nga klasa politike, përmes krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".