Presidenti serb Vuçiq po vazhdon me mashtrime, nuk e nënshtrojë aneks marrëveshjen e Ohrit për të mos marrë detyrime

Presidenti serb Vuçiq po vazhdon me mashtrime, nuk e nënshtrojë aneks marrëveshjen e Ohrit për të mos marrë detyrime
Presidenti serb Vuçiq po vazhdon me mashtrime, nuk e nënshtrojë aneks marrëveshjen e Ohrit për të mos marrë detyrime

Skender Mulliqi

  • 28 March 2023 - 15:14

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

 

Paraqitjet e tija publike për zhvillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi janë stereotipe , janë fjalime që shihet së kemi të bëjmë një figurë politike, i cili urren më gjithë qenien popullin shqiptarë. Në asnjë takim më palën e Kosovës, ky idiot i Dostojevskit dhe antishqiptarë nuk ju lëshojë sytë përfaqësuesve shqiptarë në bisedime.

 

Se politika e Serbisë është e ndërtuar mbi rrena, mashtrime dhe manipulime historikisht tashmë dihet. Këtë gjë sikur nuk po e kupton apo nuk po dëshiron më e kuptuar bashkësia ndërkombëtare!Edhe presidenti , Aleksandër Vuçiqi, brenda një fjalimi ka shumë rrena dhe dredhi politike. Ata që nuk marrin përgjegjësi , nuk e kanë as mendjen e shëndosh. Deklaratat e tija politike nuk i kanë as vlerat elementare, dhe mu për atë është vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje e paqes më Serbinë. Paraqitjet e tija publike për zhvillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi janë stereotipe , janë fjalime që shihet së kemi të bëjmë një figurë politike, i cili urren më gjithë qenien popullin shqiptarë. Në asnjë takim më palën e Kosovës, ky idiot i Dostojevskit dhe antishqiptarë nuk ju lëshojë sytë përfaqësuesve shqiptarë në bisedime. Serbia dhe Vuçiqi e kanë arsyetuar invazionin ushtarak rus në Ukrainë. E kanë arsyetuar një luftë të pa kuptimtë dhe shumë të pa drejtë ndaj një populli sovran. Qëndrimin politik që po e mban Putin ndaj Ukrainës, po përpiqet edhe Vuçiq të bartë në rajon e Kosovë. Kërcënimet e vazhdueshme më luftë janë fakte të veprimit të tij çmendurak dhe janë fakte të tolerimit edhe të faktorit ndërkombëtar, ndaj një qëndrimi të tillë destabilizues .Ky i pafytyrë ishte shumë kontradiktor edhe pas takimit të Ohrit. Është e vërtetë së takimi trirateral në Ohër ka sjellë marrëveshje vetëm gojore , pa nënshkrime, që për presidentin serb, kjo nuk vlen. Ai në njërën anë thotë së e pranon planin franco- gjerman, dhe kështu tërthorazi edhe pavarësinë e Kosovës, e në anën tjetër deklaron së nuk do të pranon kurrë shtetësinë e vendit tonë, dhe nuk do të pranon as inkuadrimin e Kosovës në BE dhe OKB .Ai nuk e nënshtrojë aneks marrëveshjen për të mos marrë detyrime, e që ky qëndrim dualist mashtrues ish dashur të ndëshkohet më në fund nga BE-ja dhe Amerika, e jo te tejkalohet thua së nuk ka ndodhë asgjë. Me një rrenc , manipulues dhe idiot si Vuçiq, vështirë së do të kemi marrëveshje paqeje më Kosovën. Me logjika të tilla pushtuese ndaj shqiptarëve në rajon, nuk ka mundësi pajtimi edhe për një kohë të gjatë…!Dhe, për çudi Serbisë, sikur po ju funksionin aksioma e ndyrë politike , “Sa më e keqe gjendja në rajon , aq më mirë për serbët”!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".