Mos e frikësoni popullin, s’ka e as nuk do të ketë minishtet serb në Kosovë !
Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
Politika jorealiste është si vera e tharë pa shi !
Ta dëgjojmë vëmendshëm se çfarë po thotë Uashingtoni zyrtar, jo çka po dezinformojnë eksponentët e tablloideve hibride vuçiqiane dhe putiniste në Ballkan, dikush thumbit, tejtri patkoit, me qëllim të ushtrimit të strtegjisë së frikësimit dhe të çorientimit të kursit politik të shtetit të të pavarur dhe sovran të Kosovës. Ndaj, të gjithë ata që nuk janë dijeni, duhet ta kenë parasysh faktin se refuzimi i Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, do të thotë luftë të re në Kosovë; do të thotë shtytjen e Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në luftë me Rusinën dhe me aleatët e saj në Kosovë.
Mirëpo, këtë opsion të konfrontimit luftarak mes fuiqve të mëdha botërore, nuk duhet pranuar as Kosova e as Serbia, sepse do të ishte falimentimi total i tyre. Një luiftë tillë të tretë botërore e duan vetëm armiqtë e paqesë, të lirisë dhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, si dhe të gjithë Ballkanit.
Amerika dhe BE-ja kanë pranuar Marrëveshjen Frëngo-Gjermane Paqësore, por jo kurrfarë shteti të Zajednicës serbe në Kosovë !
Prandaj, nuk duhet të vetëviktimizohemi dhe të helmohemi me dezinformacione “fake news” të industrive të ndryshme agjenturore, që po veprojnë në përhapjen e propagandës subversive për të provokuar inncidente dhe konflikte në Kosovë dhe në Serbi kundër Planit Frëngo-Gjerman paqësor, të pranuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më 27 shkurt 2023 në Bruksel.
Fundja, Serbia i “peshon” punët e saj, se cili ishte motive i pranimit të Planit Paqësor ‘Macron-Sholc “, por, ne duhet të jemi syçelët dhe të vetëdijshëm se pa Amerikën jemi të vdekur politikisht, edhe pse gjatë epokave dhe shekujve të historisë së derisotme kemi zhvilluar shumë luftëra, beteja dhe kryengritje për mbrojtjen e identitetit kombëtar, shtetëror dhe atdhetar. Mirëpo, edhe pse derdhëm lumenj, dete e oqeane gjaku, deri më i7 shkurt 2008, Kosovën asnjëherë nuk qemë në gjendje ta bënim të pavarur dhe sovrane. Këtë e bëri Amerika me NATO-n dhe me UÇK-në.
Prandaj, ne shqiptarët e Kosovës, nuk kemi të drejtë moroale, as ligjore, as kushtetuese, as evropiane e as ndërkombëtare, që të konfrontohemi me Amerikën zyrtare, edhe kur është fjala për zbatimin e ligjshëm të Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, të cilën në parim e pranuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 27 shkurt në Bruksel në praninë e ndërmjetësve të BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
Me teori konspirative, komploti dhe diskredituese nuk zgjidhen problemt politike
Paragjykimet, frika, paniku, kritikat subjektive me bagazh vulgar, klanor, mëhallor, krahinarist, ideologjik, politik dhe partiak, nuk prodhojnë fryte pozitive, pragmatike dhe realiste për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror, por huti, konfuzion, dështim, vetëmashtrim, zhgënjim, anarki dhe përçarje totale si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike.
Sepse as sot, as nesër e as kurrë nuk ka për të ndodhur që pakica serbe ( 4%) të krijojë ndonjë “Republika Srpska të Bosnjës” në Kosovë, duke u bazuar në zbatimin e Marrëveshjes së Themelimit të Bshkësisë së Komunave Serbe, sepse kjo ka të bëjë vetëm me respektimin e të drejtave dhe lirive minoritare sipas ligjeve të brendshme, Kushtetutës, Planit të Marti Ahtisarit, të konventave evropiane dhe të atyre ndërkombëtare të miratuara nga OKB-ja (rezoluta, konventa, marrëveshje, deklarata dhe protokolle), sipas të cilave asnjë minoritet në botë nuk gëzon të drejtën e vetëvendosjes për formimin e ndonjë shteti të tyre brenda një shteti të pavarur dhe sovran siç rasti konkret i Republikës së Kosovës, e cila, duke u bazuar në të drejtën e vetëvendosjes dhe në të drejtën legjitime dhe legale kombëtare dhe ndërkombëtare nuk do ta lejojë minoritetin serb, ( i cili duke u thirrur në emër të “trashigimisë kulturore, gjuhësore dhe religjioze”…etj.), që të formojë kurrfarë entiteti shtetëror serb (“mala Rusia”).
