Bota perëndimore nuk ish dashur më të tolerojë një politikë të tillë pro ruse të Vuçiqit në rajon

Bota perëndimore nuk ish dashur më të tolerojë një politikë të tillë pro ruse të Vuçiqit në rajon
Bota perëndimore nuk ish dashur më të tolerojë një politikë të tillë pro ruse të Vuçiqit në rajon

Skender Mulliqi

  • 07 April 2023 - 15:07

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

 

Të gjithë vasalët e dikurshëm të ish Bashkimit Sovjetik pos Serbisë të sotme, rusët i konsiderojnë si popull barbarë . Dihet së regjimet e korruptuara dhe autokratike siç është edhe regjimi I Putinit, më së shumti investojnë në armatim, dhe këtë e bëjnë më shumë për llogari personale. Shkatërrimi i doktrinës për “botën ruse”, do të jetë fundi i “botës serbe”, por edhe të idesë për “ballkan të hapur”.narracioni pansllavist po bëhet absurd dhe i pa realizueshëm!

 

Duket së lufta në Ukrainë , më shumë është luftë e regjimit totalitar të Vladimir Putinit, se e popullit rus. Se invazioni rus nuk është pëlqyer nga shumica e popullit të këtij shteti, fletë e dhëna së kur Putin shpalli mobilizimin, miliona rus u larguan nga vendi. Dhe, kjo gjë na lënë më kuptuar së për çfarë regjimi bëhet fjalë. Bëhet fjalë për një regjim që kult është një njeri, I cili mbanë në dorë të gjithë aparatin shtetëror. Gjatë sundimit shumëvjeçarë të regjimit të Putinit, në Amerikë, kemi pasur në pushtet si president, Bajden, Tramp, Obama , Bush dhe Klinton. Kjo tregon së kemi të bëjmë me një aparat të bazuar në masat e rrepta represive. Ky është një regjim tipik satanik, i cili ka vrarë edhe gazetarë dhe të tjerë, të cilët kanë dalë kundër Putinit. Autokratizimi gjithmonë gjënë armiq, se kjo ju ndihmon atyre të mbeten sa më gjatë në pushtet. Ky është deficit i legjitimitetit, edhe nëse populli heshtë. Regjimi putinist 20 vjeçar ka zhvilluar gjatë kësaj kohe dhjetëra luftëra pushtuese, si në Dagistan, Çeqeni, Gruzi, Kavkaz deri të lufta në Ukrainë. Dhe, kjo çudi e ndodhur, nuk është diku larg , por në zemër të Evropës demokratike. Putin nuk ka respektuar normat demokratike evropiane. Nuk i ka respektuar kufijtë legjitim të shteteve fqinj, duke mos respektuar kështu as paqen botërore. E sulmojë ushtarakisht edhe Ukrainën, më motivacion së ky shtet është krijesë artificiale. Kjo luftë pos tjerash ka marrë karakter anticivilizues, duke e hasmuar Rusinë më krejt botën perëndimore. Ukraina , sikur secili shtet tjetër ka të drejtë në rrugën e vet. Putin është shërbyer më shumë motive të rreme për të sulmuar Ukrainën. Ndërhyri ushtarakisht në emër të një fare lloj denafikacimi, apo së ukrainasit janë komb I rrejshëm. Ku është e vërteta pse Putin bëri invazion në Ukrainë? Ai edhe vete në një rast ka thënë së “duhet të kemi një rend të ri botëror”, në dobi të Rusisë . E gjithë bota demokratike ndanë mendimin së kemi të bëjmë më një politikë të Luftës të Ftoftë, me moton fashiste “të gjithë rusët në një shtet”. Kjo logjikë do të jetë fundi i një logjike tradicionale shekullore autoritare. Të gjithë vasalët e dikurshëm të ish Bashkimit Sovjetik pos Serbisë të sotme, rusët i konsiderojnë si popull barbarë . Dihet së regjimet e korruptuara dhe autokratike siç është edhe regjimi I Putinit, më së shumti investojnë në armatim, dhe këtë e bëjnë më shumë për llogari personale. Por siç po shihet nga lufta në terren , nuk po I funksionon si duhet kjo formulë, ku rusët po pësojnë humbje në ushtarë dhe në armatim. Vetë logjika na mëson së nuk nënshtrohet lehtë një popull 40 milionësh. Putin si i çmendur i shekullit që është dhe i mbushur më ide të errëta apokaliptike, po dëshiron më dërguar botën në një luftë të re . Tirani rus ka bërë llogari të gabuara, duke mos llogaritur në rezistencën e madhe të ukrainasve, dhe duke mos llogaritur as në ndihmën e madhe ushtarake nga bota perëndimore. Rusia do të këtë vështirë të gjejë rrugëdalje nga një situatë e tillë në të cilën është katandisur, më fajin e një njeriu të krisur në krye të shtetit. Dihet edhe më çfarë sanksione të rrepta ekonomike po përballët, të cilat do ta gjunjëzojnë. Edhe pasojat politike janë drastike. Rusia do të përjashtohet nga Evropa më humbjen e Ukrainës. Do ta humbë përfundimisht dhe ky shtet shumë milionësh do të përfundon në skam dhe mjerim social , aty ku edhe Putin dashur apo pa dashur po ja rezervon vendin. Pasojat e kësaj lufte të pa kuptimtë do të janë afatgjata për Rusinë. Putinizmi si ideologji fashiste secilin ditë po pëson  humbje. Në këtë humnerë do të gjendet edhe Serbia dhe serbët, të cilët nuk pranuan që të vihet embargo ekonomike vëllait të madh rus. Bota perëndimore nuk ish dashur më të tolerojë një politikë të tillë pro ruse të Vuçiqit në rajon. Roli i Rusisë pas invazionit në Ukrainë do të minimizohet. Humbja e luftës në Ukrainë do të këtë edhe karakter identiteti. Shkatërrimi i doktrinës për “boten ruse”, do të jetë fundi i “botës serbe”, por edhe të idesë për “Ballkan të Hapur”.Narracioni pansllavist po bëhet absurd dhe i pa realizueshëm!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".