E kaluara dhe e tashmja në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama është dëshmuar për shkatërrimin e shtetit, për lidhje të fuqishme me krimin e organizuar

E kaluara dhe e tashmja në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama është dëshmuar për shkatërrimin e shtetit, për lidhje të fuqishme me krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 27 March 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Duhet të besojmë shumë në drejtësinë amerikane, dhe tani edhe fillimi i procesit gjyqësor në rastit e skandalit McGonigal duhet të jetë ndikues për fundin e turpshëm të karrierës së kamufluar politike por krejtësisht mafioze edhe të kryeministrit Edi Rama, skandal i cili mediatikisht po vazhdon të jetë akoma krye lajm në faqet e shtypit të huaj e sidomos atij amerikan.

-Pushtetarët e një shteti, sikur në këtë rast Edi Rama si kryeministër, që me veprimet e dyshimta kriminale, për të cilat tani opinioni po njoftohet publikisht me ato veprime të tyre në të kaluarën, dhe po ai opinion po habitet se si po iu lejohet atyre si udhëheqës të shtetit që ishin, që me ato sjellje të tilla kriminale prapë të konkurrojnë si përfaqësues në ato poste të larta. Prandaj me këto sjellje elektorati po dëshpërohet për veprimet e tyre që prapë duan ta udhëheqin shtetin. Kur të mëdhenjtë e shtetit sillen në këtë mënyrë, shtrohet pyetja se çfarë mundë të presim nga qytetarët e rëndomtë të shtetit, të cilët janë në situatë shumë më të vështirë krahasua me udhëheqësit e deritashëm, me ato të ardhura personale aq të larta që i kanë, kurse shumë nga qytetarët as që janë të punësuar, e që është e kuptueshme se edhe ata duhet të jetojnë, prandaj një numër nga ta merren me veprime kriminale si shkak i asaj që iu duhet me jetua.

Prandaj ndaj këtyre të mëdhenjve të shtetit për veprat e tyre kriminale, gjyqësia duhet të jetë e pamëshirshme. Duhet të besojmë shumë në drejtësinë amerikane, dhe tani edhe fillimi i procesit gjyqësor në rastit e skandalit McGonigal duhet të jetë ndikues për fundin e turpshëm të karrierës së kamufluar politike por krejtësisht mafioze edhe të kryeministrit Edi Rama, skandal i cili mediatikisht po vazhdon të jetë akoma krye lajm në faqet e shtypit të huaj e sidomos atij amerikan. Gazeta e njohur amerikane, Uashington Examiner, në një artikull të publikuar së fundi hodhi dritë akoma më të fuqishme dhe zbardhi fakte të reja rreth mega skandalit Rama-McGonigal. Gazetari John Schindler shkruan se agjenti i lartë i diskredituar i FBI-së, Charles McGonigal, është përfshirë në një skemë gjobë vënie në Shqipëri. I implikuar në skemë është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai përmendet plot 14 herë në aktpadinë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Schindler shkruan gjithashtu se SHBA po bën akoma një sy qorr, edhe pse Edi Rama ka ngritur një narko shtet në Shqipëri. Madje, Uashington Examiner akuzon edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim se është përfshirë në skandalin e goditjes së Sali Berishë dhe favorizimit të Edi Ramës. Artikulli i Uashington Examiner është shpërndarë edhe nga gazetarja e Uashington Post, Miranda Devine. Ajo kritikon edhe administratën e Joe Biden se nuk po vepron më shpejtë por po e mbron narko shtetin e Edi Ramës dhe sanksionon kundërshtarin e tij politik, duke ngritur edhe pikëpyetje se pse e bën ai një gjë të tillë.

Postimi që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë shënimi ai i ish të dashurës së Charles McGonigal lidhur me këto zhvillime. Ish e dashura e McGonigal, Allison Guerriero shkruan në Tvitter se ajo që është publikuar në mediet e mëdha amerikane është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka bërë Charles McGonigal, të cilin ajo pretendon se e njeh mirë për shkak të bashkëjetesës prej 18 muajsh, dhe Edi Ramës. "Vetëm maja e ajsbergut, Miranda. Më beso për këtë. Unë jam ajo që kam jetuar me të kur ai gënjeu se ishte divorcuar dhe unë jetova me të për 18 muaj. Thirrja ime si dëshmitare nga Juria e Madhe shkon në shumë më tepër se sa kjo”, ka shkruar Guerriero. Të gjitha gjasat janë se kryeministri Rama do të provon që ta shfrytëzon edhe kartën e fundit në këto zgjedhje për ti manipuluar ato dhe për tu pozicionuar edhe njëherë në pushtet për të fituar më shumë imunitet dhe vazhduar deri në fund të mandatit rrugën që e ka nisur me lidhjet mafioze të krimit të organizuar.

Sa do të arrij inteligjenca e pastër shqiptare dhe bota akademike në këto zgjedhje për tu dëshmuar, për të ju bërë thirrje edhe qytetarëve që të distancohen nga kjo politikë e cila nuk është gjë tjetër vetëm maskotë e mbuluar nga jashtë me petkun e demokracisë, kurse nga brenda është bërthama e fuqishme e krimit të organizuar. Në situatën e tillë të krijuar tani, e që priten zgjedhjet e radhës në Shqipëri, dhe në bazë të këtyre dyshimeve faktike të deritashme ndaj Rames, ishte dashur që personat që janë të dyshuar për krime të kryera gjatë pushtetit, t’iu ndalohet që të konkurrojnë për ato poste shtetërore në zgjedhjet e radhës, dhe nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, vështirë se do të mbahen zgjedhje të pastërta legjitime, dhe dyshimet për këto zgjedhje mund të argumentohen dhe të jenë me pasoja, prandaj duhet të bëhet një zgjidhje që mos të shkohet me këta njerëz në zgjedhjet e radhës, dhe partitë që marrin pjesë në këto zgjedhje duhet ti kenë kandidatët e pastër për të kaluarat e tyre, dhe ata që i fitojnë zgjedhjet e radhës, duhet ta udhëheqin pa dyshime shtetin në afatin e radhës deri në zgjedhjet tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".