Lexoni edhe:
Kryeministri i Shqipërisë dhe përkrahësit e tij të sëmurë mendërisht kundër shtetësisë së Kosovës dhe popullit të saj!
Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri
Asnjë nga qeveritë e Kosovës, nuk janë marrë seriozisht për të përgatitur padi ndaj Serbisë për krime lufte ndaj popullatës civile dhe dëmeve të tjera në ekonomi sikur edhe në çdo sferë të jetës në Kosovë gjatë periudhës së luftës, por edhe në periudhën e okupimit. Vitet po kalojnë , krimet dhe dëshmitë shkojnë duke u vjetruar dhe harruar, dëshmitarët vdesin dhe askush nuk ka një përgjigje për ketë.
-Është e pafalshme që Kosova as pas 24 viteve të çlirimit dhe 15 viteve si shtet nuk ka bërë asnjë padi ndaj Serbisë për krime lufte. Këtë nuk po e them si revansh për shkak të Gjykatës Speciale, pasi kjo e fundit është themeluar nga Kuvendi i Kosovës si rezultat i trysnisë ndërkombëtare dhe pasojë e dështimit tonë që të kemi një sistem të pavarur të drejtësisë dhe të pandikuar nga politika. Por paradoksale është ajo që Kosova si viktimë nga agresioni i Serbisë, nuk ka një Institut për hulumtim dhe dokumentim të krimeve të Serbisë në Kosovë, duke bërë që Serbia të ndihet komod edhe në arenën ndërkombëtare dhe jo rrallë herë duke akuzuar Kosovën dhe UCK-në për krime ndaj serbëve në Kosovë.
Asnjë nga qeveritë e Kosovës, nuk janë marrë seriozisht për të përgatitur padi ndaj Serbisë për krime lufte ndaj popullatës civile dhe dëmeve të tjera në ekonomi sikur edhe në çdo sferë të jetës në Kosovë gjatë periudhës së luftës, por edhe në periudhën e okupimit. Vitet po kalojnë , krimet dhe dëshmitë shkojnë duke u vjetruar dhe harruar, dëshmitarët vdesin dhe askush nuk ka një përgjigje për ketë. Si ka mundësi që një shtet që është viktimë nga një agresion të filloja aq shpejtë dhe aq lehtë ta rahabilitojë të kaluarën e vet të afërt dhe bashkë më të edhe ti rahabilitoj krimet e agresorit.
Për gjatë gjithë këto vite qeveritë tona janë tallur me viktimat e luftës, janë tallur me personat e zhdukur, me gra të dhunuara, me dëmet milardshe në ekonominë kosovare, duke mos treguar asnjëherë seriozitet që për këto krime të përgjigjet Serbia. Për gjatë gjithë këtyre viteve, herë është bërë funksional e herë është defunksionalizuar Institut për hetim të krimeve të luftës, rezultati I së cilit është zero. Andaj është Koha e fundit që Kosova të ketë qasje me serioze sa i përket padisë ndaj Serbisë për të gjitha krimet e luftës që I ka shkaktuar në Kosovës. Çdo vonesë në këtë drejtim, është humbje për Kosovën dhe fitore për Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".