Sa është e largët dita që Ballkani të inkuadrohet në BE?

Sa është e largët dita që Ballkani të inkuadrohet në BE?
Sa është e largët dita që Ballkani të inkuadrohet në BE?

Skender Mulliqi

  • 08 April 2023 - 16:20

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Të bëhemi të sinqertë Makron para disa vitesh ka deklaruar se nuk do të këtë zgjerim të BE-së, ndoshta ka pasur sinqeritet në paraqitjen të tij. Të jemi të çartë, ne njerëzit e Kosovës e veçmas strukturat më të larta të pushtetit, kemi përgjegjësi për afrimin apo për largimin e inkuadrimit në BE. Me marrëveshjet gojore të Brukselit dhe të Ohrit të pranimit të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella Kosovë-Serbi, janë dhënë disa oferta joshëse nga BE-ja. Edhe e dhëna së ende po përballemi më korrupsion dhe krim të organizuar , nuk flasin mirë.

-Siç po duket, sipas zhvillimeve politike e strategjike në rajon, BE-ja do të jetë ende e largët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor . Dyert e BE-së ndoshta më arsye janë mbyllur edhe kushedi për sa kohë për Ballkanin, por po mbyllen edhe për teket e burokratëve të Evropës. Nuk po kemi propozime konkrete dhe as ndonjë motivim shtesë. Brexi i Britanisë të Madhe sikur ka lënë shumë dilema për të ardhmen e kësaj strukture evropiane. Duhet BE-ja të jetë më e çartë për rrugët që duhet kaluar vendet e rajonit , për të ardhur deri të anëtarësimi .Të bëjnë porosi shumë më të çarta për liderët e shteteve të Ballkanit, që ata të sillën shumë më ndryshe së deri më tash. Të bëhemi të sinqertë Makron para disa vitesh ka deklaruar se nuk do të këtë zgjerim të BE-së, ndoshta ka pasur sinqeritet në paraqitjen të tij.

Të jemi të çartë, ne njerëzit e Kosovës e veçmas strukturat më të larta të pushtetit, kemi përgjegjësi për afrimin apo për largimin e inkuadrimit në BE. Me marrëveshjet gojore të Brukselit dhe të Ohrit të pranimit të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella Kosovë-Serbi, janë dhënë disa oferta joshëse nga BE-ja. Edhe e dhëna së ende po përballemi më korrupsion dhe krim të organizuar , nuk flasin mirë. Pastaj, largimet masive për në shtetet e BE-së, kanë peshën e vet. Ka edhe shumë çka për tu thënë lidhur më këtë temë, pse Ballkani ende nuk ka përparime për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar, e është në zemër të Evropës. Brukseli duhet të korrigjojë edhe arrogancat e veta, para së të na dërgojnë porosi apo të qesin kushte të reja!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".