Modeli finlandez i ushqimit të nxënësve në shkolla në funksion të trefishtë: shëndetit, mësim nxënies dhe zhvillimit ekonomik

Modeli finlandez i ushqimit të nxënësve në shkolla në funksion të trefishtë: shëndetit, mësim nxënies dhe zhvillimit ekonomik
Modeli finlandez i ushqimit të nxënësve në shkolla në funksion të trefishtë: shëndetit, mësim nxënies dhe zhvillimit ekonomik

Dr. Hysni Aliu

  • 03 April 2023 - 09:36

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Edhe pse jam larg nga atdheu im, zemra më rrah për atë tokë e për ata njerëz që jetojnë në Kosovë. Nuk mundë ti lejoj veti një gjumë të rehatshëm pa e dhënë një kontribut sadopak të vogël nëpërmes këtij shkrimi për atdheun tim. Nuk jam ekonomist me profesion por atë që e shoh këtu në Finlandë dhe që e di që do ta ngritë ekonominë e Kosovës dua ta përcjell në Kosovën time. 

 -Kam menduar gjerë e gjatë për shkollat e Kosovës, suksesin e nxënësve atje, dhe kushtet që ofrohen për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve dhe mësimdhënësve. Këtë temë që po e hapi ndërlidhet edhe me profesionin tim si mjek, dhe nëpërmes saj edhe me njohurit që i kam për ndikimin e ushqyeshmërisë së nxënësve gjatë ditëve kur vijojnë mësimin nëpër shkolla por edhe jashtë saj. Truri ynë shfrytëzon shumicën e energjisë së trupit e kjo masë shumëfishohet kur kemi proces të mësuarit aktiv në shkollë apo jashtë saj.  Oraret e mësimit janë të gjata, nja 4 deri 8 orë në ditë, e paramendoni sa energji i nevojitet fëmijës për atë kohë në mënyrë që suksesshëm të përvetësoj dhe analizoj e kuptoj gjërat që i kalon gjatë orëve të mësimit. 

Këtu në Finlandë ushqimi për nxënësit nga klasa e parë deri në fundin e shollës së mesme është pa pagesë, kjo ka ndikuar shumë në mirëqenien e nxënësve dhe suksesin e tyre në shkollë. Unë e di që në Kosovë shpërndahen kifle për nxënës dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe i gëzohem shumë, por do të doja që qeveria Kurti t shkon edhe një hap më tej.  Lus qeverinë Kurti, që të bënë analizën e ndikimit në buxhetin e shtetit të ofrimit të një racioni ushqimor të nxehtë, tani më jo vetëm me kifle, pore me ushqime të llojllojshme të shëndetshme, të cilat do i ofronte kuzhina e shkollës.  

Efektet e kësaj mase:

Së pari dihet që do i kushtonte buxhetit të shtetit, por nuk ka gjë më të mirë se ti ushqejmë fëmijët e uritur me ushqim dhe me dije që përvetësohet pastaj më lehtë. Përveç ndikimit të menjëhershëm negativ në buxhet, kjo masë do ndikonte pozitivisht në buxhetin e vendit në afat më të gjatë, sepse nëpërmes kësaj mase do të hapeshin vende të reja pune dhe do kishim më tepër tatimpagues,  gjë e cila do i kompensonte shpenzimet e bëra për ushqim të nxënësve.  Ky sistem mund të hapet me një bashkëpunim publiko privat psh 50/50. 

Do të ndërtoheshin nga një kuzhinë qendrore( fabrikë ushqimi) nëpër çdo komunë në të cilat do të kishin prioritet punësimi gratë. Llogaritni se sa gra do të punësoheshin nëpër të gjitha komunat, pastaj do të duhej të adoptohen kuzhina shkollore ku do të servohej ushqimi i nxehtë për nxënësit dhe, edhe aty do të punësoheshin së paku tre punëtorë për çdo shkollë, pastaj si rregull obliguese do të ishte që çdo gjë që përdoret për përgatitjen e ushqimit në kuzhinat qendrore të jetë produkt vendor. Paramendoni sa do të rritej prodhimtaria vendore dhe fitimi nëpërmes saj, pemë, perime, qumështi, patatet, domatet, mishi, vaji, lëngjet etj etj. Kjo do të ndikonte në rritjen e vendeve të punës edhe në bujqësi.

Pastaj  do hapeshin vende pune për transportuesit e ushqimit prej qendrës nëpër fshatra. Do të hapte punë edhe për sektorin e ndërtimtarisë për ndërtimin e kuzhinave nëpër shkolla dhe mjeteve që do përdoreshin në to dhe për mirëmbajtjen e tyre. Me siguri që buxheti i shtetit do të shkonte në plus. Kjo mundë  të bëhet edhe në  bashkëpunim  me BE-në apo USAID-in apo me bankën botërore që do ta financonte këtë projekt qindra milionësh. Dhe në fund, kjo do i ndihmonte njerëzit ta kujtojnë edhe më shumë që dora e mirë e shtetit ka arritur tek ata, dhe do kthente shpresën tek të të rinjtë që ja vlen të jetohet në Kosovë duke mposhtur depresionin që po ju sjell opozita.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".