Lexoni edhe:
Sekretin e jetëgjatësisë ua jep 108-vjeçarja
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
E kam thënë më herët se në këtë takimin e Ohrit, radhën për mos dëgjueshmëri të ndëshkohet më shkop e ka Serbia .Por, për çudi ledhatimi i Vuçiqit sikur po vazhdon nga faktori ndërkombëtar. Aprovimi i një marrëveshje verbale të pa nënshkruar megjithatë mendojë së vështirë do të jetë e zbatueshme.
Sekretin e jetëgjatësisë ua jep 108-vjeçarjaLexoni edhe:
Shumë njerëz të politikës dhe analistë e zbërthyen dhe po zbërthejnë Takimin e Ohrit, se çka solli për cilën palë ?! Mendoj së duhet pritur pak për të bërë një analizë të gjithanshme të takimit trirateral për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Nga ajo që është lënë përshtypja në shikim të parë, është se asgjë nuk ka përfunduar për asnjërën palë .Kemi një marrëveshje për vazhdim të dialogut , pa nënshkrime .Aneksin nuk e nënshkrojë Vuçiqi, edhe pse këtë gjë Kurti e kishte pranuar edhe në takimin e Brukselit. Mua më dukët, se ende pa i sqaruar pakë më shumë gjerat është herët të vijmë deri të konkludimi së cila palë fiton më shumë e cila më pak. Nëse plani kërkon nënshkrime dypalëshe , shtrohet pyetja pse kjo nuk u zbatua apo ndryshojë në Ohër? Nga deklarimet e Borrellit dhe të Eskobarit ku ata shprehen kënaqësitë e tyre lidhur më takimin ,duket se barrën e nënshkrimit të Vuçiqit apo kompetencën të shprehem ashtu të zbatimit të planit franco-gjerman e ka marrë vet BE-ja, e që nuk ka asnjë logjikë. E kam thënë më herët se në këtë takimin e Ohrit, radhën për mos dëgjueshmëri të ndëshkohet më shkop e ka Serbia .Por, për çudi ledhatimi i Vuçiqit sikur po vazhdon nga faktori ndërkombëtar. Aprovimi i një marrëveshje verbale të pa nënshkruar megjithatë mendojë së vështirë do të jetë e zbatueshme. Nëse Vuçiqi deri diku e shpreh se do të ketë implementim të marrëveshjeve të Brukselit për Asociacionin, në tekstin e BE-së megjithatë nuk përmendet fjala Asociacion, edhe pse mund të paragjykohet. Përmendet termi vetë menaxhim të pushtetit lokal, që jep shpresa megjithatë së do të kemi një asociacion në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2015 , i cili kontestohet në 23 nene të Kushtetutës. Është e padrejtë ti bëhen kritika Kurtit, i cili në të gjitha takimet po bën përpjekje titanike të dalë sa më faqebardhë nga situata që ja kanë lënë pasardhësit e tij, Thaçi dhe, Mustafa. Edhe nga deklarimi tij pas takimit në konferencën për gazetarë, ai , më duket se tregojë korrektësi për të gjitha zhvillimet që janë bërë për shumë orë në takim. Kryeministri I Kosovës tha së Vuçiqi nuk nënshkrojë planin se faktikisht e pranon pavarësinë e Kosovës,se e pamundëson Serbinë që ta pengon Kosovën të inkuadrohet në OKB. Dhe, vërtetë ata të cilët më korrektësi të madhe e interpretojnë planin , edhe është ashtu. Vetëmenaxhimi dallon nga termi vetëadministrim. Mendojë së do të respektohet marrëveshja e vitit 2015, ku ky asociacion apo qysh do ti ngjitet emri tjetër nuk do të jetë një Republika Srpska në Kosovë, të cilën po e kërkon Vuçiqi. Prandaj, kur të merren parasysh të gjitha rrethanat politike në Serbi të krijuara që shumë kohë, për grabitje të territorit të Kosovës, mendojë se Vuçiq, nuk do të nënshkruan aneksin e planit as në takimet e radhës. Serbia po luan në kohë më duket mua, dhe po prêt zhvillime pozitive të luftës të Putinit në Ukrainë. Ne, kemi pasur fatin e madh që Serbia nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e Rambujës, dhe këtë fat do ta kemi edhe sot, së fqinji ynë është verbuar nga shovinizmi serbomadh në rajon. Nëse në marrëveshjen themelore nënvizohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve , ku ka qenë edhe Asociacioni, atëherë pse mos të kemi një Asociacion më vetë menaxhim pa kompetenca ekzekutive. Asociacionet nuk janë të ndaluara më kushtetutë. Ndryshe BE-ja edhe ka publikuar aneksin e zbatimit të marrëveshjes. BE-ja dhe Amerika e kanë cilësuar si lajm të mirë arritjen e akordimit për Aneksin e implementimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në brendi të gjithë asaj që pamë në Gjer, nuk kemi nënshkrime të këtij akordimi, e që BE-ja ishte dashur të gjen mekanizma që kjo të ndodhë në takimet e radhës, siç e tha këtë gjë, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".