Pa Prekazin legjendar dhe familjen Jasharaj nuk ka luftë çlirimtare

Pa Prekazin legjendar dhe familjen Jasharaj nuk ka luftë çlirimtare
Pa Prekazin legjendar dhe familjen Jasharaj nuk ka luftë çlirimtare

Muhamet Kelmendi

  • 05 April 2023 - 19:34

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Jeta i paska edhe të mirat dhe edhe anët e rënda të saj. Njerëzit janë shumë të çuditshëm. Mbajtja e anës reale është shumë e rëndë dhe respektimi i forcave që sollën lirinë dhe pavarësinë edhe më e rëndë. Kosova ka kaluar nëpër një rrugë të mbushur me plot rreziqe. Në atë rrugë u derdh rrëke gjaku dhe ranë njerëzie më të mirë të kombit shqiptar. Historia e re e Kosovës dhe e viseve të saja që iu shkëputën Dardanisë, nga u rregulluan shtetet sllave në Ballkan, ka një histori krenare dhe plot të bujshme me veprimtar të shquar të çështjes sonë kombëtare shqiptare. Po them shqiptare, sepse për Presidenten, z Osmani, nuk ka Kosova komb shqiptar. Na paska vetëm kosovar. Natyrisht se në luftën e popullit shqiptar kemi shumë heronj që ranë me altarin e lirisë. Të tjerë që i vunë themelet e luftës ilegale dhe shumë të tjerë mbi të cilët u ndërtua lufta çlirimtare. Toka e Kosovës është e mbushur me gjak të shqiptarëve. Por këtu dua ti përmendi dy anë të medaljes të heronjve për liri dhe për pavarësi. Të rënët në luftë dhe heronjtë që i dhanë flakë çlirimit të vendit. Po në këtë gjendje nuk mundë të kaloj pa i përmendur tre heronjtë që ranë në Untergrupenbah të RFGj në vitin 1982. Pa mund të kalojmë pa e theksuar simbolin e rezistencës kombëtare, heroin që dha tërë jetën për komb, Adem Demaçin! Unë mendoj se jo. Ka shumë të rënë. Po dy baza janë kryesore për themelet e luftës sonë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK. Pa Prekazin legjendar dhe familjen Jasharaj nuk ka luftë çlirimtare. Pa Gllogjanin legjendar dhe familjen Haradinaj nuk ka UÇK. Pa UÇK kurrë Kosova nuk do të çlirohej. Po ku mbeten "heronjtë" e LPK-së që i vunë themelet e UÇK-së. Po ata që shkuan në VV dhe e dhanë mundin për Presidente që nuk i thotë as dy fjalë për heronjtë e vërtetë të luftës çlirimtare ku mbeten! Ku mbeten forcat e LPK-së që iu bashkuan VV-së si Hidajet Hyseni me shokë? Mos këta për një ulëse në Kuvend janë me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin që as emrin e Adem Demaqit nuk e përmendin! Po ku mbeti baza kryesore e UÇK-së, motori lëvizëz i luftës së UÇK, GLLOGJANI i marsit të vitit 1998, baza që i dha flakë luftës çlirimtare. Po a ndahet Kadri Zeka nga Isuf Gërvalla, heroi që i dha fuqi dhe gjak çlirimit të vendit. Pse? Ku janë dallimet! Po si mundet Presidentja të jetë e të gjithëve kur nuk i bënë spikamë këto forca që e çliruan vendin. Po a mendohet se kalon çështja kështu!! Jo. Historia e re e Kosovës nuk vendoset nga përcaktime animet politike të ndonjërit që e shfrytëzon pozitën dhe injoron luftëtarët për çlirimin e vendit tonë. Këtë nuk mundë ta bëjë askush. Historia është shkruar me gjak dhe kurrë dhe askush nuk mundë të anashkaloj gjakun e derdhur për liri. Gjaku i derdhur bënë thirrje dhe jep kushtrim. Ai jeton dhe del nga toka e vaditur dhe bëhet i pavdekshëm Të rëntë nuk ikën në shtetet e ndryshme të BE-së dhe jashtë saj. Nuk rrinin nëpër shtëpi dhe nuk pinin viski a kërcenin nëpër disko. Jo. Të rënit luftonin dhe dhanë jetën për liri dhe shtet të Kosovës. Nuk ka gjë më të shenjtë se rënia për liri. Nuk ka gjë më madhështore se mbi gjakun e derdhur të ndërtohet lira dhe të rriten gjenerata të lira dhe atdhetare. Kombit i duhen këta heronjtë. Një komb që nuk ka trima, heronj dhe dëshmor ai vdes. Nuk ka vlerë. Lavdi të rënëve për liri! Rroftë UCK! Rroftë kombi shqiptar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".