Duhet të rreshtohemi në krahë të botës perëndimore, Evropa e Bashkuar nuk ka alternativë

Duhet të rreshtohemi në krahë të botës perëndimore, Evropa e Bashkuar nuk ka alternativë
Duhet të rreshtohemi në krahë të botës perëndimore, Evropa e Bashkuar nuk ka alternativë

Skender Mulliqi

  • 26 March 2023 - 08:47

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Për Kosovën dhe rajonin është shumë e rëndësishme inkuadrimi në Evropën e Bashkuar. Kosova ka nevojë për një organizim të ri shoqëror dhe politik. Kosovën duhet ta shohim si vend të modernizuar, civilizues, republikë më të drejta të pakontestueshme të te gjithë qytetarëve. Ne duhet të përballemi më situatën e tashme politike më Serbinë, të përballemi më problemet e grumbulluara, në mënyrë që mos të mbesin barrë e gjeneratave të reja.

 

Tashmë përvoja na mëson , se çdo rast I humbur që problemet të gjejnë zgjidhje, vetëm së e komplikon edhe më shumë situatën. Është e papranueshme që mos të pranojmë plane nëse jo krejt perfekt nga BE-ja, siç është plani franko-gjerman, për normalizim të marrëdhënieve më Serbinë. Ajo çka ka ndodhur më shumë marrëveshje në të kaluarën , që nuk ishin në favor të Kosovën, dhe ka pasur mundësi të shmangën nga ish-pushtetet, tash është e kotë të vajtohen. Kërkohet unitet i mbarë spektrit politikë në vend, që përballja më Serbinë hegjemoniste të Vuçiqit., të jetë efikase. Duhet opozita të këtë qëndrime të prera rreth temës së Asociacionit, e jo të vënë pyka pa nevojë, kur dihet së sa është e rëndësishme integrimi I Kosovës në BE-e, NATO dhe OKB. Kosova duhet të jetë në rrugën e drejtë të historisë të saj. Duhet të rreshtohemi në krahë të botës perëndimore, për të ekzistuar si shtet, kur dihet së jemi të rrethuar në të katër anët më armiq shekullor. Kosovës i duhet perspektiva evropiane e jo stopimi i saj. Nuk do të këtë zëvendësim tjetër për Planin e Evropës për paqe në rajon, i cili në brendi është plan më bazë të mirë për vazhdimin e bisedimeve më Serbinë. Politikat iracionale të ndara mbi baza ideologjike apo mbi baza të tjera nuk i duhen Kosovës. Serbia ende po ulët në dy karrige falë tolerancës të pakuptimtë të bashkësisë ndërkombëtare. Është lufta në Ukrainë e cila ka ndikuar shumë që ndërkombëtarët të përkëdhelin pasardhësin e Millosheviqit në pushtet, presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili më politika ultra nacionaliste dhe populizem po tenton të bëhet pjesë e BE-së. Dhe, në fund vendimet tona politike që i marrim sigurisht së nuk janë të lehta, që ti afrohemi Evropës së Bashkuar, së tjetër zgjedhje nuk kemi. Kosova ka të drejtë në ardhmërinë e saj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".