Po zbardhet akoma më shumë dosja e madhe e krimit, Edi Rama numëron ditët e fundit në pritje të arrestimit nga FBI dhe fillimit të gjykimit

Po zbardhet akoma më shumë dosja e madhe e krimit, Edi Rama numëron ditët e fundit në pritje të arrestimit nga FBI dhe fillimit të gjykimit
Po zbardhet akoma më shumë dosja e madhe e krimit, Edi Rama numëron ditët e fundit në pritje të arrestimit nga FBI dhe fillimit të gjykimit

Dardan Grapci

  • 29 March 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Protestat tej oqeanike të shqiptarëve në SHBA gjithsesi janë edhe një tjetër mesazh për qeverinë amerikane pse duhet përshpejtuar dhe nuk duhet vonuar përfundimin e hetimit dhe procesin e gjykimit t dosjes Rama- Mcgonigal Kundër kryeministrit t lidhur me krimin e organizuar, dhe projekteve që ai i ka filluar me interes personal për të fituar, ka protestuar edhe komuniteti shqiptar n SHBA, duke ngritur zërin para autoriteteve amerikan, për të intervenuar dhe mos lejuar një kryeministër të pa përgjegjshëm i cili po i sjell dëme vendit, duke e rrezikuar për ta shkatërruar atë.

-Komuniteti i shqiptarëve në SHBA dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit, kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-it të Skavicës në Dibër. Ata kanë kanë protestuar përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhatan, duke kërkuar që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të këtij hidrocentrali për shkak të impaktit negativ që sjell në ekonomi, shpopullimin e zonës si dhe florës e faunës. Ky alarm dëshmon më së miri se si kapësi I pushtetit është gati ta rrënoj për përfitime mafioze edhe ambientin, floren e faunën e shtetit.

Qindra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë protestuar përpara selisë së Kombeve te Bashkuara në Manhattan duke kërkuar që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të Skavicës. Protestuesit kanë kërkuar që anëtarë të Kombeve të Bashkuara të kundërshtojnë me forcë ndalimin e hidrocentralit të Skavicës për shkak se emetimet e metanit nga rezervuarët e krijuar nga digat janë një burim kryesor i emetimeve globale të metanit. A është edhe ku skandal i denoncuar nj argument plus pse në këto zgjedhje krahu i Edi Rames duhet ndëshkuar dhe mos lejuar të vazhdon tutje me qeverisjen e tij të inkriminuar?

Më thirrje e pankarata: “Ju lutemi, mos lejoni ndërtimin e hidrocentralit Skavica”, kërkuan që të zbatohet Marrëveshja e Parisit, ky projekt edhe pse është cilësuar nga qeveria shqiptare si një projekt madhor dhe që zgjidh furnizimin me energji elektrike, është kundërshtuar nga banorë të zonës, ambientalistë si dhe shoqatat jashtë vendit. Vazhdimisht janë organizuar protesta për ta kundërshtuar këtë projekt, për shkak të impaktit negativ që sjell pasi do të duhet të zhvendosen 60 mijë banorë, por edhe për florën dhe faunën e zonës. Kjo digë, sipas një studimi të kryer, do të zhysë nën ujë, 30 fshatra. Ky rast edhe një tjetër monedhë e art që duhet ta përdori opozita në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale kundër projekteve fatale shkatërrimtare e për përfitime personale të kryeministrit tani të dëshmuar për përfshirje në krim të organizuar, z Edi Rama.

Humbja e Rames në këto zgjedhje tani më është e garantuar sepse ka mjaft fakte publike për përfshirjen e tij në krim të organizuar. Nuk e di pse shqiptarët në SHBA duhet patjetër të qohen në protesta, por sidoqoftë edhe ato janë një kontribut plus për ta vetëdijesuar një pjesë të elektoratit në Shqipëri që rrezikon të jetë prapë i manipuluar. Gjithashtu nuk jam kundër protestave që po bëhen kundër Edi Ramës. Ajo që më pengon në këtë fakt është se njerëzit po bëhen nervoz me një person siç është Edi Rama, duke e ditur që shumë shpejtë do i humb zgjedhjet dhe do të arrestohet nga FBI.

Ndalimi i menjëhershëm i ndërtimit të hidrocentralit të Skavices në Dibër duhet të ndodhë, por për këtë nëse mendojnë që mundë ta rregulloj vet Kryeministri Rama, atëherë Protestat në SHBA nuk do marrin aprovimin nga Qeveria Rama, për këtë do kishte qenë mirë, me prit derisa të përfundojnë zgjedhjet në Shqipëri , dhe të kuptohet njëherë e mirë se kush do ta udhëheq Shqipërinë me bazë të gjerë në nivelin lokal. Vetëm atëherë mund të kërkojnë nga Qeveria e re ndalimin e menjëhershëm të këtij skandali në Dibër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".