Protestat e shqiptaro amerikanëve në SHBA do ta shembin piramidën kriminale të narkomanit politik Edi Rama

Protestat e shqiptaro amerikanëve në SHBA do ta shembin piramidën kriminale të narkomanit politik Edi Rama
Protestat e shqiptaro amerikanëve në SHBA do ta shembin piramidën kriminale të narkomanit politik Edi Rama

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 30 March 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI- RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Protestat e shqiptarëve që po mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me shumë vend dhe nuk duhet të ndalen deri në fund për të arritur qëllimet e tyre, kundër kësaj bande të Edi Rames. Pikturashi dhe krye narkomani që dëm të madh i solli me skandalin e fundit jo vetëm që e ka dëmtuar Shqipërinë por tërë kombin shqiptar në përgjithësi.

-Dosja e këtij narkomani duhet të zbardhet dhe duhet të dinë shqiptarët se çarë dëmi të madh i ka bërë kombit vetëm për pushtet, për interesa të tija personale dhe cilët janë kanalet kriminale të nëntokës së errët. Ky faqezi pa asnjë të bardhë shkoi aq larg që e vuri në lojë edhe të parin e FBI-së dhe morri dhenë që u bë lajm i hidhur në tërë botën dhe në mediet më të fuqishme dhe me ndikim, prandaj nuk duhet të ndalen të gjitha përpjekje që të merret gjyqësia amerikane me këtë krim dhe me këtë turp që mbuloi dheun. Vetëm i ulur në bankën e zezë në Amerikë mundë të zbardhen të gjitha të zezat që ka bërë kinse kundër kundërshtarëve politike duke mos besuar se do të dalin në shesh të gjitha fëlliqësirat e këtij krye narkomani. Po filloi gjyqi dhe kam besim të plotë se do të zhvillohet herët a vonë, atëherë do qetësohen shpirtrat e shqiptarëve jo vetëm andej Drinit po gjithandej ku flitet shqip duke përfshirë edhe Diasporën shqiptare. Ky dhe banda e tij nuk kanë vend tjetër pos në burg, pra prapa grilave dhe të merret dënimi i merituar.

Ndërkaq, sa i përket ndërtimit të Hidrocentralit në Dibër, ky krye narkoman i vërtetuar nuk e ka për asgjë tjetër po ky ja futi flakën para fushatës dhe kjo nuk është hera e fundi që bën ky matrapaz me matrapzllëqet e tij. Më këtë Hidrocentral, mundohet t´i hedh pluhur syve të popullit dhe t´i mashtroj kinse bënë punë të mirë. Pra, mos të mendoj kush se ky dilinxhi e bënë për këtë qëllim, po qëllimi i tij është që të mbaj pushtetin sa të mundet. Por, nuk e besoj se kjo popullatë mund të haj këtë çorbë të prishur të gatuar në kuzhinat djallëzore të tij. Pos protestave që bëhen me shumë të drejtë për këtë qëllim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të duhej të protestohej në të gjithë Dibrën heroike dhe duhet t´i kthejnë patkonjtë prapa këtij krye narkomani. Faqeziu e ka nuhatur mirë se ku e pret humbja prandaj ky pikërisht zgjedh këto zona që nga atje deri në majën më veriore të bëjë diçka me mashtrime për të mbajtur pushtetin.

Atje poshtë në Himare dhe më poshtë ky i mashtron shumë lehtë por sharra i prek në gozhdën 16-she në Veri, prandaj mundohet të lëvizë në projekte kinse po bënë gjë. Mirëpo, populli është mësuar me mashtrimet e tija djallëzore dhe kësaj radhe nuk do t´ia kalon këtij plani djallëzor edhe nëse ka miliarda të vjedhura nga djersa e popullatës dhe nga kanalet kriminale të drogës. Sepse është zor i madh dhe duhet pasur shumë mjete të degdisen mbi 60 mijë banor dhe të zbrazen 30 e më shumë fshatra dhe si ka mundësi ky të punësoj të gjithë këto familje dhe ti rehatoj me shtëpi. Po aspak ky nuk qan kokën për flore e faune, këtij nuk interesojnë bukurit natyrore që i ka falur Zoti të asaj ane, po këtij në këto kohë i intereson si të përfitoj dhe të mbaj akoma pushtetin dhe të zhvilloj më tej atë që e ka në gjak dhe asgjë më shumë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".