Opozita në Kosovë është tejet destruktive dhe banale, i ka kaluar të gjithë kufijtë dhe rregullat  e politikë bërjes normale

Opozita në Kosovë është tejet destruktive dhe banale, i ka kaluar të gjithë kufijtë dhe rregullat  e politikë bërjes normale
Opozita në Kosovë është tejet destruktive dhe banale, i ka kaluar të gjithë kufijtë dhe rregullat  e politikë bërjes normale

Agim Bajrami

  • 26 March 2023 - 08:44

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Për marrëveshjet e nënshkruara rreth statusit të Kosovës nga qeverisja e atëhershme Thaçi & Mustafa në koalicionin qeverisës PDK-KDK, Kryeministri i  Kosovës fyhet e shahet , se po punon jo në koordinim me miqtë ndërkombëtar  si; SHBA dhe BE ,ndërsa këto dy të fundit e falënderojnë kryeministrin Kurtin për bashkëpunim dhe konstruktivitet gjatë bisedimeve në arritjen e akordimit  për aneksin dhe marrëveshjen bazë në Bruksel dhe Ohër në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë,kur miqtë ndërkombëtarë e kanë dënuar dhe e dënojnë opozitën kosovare për destruktivitet dhe qasje tepër të ultë ndaj zhvillimeve të bisedimeve me Serbinë.

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës Kurti e ka zgjedh ti përmbush obligimet ligjore që dalin nga përgjegjësia e qeverisjes demokratike , duke raportuar në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë  i shtetit të Kosovës , rreth  ,Akordimit të 'Aneksit implementues' të marrëveshjes bazë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet; Kosovës me Serbinë. Por si rrjedhën ngjarjet gjatë raportimit të Kryeministrit? Përbërja e Kuvendit të Kosovës për nga niveli i mirëfilltë i arsimit,kulturës dhe formimit njerëzor është për çdo keqardhje e nivelit zero.

Aty vetëm kodin i sjelljes njerëzore dhe i etikës i zyrtarëve publik nuk ekzistojnë, ndërsa sa i përket debatit dhe kritikave të argumentuara profesionale as që mund të flitej. Aty pati sharje ,fyerje e denigrim por jo sjellje e debat të argumentuar për temën ,madje deputeti i LDK, u dëgjua, edhe duke sharë si; " ta qif*sha nënën e tradhtarit" ,a deputeti është bile me titull shkencor "akademik" ,dhe ja nën cilin nivel të dijes dhe kulturës përfaqësohen qytetarët e Kosovës.

Në vend që debati të jetë i argumentuara i studiuar mirë dhe i vlerës shkencore profesionale,debati parlamentar bastardohet në sharje e fyerje.

Është edhe për çdo keqardhje ,kur subjekti i deputetit me fjalorin e ndyrësirave më të ultë i ka udhëhequr dhe nënshkruar marrëveshjet për Asociacionin  që tani po shahet  e fyhet dhe po quhet "tradhtar" nga ata që  kanë bërë marrëveshje të  dëmshme për Kosovën gjatë qeverisjes së tyre gjatë viteve 2013 dhe 2015.

Dhe çka kritikohet Kryeministrin Kurti;

Për marrëveshjet e nënshkruara rreth statusit të Kosovës nga qeverisja e atëhershme Thaçi & Mustafa në koalicionin qeverisës PDK-KDK, Kryeministri i  Kosovës fyhet e shahet , se po punon jo në koordinim me miqtë ndërkombëtar  si; SHBA dhe BE ,ndërsa këto dy të fundit e falënderojnë kryeministrin Kurtin për bashkëpunim dhe konstruktivitet gjatë bisedimeve në arritjen e akordimit  për aneksin dhe marrëveshjen bazë në Bruksel dhe Ohër në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë,kur miqtë ndërkombëtarë e kanë dënuar dhe e dënojnë opozitën kosovare për destruktivitet dhe qasje tepër të ultë ndaj zhvillimeve të bisedimeve me Serbinë.

Dhe cilat janë gënjeshtrat  e opozitës ndaj qeverisjes Kurti, qw kritikon dhe shanë për të këqijat që ajo ja ka bërë Kosovës dhe mundohet t'ia bartë kryeministrit. I thonë Kryeministrit, se nuk konsultohet me partnerët ndërkombëtar , kur sekretari i shtetit amerikan e falënderon kryeministrin Kurti për bashkëpunim dhe konstruktivitet, ndërsa opozita thotë ,se " kryeministri Kurti po na prish me Amerikën dhe Evropën" kjo është për çdo nivel të keqardhjes nga një nivel i tillë i ultë njerëzor, arsimor e kulturor ,por me deformime të larta djallëzore e manipulative me realitetin duke i shtrembëruar dhe duke u munduar realitetin të paraqesin në gënjeshtrat e së keqes.

Dhe çka me të vërtetë paraqet Aneksi i akorduar implementues i 18 marsit në Ohër që i referohet me marrëveshjes bazë të 27 shkurtit në Bruksel.

Argumentet qëndrojnë si në vijim.

Aneksi implemntues  i  marrëveshjes bazë paraqet të arriturën balancuese ndërmjet dy subjekteve shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja,siguron zhvillimin dhe mirëqenien e dy subjekteve ndërkombëtare duke u akorduar të dy palët që ti marrin për sipër zotimet e angazhimeve që asnjëra  palë mos të pengojë njëra tjetrën  për gjatë zhvillimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të proceseve integruese.

Që përmes kësaj marrëveshje palët marrin për sipër zotimet e angazhimeve që të gjitha marrëveshjet e arritura nga qeverisjet e kaluara për gjatë viteve 2011 deri në 2o15  të jenë pjesë e obligimeve implementuese e kësaj marrëveshje.  Komunitetit serb duhet ti mundësohet  një nivel i vetë menaxhimit të duhur ,thuhet në aktin e aktit të aneksit implementues të marrëveshjes bazë duke marr garancinë nga SHBA dhe BE  se VETËMENAGJIMI I KOMUNITETIT SERB nuk do të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saja. Dhe ku është fajësia e Kryeministrit Kurti këtu ,apo "tradhtia" siç thotë opozita ,për diçka që është e trashëguar nga qeverisja e tyre ,dhe që kryeministri Kurti në partneritet me miqtë ndërkombëtar arriti çështjen e komunitetit serb në Kosovë të adresojnë përmes kësaj marrëveshje në kuadër sistemit kushtetues dhe ligjor të Kosovës kur me marrëveshjet e nënshkruara nga qeverisjet e kaluara ishin të definuara si entitet në veti ligjor ,për çka presidenti i Serbisë me këmbëngulje i referohet atyre marrëveshjeve për implementim.

Kryeministri Kurti, ka arrit në përparësinë e palës serbe në marrëveshjen e akorduar ,në mënyrë strategjike, gjeopolitike, taktike, dhe të interesit kombëtar, si më të mirën e mundshme në partneritet të ngushtë me miqtë ndërkombëtar. Këtë të arritur të Kosovës nën drejtimin e bisedimeve të dinjitetshme të kryeministrit, Albin Kurtit, janë të zhgënjyer vetëm Serbia ,opozita e Kosovës madje edhe politika e qeverisë shqiptare.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".