“Rama Ik” zgjohen në protesta edhe shqiptarët tej oqeanik

“Rama Ik” zgjohen në protesta edhe shqiptarët tej oqeanik
“Rama Ik” zgjohen në protesta edhe shqiptarët tej oqeanik

Gani Qarri

  • 28 March 2023 - 09:34

 

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Protestat tej oqeanike të shqiptarëve në SHBA, janë edhe një tjetër mesazh për qeverinë amerikane, se pse jo vetëm nuk duhet vonuar, por përkundrazi, kërkohet edhe për të përshpejtuar përfundimin e hetimit dhe fillimin e procesit të gjykimit të dosjes Rama- Mcgonigal, kundër kryeministrit mafioz që në kooketim me krimin e organizuar, ka nisur projekte me interes për vete dhe përfitim personal. Kjo ka bërë, që përderisa në Shqipëri vazhdon të heshtet, komuniteti shqiptar në SHBA, të protestojë, duke ngritur zërin para autoriteteve amerikan, për të intervenuar dhe mos lejuar më tej, një kryeministër të pa përgjegjshëm si Rama i cili përpos që sjell dëme të pariparueshme, rrezikon për ta shkatërruar edhe vendin

-Komuniteti i shqiptarëve në SHBA dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit, kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-it të Skavicës në Dibër, madje kanë protestuar edhe përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhatan, duke kërkuar që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të këtij hidrocentrali për shkak të impaktit negativ që sjell në ekonomi, shpopullimin e zonës si dhe shkatërrimin e florës dhe të faunës. Ky alarm dëshmon më së miri se si kapësi mafioz i pushtetit, është gati, që për përfitime mafioze, ta rrënoj edhe ambientin, florën dhe faunën e shtetit. Kështu që qindra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë protestuar përpara selisë së Kombeve te Bashkuara në Manhattan duke kërkuar që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të Skavicës.

Për aq më tepër, protestuesit kanë kërkuar që anëtarët e Kombeve të Bashkuara të kundërshtojnë me forcë ndalimin e hidrocentralit të Skavicës për shkak se emetimet nga rezervuarët e krijuar nga digat janë një burim kryesor i emetimeve globale të metanit. Ky është edhe një skandal i denoncuar dhe argument plus pse në këto zgjedhje krahu i Edi Ramës duhet ndëshkuar dhe mos lejuar të vazhdojë më tutje me qeverisjen e tij të inkriminuar në Shqipëri. Protestuesit me pankarta në duar, bëjnë thirrje të zëshme publike: “Ju lutemi, mos lejoni ndërtimin e hidrocentralit Skavica”, dhe kërkesën që të zbatohet Marrëveshja e Parisit, madje edhe pse nga qeveria shqiptare, ky është cilësuar si projekt madhor, që zgjidh furnizimin me energji elektrike, ai është kundërshtuar ashpër nga banorët e zonës, ambientalistët si dhe shoqatat jashtë vendit. E për shkak të impaktit negativ, në dëmtimin e florës e të faunës dhe faktit se duhet të zhvendosen mbi 60 mijë banorë, vazhdimisht janë organizuar protesta për ta kundërshtuar këtë projekt, diga e të cilit, sipas një studimi të kryer, do të zhysë nën ujë, 30 fshatra, rast ky që medoemos duhet ta përdori opozita në fushatën elektorale për të ndryshuar gjendjen, në zgjedhjet lokale, që do të mbahen, në Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".