Formimin e “Zajednicës serbe” e kanë pranuar Ahtisari, Hashimi, Isa, Kushtetuta dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe Bashkimi Evropian (BE) sipas konventave të tij, ashtu edhe OKB-ja dhe Amerika
Kjo tanimë është fakt i kryer. Kot “vajtojmë”, “mallkojmë” dhe “ofendojmë” njëri-tjetrin, por, tani është momenti që të ballafaqohemi me realitetin politik, dhe të gjithë së bashku pozitë e opozitë, si dhe masmediat shqiptare, ta pohojmë dhe ta mbrojmë atë që është e arsyeshme, e ligjshme dhe e pranueshme për arritjen e kompromisin politik paqësor të Kosovës dhe Serbisë në kuadrin e procesit të Brukselit (2011-2023).
Me gjithë skepticizmin dhe me frikën se gjoja pranimi i Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë (27 shkurt 2023) nga ana e kryeministrit Albin Kurti, parashikon formimin e ndonjë “minishteti minoritar serb” në Kosovë, duke u bazuar në Marrëveshjen paraprake të dakorduar më 2015, të nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa, të miratuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si dhe të Ratifikuar nga “83 deputet” të Kuvendit të Kosovës me ç’rast juridikisht ka fituar të drejtën e legjitimitetit të së drejtës ndërkombëtare, që të zbatohet në terren si e tillë.
Këtë Marrëveshje e përligj edhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare Evropiane, e miratuar në Srasburg, ( 10 XI. 1995, hyrë në fuqi tri vite më vonë (1.II.1998). Mirëpo, sipas Nenit 21 të kësaj Konvente, serbët nuk guxojnë as të imagjinojnë krijimin e ndonjë “ngrehine shtetërore” serbe në Kosovë, sepse do të ishte shkelje flagrante, direkte dhe indirekte e “parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht të drejtës sovrane, të barazisë, të integritetit territorial dhe të pavarësisë politike të shteteve.”(Neni 21).
Kjo Konventë e Këshillit të Evropës është e detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së (27 sosh), si dhe për të gjitha ato shtete, që pretendojnë të aderojnë në të (sot apo nesër). Pra, Serbia nuk ka asnjë gjasë që të cenojë këtë Konventë, (duke e shtytur minoritetin serb në Kosovë për të provokuar me shpalljen e ndonjë “republika srpska” si ajo e Bosnjës, sepse do të ndëshkohej rëndë për një vepër të tillë penale ndërkombëtare, jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga Amerika, edhe nga OKB-ja, edhe nga NATO-ja.
Zbatimi i kësaj Konvente është i detyrueshëm për të të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe shtetet e tjera nënshkruese të saj. Mirëpo, kjo nuk duhet kuptuar dhe keqinterpretuar nga zbatuesit e saj, se me mbrojtjen e të drejtave të pakicave nënkuptohet njohja e së drejtës së autonomisë së tyre politike, juridike , kushtetuese, kombëtare dhe ndërkombëtare, që de fakto dhe de jure, do të thoshte njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së pakciave mbi integritetin territorial dhe sovranitetin nacional të shtetit të Kosovës.
Pra, në këtë rast konkret, sado që të ketë të drejta (në ekonomi, në politikë, në religjion dhe në trashëgiminë kulturore etj.) “Srpska zajednica” në Kosovë nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive as politike e as jurdike e kushtetuese kombëtare e as ndërkombëtare, që të barazohet me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Me një fjalë, minoriteti serb me 4%, por jo vetëm ky, por asnjë minoritet etnik a kombëtar në botë nuk ka të drejtë që të formojë “shtet në shtet”, ashtu siç po krrokasin laraskat e harlisura të kolonializimit gjenocidal dhe imperialist serb në Ballkan.
Këtë analizë do e përmbyllja me këtë thënie të vlefshme të nobelistit Alebert Einstein : “ Try to understand everyone, scorn no one. Don’t believe anything blindly.” !
Ne e duam paqen, të vërtetën, drejtësinë, lirinë, demokracinë, pluralizmin dhe integritetin rajonal dhe evropian sipas standardeve dhe vlerave të BE-së dhe të Amerkiës. Kështu, do ta ruajmë dhe mbrojmë bashkëpunimin, qëndrueshmërinë, paqaen dhe sigurinë në dimensione ndërkombëtare, sepse gënjeshtrat, mashtrimet, spekulimet, dezinformimet fundnamentaliste dhe ultranacionaliste e vrasin të vërtetën, drejtësinë, lirinë dhe paqen e gjithë njerëzimit.Duam paqe, jo luftë me Serbinë fqinje, e cila tani e ka shansin historik që me pranimin e Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të dëshmojë para BE-së, para NATO-s dhe para Amerikës, se diskrusi i objektivave të saj politike është në përputhje me parimet dhe me vlerat demokratike të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës. Ndryshe, ekziston rreziku që të mbetet një koloni vazale e Rusisë së Vladimir Putinit, jashtë “Ballkanit Perëndimor”, përkatësisht jashtë Evropës Perëndimore. Kjo do të ishte fatale për Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".