
Lexoni edhe:
Ja pistat e hetimit për sulmin ndaj Top Channel
Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha
Pranimi i marrëveshjes ne Ohër ju dha fund grindjeve Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, që në fakt ishte lyrje e trurit me tlyn për qytetarët nga pushtetarët e këtyre dy shteteve për të vazhduar me pushtetin, pa u marrë me interesat e përditshme të qytetarëve. Tani nuk kanë punë Kosova me Serbinë dhe anasjelltas po të dyja këto veçmas me Brukselin.
Ja pistat e hetimit për sulmin ndaj Top ChannelLexoni edhe:
Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës prijësit e partive politike shtyheshin kush po i rendit fjalët më mirë, jo me i rendit punët më mirë. Kështu u lyenin trurin me tlynë qytetarëve që të mos i shohin problemet e përditshmërisë. Qytetarët kanë nevojë për prijës politik që renditin punët mirë për të mos u larguar nga Kosova. Nëse dikush mendon se nuk ishte lyerje e trurit me tlyn, le të më tregoj çfarë mbeti në mendje të qytetarëve nga debati i fundit për dialogun.
Pranimi i marrëveshjes në Ohër ju dha fund grindjeve Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, që në fakt ishte lyrje e trurit me tlyn për qytetarët nga pushtetarët e këtyre dy shteteve për të vazhduar me pushtetin pa u marrë me interesat e përditshme të qytetarëve. Tani nuk kanë punë Kosova me Serbinë dhe anasjelltas po të dyja këto veçmas me Brukselin.
Aleksandër Vuçiqi e dha një krismë dhe ky i yni ia ktheu. Po këtij tonit i ra ndërmend se tani ka detyra të shtëpisë për t'i kryer, tha do t'i fuqizoj qendrat për punë sociale. Albin, për qytetarët e Kosovës nuk janë prioritet qendrat për punë sociale, prioritet është ofrimi i drejtësisë nga institucionet, prioritet është puna e institucioneve për zbatim të ligjit. Renditja e fjalëve vs renditja e punëve!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".