Kujdes nga politika e Vuçiqit me deklarimet e pranimit dhe zbatimit të marrëveshjes, ai është mjeshtër i mashtrimit

Kujdes nga politika e Vuçiqit me deklarimet e pranimit dhe zbatimit të marrëveshjes, ai është mjeshtër i mashtrimit
Kujdes nga politika e Vuçiqit me deklarimet e pranimit dhe zbatimit të marrëveshjes, ai është mjeshtër i mashtrimit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 April 2023 - 15:24

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj 

 

Me keqardhjen më të madhe, por unë personalisht sa e njoh kronologjinë e historisë të shtetit gjakatar serbian, e vë në dyshim këtë gjithë atë që deklaron kinse pozitivisht, snajperisti i kasapit të Slobodan Milosheviqit, Aleksandër Vuçiqi dhe jo vetëm që e vë në dyshim bile mund të them se e garantoj këtë dyshim, sepse këta gjakësor ndryshe flasin e ndryshe veprojnë  dhe këtë po ja lëmë kohës se  a kam të drejtë në këtë konstatim apo jo!

 

Kam shumë arsye por, po i përmendi vetëm dy:E para, do të ketë trysni nga nëna e saj Rusia cariste e agresore dhe do i vë kusht, se po se ju ratë në ujdi me Kosovën, ajo do ja kthen shpinën përgjithmonë dhe ata nuk mundë të bëjnë pa ta dhe e dyta, nga faktori i brendshëm në Serbi dhe ata shqiptar urrejtës kurrë nuk do e pranonin këtë.

Ky pastaj do luaj atë lojën, do e shpall dorëheqjen sa për të zhaguar që të mos e pranoj Kosovën. Kjo murtaja e zezë e ka në gjak që të sundoj Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi e deri në Bosnjë. Nuk ka dyshim fare se Evropa do i´a zënë bishtin me derë dhe do i bëjnë trysni Serbisë gjakatare, por që thash kjo merimanga e zezë nuk do pranonin nga frika se do i ndodhi si Gjingjiqit dhe turbullirave brenda Serbisë, vetëm e vetëm të mos nënshkruaj asgjë ose nuk do i zbaton edhe pse ata janë të vetëdijshëm se nuk kanë rrugë tjetër pos ti afrohet Bashkimit Evropian dhe të jetë e afërt me Amerikën. Populli serb është shumë i vetëdijshëm se nuk ka asgjë nga ajo rruga e Karpatave, por, tani për tani në këtë gjeneratë askush nuk mundë të merr përsipër këtë se e din se është barrë e rëndë dhe nuk mund ta mbajnë në shpinë. Dhe, deri sa është lëmsh puna në Serbi, do të duhej patjetër që diplomacia në Kosovë të bëhen bashkë dhe të lobojnë në të mirë të Kosovës dhe jo të merren nëpër kancelarit botërore duke e sharë vendin e saj dhe Qeverinë, por të gjitha ata zbraztësira në qoftë, se ka të bashkohen dhe t´i plotësojnë dhe të ndihmojnë në këtë drejtim. Duhet lobim dhe të kenë  shumë kujdes nga këlyshët e UDB-së dhe të KGB-së që jetojnë në Tiranë e në Prishtinë se këta janë që të bien thikë pas shpine dhe bëjnë zullum të madhe sepse kanë ngrënë çorbën e këtyre kuzhinave dhe u ka ardhur lezet dhe nuk bëjnë pa ta. Bashkimi Evropian dhe Amerika duhet shtrënguar edhe më tej dhëmbët dhe duhet vënë kushtëzime ose në fund të fundit mund të pranojnë shumë gjëra që të vihen në zbatim pa e pyetur Serbinë fashiste. Duhet ditur një gjë se me kë kemi të bëjmë, këta janë të pa besë dhe nuk i besohet asgjë. Dhashtë  Zoti ashtu të behet, unë qofsha i gabuar, por tani për tani këtë e vë në dyshim se do bëhet sepse ata mund të gatuaj në magjet e tyre lloj-lloj sajime vetëm e vetëm për të penguar çdo gjë të mirë që shkon në mullirin e Kosovës. Atje akoma jetojnë popull primitiv që nuk mund të harrohen  qëllimet ogurzeza të tyre kundër shqiptarëve. Tani dhe si gjithmonë sërish e kanë në valle edhe Kishën Ortodokse për ti turbulluar ujërat. Muhabetit që bëri Aleksandër Vuçiqi me Presidenten e Greqisë nuk i besohet fare se kanë të njëjtën urrejtje kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe atë shumë shpejt kanë për ta zbardhur dhe dalë në sipërfaqe lojërat e pista të këtyre kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër kombit shqiptar dhe se janë betuar këto bisha për këtë qëllim.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".