Së pari, “imzaja” e Vuçiqit, pastaj “asociacioni”

Së pari, “imzaja” e Vuçiqit, pastaj “asociacioni”
Së pari, “imzaja” e Vuçiqit, pastaj “asociacioni”

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 21 March 2023 - 11:41

Shkruan: Mehdi Hyseni

Edhe pse kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, më 18 mars 2023, Kuvendi i Kosovës ligjërisht mund ta legalizojë  atë vetëm atëherë, kur kjo Marrëveshje të nënshkruhet nga Albini dhe nga Vuçiqi.  Kjo do të thotë se në Kuvendin e Kosovës, nuk mund të miratohet asnjë marrëveshje ndërshtetërore pa nënshkrimin e tyre  qoftë bilateral apo multilateral. Së këndejmi, nuk mund të zbatohet "asociacioni" pa nënshkrimin e Marrëveshjes në Ohër nga ana e kryeministrit të Kosovës dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndonëse këta e kanë pranuar verbalisht, por  nuk ka kurrfarë peshe  detyruese juridike ndërkombëtare, pa nënshkrimin e saj.

Kuvendi i Kosovës më seancën e së enjtës së datës 23 Mars 2023, duhet të kërkojë Marrëveshjen e nënshkruar dypalëshe  për normalizimin e marrëdhënieve  mes Kosovës dhe Serbisë,  të arritur në takimin e Ohrit, më 18 mars 2023, sepse pa  dy nënshkrimet e saj nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe nga presideni i Serbisë, ajo nuk mund të ketë bazë dhe efekt juridik ndërkombëtar sipas së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, Kuvendi si organi më i lartë legjislativ i Kosovës, është i obligueshëm të pranojë për miratim dhe për ratifikim vetëm ato marrëveshje dhe traktate qoftë dypalëshe a shumëpalëshe vetëm pasi të jenë nënshkruar nga palët negociuese.

 Pse Vuçiqi nuk nënshkroi  asgjë në Ohër, i  diktoi Moska apo “Lista serbe” ?

Përgjigjja kësaj pyetjeje është tejet e lehtë, sepse nuk pati guxim nga Moska, as nga opozita rusofile e ngritur në demonstrata në Beograd kundër arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, më 18 mars 2023. Gjithashtu, nuk pati guximin të marrë përsipër detyrimet juridike ligjore ndërkombëtare për zbatimin e Marrëveshjes së pranuar vetëm verbalisht, pa vënien e nënshkrimit.

Mirëpo, presidenti Aleksandër Vuçiq përmes RTS-së, drejtuar popullit serb në Beograd, më 19 mars 2023, deklaroi se “asgjë nuk kishte nënshkruar” në takimin e Ohrit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ndërmjetësit e lartë të BE-së(Josep Borell, kryeshef i diplomacisë) dhe Miroslav Lajçak (i dërguar i BE-së në Dialogun e Brukselit), si dhe të emisarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Këtë të vërtetë të mosnënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Aleksandër Vuçiq e “justifikoi” me këto fjalë : “

 “Nuk kam nënshkruar asgjë në takimin e Ohrit, për shkak se Serbia është e njohur sipas së drejtës ndërkombëtare, kurse Kosova jo. Prandaj, nuk dëshiroj të bëjë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën.Unë vazhdimisht po flas pët vijat e kuqe të njohjes së Kosovës dhe të pranimit të saj në Kombet e Bashkuara.Këtë askush nuk mund t’ia imponojë Serbisë pa miratimin e saj. Për këtë arsye nuk i nënshkrova Marrëveshjen, as aneksin e saj, por jemi të gatshëm në zbaimin e saj.” (https://nova.rs/vesti/politika/vucic-kaze-nista-nisam-potpisao-ali-i-sam-priznaje-da-se-obavezao-na-sporazum-s-kurtijem/).

Atëherë, s’ka  as Marrëveshje e as zbatim të “Asociacionit”  pa nënshkrimin e Vuçiqit

Duke qenë se prsidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe garda e tij nacionalshoviniste në Beograd e dinë shumë mirë se Serbia nuk ka të drejtë ligjore ndërkombëtare të lidhë traktate ndërkombëtare me Kosovën, duke qenë se kjo nuk është anëtare e OKB-së, si dhe njëherazi nuk është Palë e Traktit  sipas Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve (1969). Domethënë është fjala për dy shtete të pabarbarta: Serbia njihet nga OKB-ja dhe, si e tillë është edhe palë e kësaj Konvente të theksuar të Vjenës (1969), ndërkaq Kosova nuk është asnjëra e as tjetra. Në këtë kontekst nuk ka simetri juridike të sbjektivitetit ndërkombëtar, duke qenë se Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ky fakt është i ditur që nga pavarësimi unilateral i Kosovës (17 shkurt 2008), atëherë pse  politika dhe diplomacia serbe e Beogradit me presidentin Aleksandër Vuçiq e kanë heshtur atë, kur dihet se është i jashtëligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, ngaqë një shtet sovran nuk ka të drejtë të lidhë kurrfarë traktati ndërkombëtare me një shtet tjetër, që nuk njihet nga OKB-ja?!

Mirëpo, ja, sot  pas një dekade (2011-2023) , më 19 mars 2023, Aleksandër Vuçiqi këtë të vërtetë ia  bëri me dije opinionit serb në Beograd, pas takimit me Albin Kurtin në takimin e Ohrit, më 18 mars 2023, gjoja “ Nisam ništa potpisao, jer Kosovo nije međunarodno priznata država.” !

-Sepse nuk e lejojnë “crvena linijat” (vijat e kuqe) të politikës dhe të diplomacisë kolonialiste dhe militariste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të Vladimir Putinimit dhe të Milorad Dodikut etj.  Sheshit duket se Vuçiqi me refuzimin e “imzasë” në Marrëveshjen e Ohrit, nuk dëshiron të marrë përsipër asnjë detyrim juridik ndërkombëtar. Kjo “gjimanstikë” e tij, duhet përfunduar, nëse Vuçiuqi dhe Serbia duan t’i normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën. –Së pari, nënshkrimi i Vuçiqit, pastaj themelimi i “asociacionit”, i cili nuk bëhet vetëm me fjalë të kota verbale, por duke u bazuar në ligjet e brendshme dhe, në ato ndërkombëtare  për të drejtat e pakicave kombëtare.

Paqe duam, por të  garantuar dhe, të zbatuar sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së OKB-së.

Sa më sipër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pramoi Marrëveshjen e theksuar të arritur në Ohrit, dhe ishte I gatshëm ta nënshkruante, por presidenti i Serbisë refuzoi të vinte nënshkrimin e tij, pa “lejen paraprake” të Vladimir Putinit dhe të KOS-it.

Për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës ka atë drejtë që ta kontestojë këtë Marrëveshje derisa presidenti serb , Aleksandër Vuçiq ta vë nënshkrimin e tij, që konfirmon pranimin de fakto dhe de jure të Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".