Edhe dilerët e drogës udhëheqin me shtetin në Shqipëri

Edhe dilerët e drogës udhëheqin me shtetin në Shqipëri

Hajrullah Tërnava

  • 02 April 2023 - 08:47

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Këto janë fakte që ky shtet nuk kontribuon që ti luftoj krimet në shteti, por edhe shpërndarësit-dilerët kriminel të këtij shteti janë shume aktiv në tërë botën, prandaj është për tu habitur se si udhëheqësit e këtij shteti nuk angazhohen maksimalisht që ta spastrojnë shtetin e tyre nga krimet e shumta në këtë shtet, përkundrazi edhe pse  gjinden në postet më të larta shtetërore, si kryetar-kryeministra të shtetit,  gjinden në afera të ndryshme kriminale, edhe kur dihet që s’paku ata nuk kanë shkaqe për veprime të tilla, sepse si të ardhurat personale dhe gjendjen materiale e kanë shumë të mirë.

 

Sikur shteti i Shqipërisë të ishte shtet juridik dhe i përpiktë në luftimin e krimit dhe të gjitha të këqijave, është e kuptueshme se luftimi i krimit do të ishte prioritet, dhe autoriteti udhëheqës shtetëror do të ishte në favorin e shtetit, por mjerisht që shteti shqiptar në të gjitha rrjedhat edhe ndërkombëtare llogaritet si shtet kriminel. Kjo pasyrë vjen e tillë se me ato veprime kriminale që i bëjnë qytetarët shqiptar, e që tani janë aktuale në tërë Evropën, sidomos kur është narkomania-droga në pyetje, po e marrin primatin kryesor, e qe përpos shpërndarjes-shitjes në këtë shtet dhe shtete tjera, në këtë shtet edhe mbillet droga me të madhe. Këto janë fakte që ky shtet nuk kontribuon që ti luftoj krimet në shteti, por edhe shpërndarësit-dilerët kriminel të këtij shteti janë shume aktiv në tërë botën, prandaj është për tu habitur se si udhëheqësit e këtij shteti nuk angazhohen maksimalisht që ta spastrojnë shtetin e tyre nga krimet e shumta në këtë shtet, përkundrazi edhe pse gjinden në postet më të larta shtetërore, si kryetar-kryeministra të shtetit, gjinden në afera të ndryshme kriminale, edhe kur dihet që s’paku ata nuk kanë shkaqe për veprime të tilla, sepse si të ardhurat personale dhe gjendjen materiale e kanë shumë të mirë. Këto të mira ua mundësojnë ligjet e shtetit, prandaj është për tu habitur se si kryeministri i shtetit shqiptar përflitet në procese kriminale ndërkombëtare sikur tani që po krijohet momenti që po i ngushtohet përfundimisht laku në fyt rrjetit kriminal të kryeministrit Edi Rama, pasi që më fund Gjykata amerikane po e fundos ish shefin e FBI-së Charles McGonigal, kundër të cilit po rëndohet akuzat, ku Juria e Madhe kërkon konfiskimin e pronave të tij në proces të vazhdimit të hetimeve. Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të Neë Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për çështjen ruse. Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, gazetarët e MCN-së kanë mundur të sigurojnë akuzat e reja ndaj ish-agjentit të FBI-së, të cilët jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza. Sipas dokumentave, Juria e Madhe në Gjykatën e Nju Jorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu, në rast se pronat janë tjetërsuar, të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal. Ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën. Sipas akuzës, ish-zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin duke punuar për Deripaskën, ndaj është munduar të fshehë pagesat. Juria e Madhe thotë se fillimisht, McGonigal dhe Shestakov përdorën një kompani nga Neë Jersey për të transferuar paratë e Deripaskës. Akuza nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë, duke e quajtur atë vetëm “miku”. Por tashmë ky nuk është më sekret, pasi është zbuluar se personi në fjalë është Agron Neza. Sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov fillimisht falsifikuan firmën e Nezës dhe i transferuan paratë përmes kompanisë së tij, pa dijeninë e shqiptaro-amerikanit. Kur Neza u vu në dijeni të këtyre transaksioneve ai e pyeti McGonigal se pse një bankë ruse ishte duke transferuar para në llogarinë e tij. McGonigal iu përgjigj se bëhej fjalë për pagesa të ligjshme që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus. Neza pranoi dhe vendosi t'i transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal. Sipas akuzës, bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer në 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021. Këto para u paguan nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro. Më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në Nju Jersey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal. Gjykata thotë se Neza i kishte lejuar pjesëmarrjen në biznes McGonigal gjatë kohës që ky i fundit shërbente ende në FBI. Më tej akoma, Neza i kishte siguruar McGonigalit një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal i përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI. Akuzat e reja të Jurisë së madhe rëndojnë ndjeshëm pozitat e McGonigal, i cili tani akuzohet për komplot ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Për këto arsye Juria e Madhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, llogarive dhe sendeve personale që burojnë nga transfertat e fshehta. Gjithsesi që po bëhet tani akoma më e arsyeshme dhe domosdoshme, kërkesa e opozitës në Shqipëri par komisionin hetimor parlamentar, dhe hapjen e rrugës për hetim të thelluar të skandalit nga institucionet e drejtësisë shqiptare. Edhe çka duhet të zbulohet tjetër nga drejtësia amerikane për ta detyruar shtetin shqiptar që të merret me këtë aferë, se pasi tani më është jetike komisioni hetimor parlamentar për të zbuluar pasuritë e McGonigal në Shqipëri, të cilat i vendosi me Ramën, Duçkën dhe Nezën. Drejtësia amerikane çdo ditë po gjen dhe zbulon fakte të reja prandaj edhe parlamenti shqiptar nuk duhet vonuar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të zbuluar fakte të reja, me të cilat Edi Rama pa tjetër do të del fund e krye i inkriminuar. Nëse shteti amerikan vepron për ndjekjet e njerëzve të inkriminuar në krime të shtetit të tyre, e kur ata zyrtar shtetëror të SHBA-ve veprojnë në aspektet kriminale të organizuara ndërkombëtarisht edhe me rus, si në rastin konkret që u përfol, gjithsesi se duhet sa më parë të veprohet dhe ti zbulohen lidhjet kriminale qoftë edhe kryeministrit në pushtet, i cili po shihet se është i ndërlidhur me këto aferat në fjalë, dhe ndaj tij të veprohet ne kompetenca ligjore si ndaj çdo krimineli që e parasheh ligji, sepse të gjithë qytetarët e shtetit para ligjit janë njëjtë të barabartë, e sidomos kur është në pyetje kryeministri me ato privilegje që i ka dhe ja mundësojnë ligjet e shtetit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".