Qytetarët  kanë të drejtë  të rezistojnë kur tentohet tu rrënohen të drejtat e tyre fundamentale që ju takojnë me ligje

Qytetarët  kanë të drejtë  të rezistojnë kur tentohet tu rrënohen të drejtat e tyre fundamentale që ju takojnë me ligje
Qytetarët  kanë të drejtë  të rezistojnë kur tentohet tu rrënohen të drejtat e tyre fundamentale që ju takojnë me ligje

Skender Mulliqi

  • 06 April 2023 - 15:49

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

 

Është koha që të gjithë ta ngremë kokën lartë , apo të mbesim deri në fund të jetës më kokë të ulur. Të gjitha pushteteve duhet bërë të ditur së kush është sovrani. Kohën për lëvizje të mëdha shoqërore dhe politike, nuk duhet harruar asnjëherë. E dimë se neve na duhen njerëz të mençur të cilët mund të qojnë Kosovën përpara. Shume gjatë u ballafaquam më politikanë dhe më politika regresive.

 

Zor me u kthye besimi ndaj opozitës , kur e dimë mirë se çka po dëshirojnë. Po dëshirojnë më gjithë fuqinë politike më rimarrë pushtet e humbur me meritë. E dimë edhe atë së pushteti për ta është mbi të gjitha. Janë mësuar gjatë të sundojnë më masën të cilën edhe arritën ta heshtin. Janë mësuar gjatë që të na mësojnë edhe si të jetojmë . Na diktuan së çka të ushqejmë, si të vishemi dhe kënd ta duam. Gati vunë ligje diktatoriale. Ata që ju kundërshtuan ju vunë nofka deri në “tradhtarë” të kombit. Demokracia është marrëveshje me qytetarë që duhet të respektohet, e ju nuk treguat respekt. Madje, ka raste që nuk i respektuat as të drejtat elementare të tyre. Ju kërkuat që vetëm qytetarët të respektojnë vendimet tua edhe pse ato nuk ishin të mira .Qytetarëve ju takon të rezistojnë kur tentohet tu rrënohen të drejtat e tyre fundamentale që ju takojnë me ligje. Dhe, kan të drejtë të mos dëgjimit qytetarë. Një test e kryen mirë kur i dërguan ish pushtetet në opozitë. Ishte një test shumë i mirë ky . Është koha që të gjithë ta ngremë kokën lartë , apo të mbesim deri në fund të jetës më kokë të ulur. Të gjitha pushteteve duhet bërë të ditur së kush është sovrani. Kohën për lëvizje të mëdha shoqërore dhe politike, nuk duhet harruar asnjëherë. E dimë se neve na duhen njerëz të mençur të cilët mund të qojnë Kosovën përpara. Shume gjatë u ballafaquam më politikanë dhe më politika regresive. E gjithë brendia e politikave të mira, është që mos të dirigjojnë më pushtetet, qarqet e ndryshme mafioze të nëntokës!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".