Nëse Serbia e bllokon zbatimin të marrëveshjes së akorduar, faktori ndërkombëtar duhet vepruar ashpërsisht për ta ndëshkuar dhe përfundimisht izoluar

Nëse Serbia e bllokon zbatimin të marrëveshjes së akorduar, faktori ndërkombëtar duhet vepruar ashpërsisht për ta ndëshkuar dhe përfundimisht izoluar
Nëse Serbia e bllokon zbatimin të marrëveshjes së akorduar, faktori ndërkombëtar duhet vepruar ashpërsisht për ta ndëshkuar dhe përfundimisht izoluar

Gani Qarri

  • 26 March 2023 - 08:42

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

 

Pas bindjes për zbatim dhe gatishmërisë së Kosovës për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, tanimë është momenti që përfundimisht faktori ndërkombëtar të ushtrojë presion të ashpër politik, si dhe paralajmërim serioz edhe për izolim ekonomik ndaj Serbisë, nëse Vuçiqi vazhdon me sabotimin edhe të marrëveshjeve të fundit, të dakorduara në Bruksel dhe Ohër.

 

 

Vërejtja për izolim ndaj Serbisë, duhet medoemos të ndodhë, edhe pse marrëveshjet e fundit , siç dihet janë të pranuara vetëm deklarativisht, por që vetëm pak kohë pas përfundimit të takimeve dhe kthimit në Serbi, zyrtarët serb pa hezituar kanë filluar të dërgojnë sinjalet e para se përsëri nuk duan ti zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe as që janë të gatshëm për ti respektuar marrëveshjet e akorduara, por pa nënshkrim zyrtar nga palët.  Prandaj pas kryeministrit Kurti, edhe Presidentja Vjosa Osmani ka folur me tone kritike kundër sjelljeve të Serbisë, për takimin në Ohër duke konstatuar që Serbia përsëri tregoi hapur, se nuk do ta respektojë marrëveshjen, prandaj pas kryeministrit të vendit edhe e para e shtetit të Kosovës, me plot të drejtë kërkon, që faktori ndërkombëtar ta penalizojë pa vonesa të mëtejme Serbinë shoviniste! E duke e vlerësuar marrëveshjen në Ohër si të favorshme për Kosovën,  Presidentja Vjosa Osmani  ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, të bëjë presion mbi Serbinë që ajo të detyrohet t’i marrë përsipër detyrimet ndërkombëtare, për zbatimin e marrëveshjeve për të cilat kanë rëndë dakord dhe i gjithë presioni duhet të bie mbi Serbinë që ajo, përfundimisht t’i respektojë obligimet që i ka pranuar në takimet e zhvilluara në Bruksel dhe Ohër. E kuptoj që nënshkrimi si i tillë nuk është i domosdoshëm për ta bërë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, andaj i gjithë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë te Vuçiqi që për ato të cilat ai i ka pranuar, e që në esencë përbëjnë elementet kryesore të shtetësisë dhe si dakordime janë njohje ‘de facto’ të Kosovës, ai tani duhet edhe ti zbatojë, pasi që, kur  dikujt, ia njeh sovranitetin dhe integritetin territorial e shtetëror, mungon vetëm një letër njohje, përndryshe duhet të ketë penalizim të qartë për Serbinë”, ka deklaruar Presidentja jonë.

 

Për aq më tepër Presidentja shtoi se “Serbia ende pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, njëlloj siç ndodhi edhe në shkurt, të njëjtin veprim oportunist e përsëriti edhe në mars, pra tregoi publikisht që premtimet e dhëna nga vet Vuçiqi, në kuadër të dialogut, nuk kanë asnjë vlerë politike as juridike, për të, gjë që nga ndërmjetësuesit e bisedimeve, i dërguari amerikan dhe faktori ndërkombëtar nuk duhet toleruar më.

 

“Teksti i marrëveshjes bazë që u dakorduan në Ohër, mbetet i njëjtë dhe nuk ndryshohet, ndaj habit shumë përpjekja e Vuçiqit që serish ti “kërcënohet” komunitetit ndërkombëtar se njëjtë si më parë, as tani e tutje, ai nuk do t’i zbatojë obligimet që dalin nga aneksi dhe vet marrëveshja bazë”!. E pikërisht neni 4 i marrëveshjes, i cili e obligon Serbinë, të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, mbetet në fuqi! Edhe “Neni 1 dhe 2, që përcaktojnë parimet e të drejtës ndërkombëtare, përfshihen në kartën e kombeve të bashkuara dhe detyrojnë Serbinë ta njoh e ta respektojë integritetin territorial të Kosovës! Me këto nene, të dyja palët trajtohen të barabarta, duhet të respektohen simbolet shtetërore të njëra-tjetrës, dhe ato mbesin në fuqi!, tha Presidentja.  Po ashtu, Presidentja theksoi se në momentin që Serbia del dhe thotë se nuk do të zbatojë asnjërën nga këto marrëveshje, duke kërkuar pastaj edhe vulosje nga Kuvendi i Serbisë që mos të zbatojë, as atë për të cilën është dakorduar në Ohër e Bruksel, kjo në esencë e rrezikon edhe këtë dakordim. Kurse sa i takon nenit 7 dhe nenit 10 të kësaj marrëveshje, në praktikë kanë një dallim, sepse neni 7 ka të bëjë vetëm me të drejtat e pakicës serbe, e neni 10 me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel deri më tani. Ajo që sot quhet vetmenaxhim, nga komuniteti ndërkombëtar është interpretuar si zbatim i obligimeve që Kosova ka marrë në vitin 2013, që për mua si presidente e Republikës nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”. Sa i takon bashkimit të komunave në asociacione, është e drejtë që Kosova e njeh me kushtetutën e saj, me pakon e Ahtisarit dhe ligjin për vetëqeverisje lokale e cila mund të realizohet vetëm në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 tha Presidentja. Me nenin 7, nënkuptohet një lloj dokumenti që do të përcaktoj jo vetëm të drejta por mbi të gjitha detyrime që janë të përcaktuara me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese…”, u shpreh e para e vendit tonë.

Por ajo që habiti ndërmjetësuesit evropian e ndërkombëtar si dhe mbarë opinionin, ishte përpjekja e presidentit të llastuar të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kur provokoi publikisht me shprehjen se kinse Aneksi i marrëveshjes me Kosovën nuk është obligativ.

Kështu që na gëzoi fakti, se me të njëjtën shpejtësi mbërritën edhe kundërshtimet ndaj Vuçiqit nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, zyrtarët e të cilëve kundërshtuan me vendosmëri deklarata e presidentit serb, duke vërtetuar se marrëveshja është shumë e vlefshme dhe e obligueshme për të dy palët. Fillimisht përgjigja për Vuçiqin erdhi nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, por nuk vonoi dhe ajo u përsërit edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".