Forca ushtarake është bazë e fitores, Serbia vazhdon me kërcënime dhe provokime në veri 

Forca ushtarake është bazë e fitores, Serbia vazhdon me kërcënime dhe provokime në veri 
Forca ushtarake është bazë e fitores, Serbia vazhdon me kërcënime dhe provokime në veri 

Muhamet Kelmendi

  • 31 March 2023 - 15:16

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi I Kosovës. Me planin franko- gjerman dhe me aneksin e Ohrit nuk është përcaktuar heqja e Kosovës nga ligjet serbe. Kosova me Kushtetutën serbe është vend serb. Gabimet e bëra me plan dhe me aneks janë të rënda. Serbia e konsideron Kosovën në vend Serb. Kështu edhe po sillet. Veprimet aktuale në veri të Kosovës dhe brenda vetë Republikës janë shumë të rrezikshme.

 

Serbia ka krijuar pushtet paralel. Në veri të Kosovës po veprojnë njësite paramilitare të Serbisë. Edhe shumë forca ushtarake kriminale ruse të Vrangelit janë në veri të Kosovës. Rreziku për luftë si në Ukrainë nga sulmet kriminale ruse është i lartë. Krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq, edhe tash pas gjoja dakordimit në Ohër,deklaroi: “Kosova nëpërmjet AKI-së po përpiqet të shtrij pushtetit e vetë në veri, duke u përpjekur të blej njerëz”. Deklarata e tillë tregon se në veri të Republikës e ka pushtetin Serbia. Kosova nuk ka pushteti. Tash po përpiqet të vendosi me blerje të njerëzve. Përkatësisht tregohet se bandat serbo-vrangeliste e kanë pushtetin. Veriu i Republikës është de-fakto i pushtuar. Intervenimin e Republikës së Kosovës në veri, po tregon kështu krimineli, se Serbia nuk e toleron Kosovën. Veprimet e mëtejshme të pushtetit nga Prishtina dërgojnë tek bllokada e përgjithshme në veri. Krimineli Vuçiq këtë po e deklaron. Ky kriminel po kundërshton edhe planin e BE-së, ndonëse është tejet pozitiv për Serbinë. Kjo, për faktin se me  plan u dhanë elementet edhe për një shtet të ri serb në Ballkan. Nga Luftërat gjenocidiale në ish-Jugosllavi dhe veprimet kriminale serbe doli fitimtar përsëri Serbia. Nëpërmjet luftës dhe ndihmës ruse, tash edhe të BE-së dhe të Uashingtonit, u zgjerua Serbia me mijëra kilometra katror në tokat jo serbe, në Kosovë dhe në Bosnje. Thjeshtë: Po tregohet se forca po siguron fitoren.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".