BE dhe SHBA i kanë mjetet për ta detyruar zbatimin e planit dhe të aneksit të BE-së

BE dhe SHBA i kanë mjetet për ta detyruar zbatimin e planit dhe të aneksit të BE-së
BE dhe SHBA i kanë mjetet për ta detyruar zbatimin e planit dhe të aneksit të BE-së

Muhamet Kelmendi

  • 29 March 2023 - 16:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Garantuesit e planit dhe të aneksit zbatues  nuk kërkohet që të  lejojnë ndonjë ndryshim. Plani dhe masat janë pranuar dhe ato kërkohet të realizohen. Mjetet i ka perëndimi për të detyruar Serbinë dhe Kosovën në zbatimin adekuat  të planit të BE-së dhe të SHBA-ve.

 

Mesazhet e bëra nga Brukseli dhe nga Uashingtoni për marrëveshjen dhe planin ekzekutues janë shumë të qarta .

Në këtë anë kemi të përcaktuara edhe masat që duhet të ndërmerren nëse nuk zbatohen angazhimet e marra nga Serbia dhe Kosova në Ohër. Masat janë të nduarduarshme dhe strikte.

Natyrisht se është çështja kryesisht  në faktin se a qëndron Brukseli dhe Uashingtoni në obligimet e marra. Masat e përcaktuara për palët janë të ndryshme. Kosova del më e ngarkuar se Serbia. Për Kosovës masat janë:

1. Mos liberalizimi i vizave.

2. Mos anëtarësimi në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

3. Refuzimi i kërkesës së shtruar pranë BE-së për statusin e kandidatit.

4. Refuzimi i anëtarësimit në NATO.

5. Ndërprerja e investimeve.

Ka edhe masa tjera të përcaktuara. Mendohet se ato shkojnë deri te izolimi i plotë i Kosovës.

Ndërsa, për Serbinë janë:

1. Refuzimi I Statusit te Kandidatin në BE.

2. Ndalimi i investimeve nga BE dhe nga Uashingtoni në Serbi.

3. Tërheqja e subjekteve ekonomike, financiare e politike nga Serbia.

4. Vendosja e sanksioneve ndaj Serbisë dhe

5. Izolimi i Serbisë.

Natyrisht se ka edhe masa tjera.

Këto janë masat dhe mjetet që BE-a dhe  SHBA-a i ka  përcaktuara, kuptohet sikurse kundër njërit, ashtu edhe shtetit tjetër.

Çdo herë duhet shikuar këtu nivelin e zbatimit të masave!Nga masat shikohet edhe vetë detyrueshmëria dhe niveli i zbatimit.

Tash nga krimineli i luftës, A. Vuçiq, është paraqitur kërkesa për ndryshimit të planit dhe të aneksit në disa çështje. U kërkua:

1. Mos anëtarësimi i Kosovës në OKB-në.

2. Formimi I Asociacionit me pushtet ekzekutiv.

3. Mos respektimi barazisë së palëve me nënshkrim, mbi bazën se Kosova nuk e ka të zgjidhur statusin.

4. Mos largimin e Kosovës si krahinë jugore e shtetit serb nga Kushtetuta.  Ka edhe kërkesa tjera të paraqitura.

Garantuesit e planit dhe të aneksit zbatues  nuk kërkohet që të  lejojnë ndonjë ndryshim. Plani dhe masat janë pranuar dhe ato kërkohet të realizohen. Mjetet i ka perëndimi për të detyruar Serbinë dhe Kosovën në zbatimin adekuat  të planit të BE-së dhe të SHBA-ve.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".